-
VIDEO
Sot zgjidhet kupola drejtuese e PD, ja kandidatët! Korreshi futet në garë përballë Nokës! Kuçana përplaset me Berishën: Duhet luftuar ‘Mulizimi’ i partisë
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së po votojnë për zgjedhjen e kupolës drejtuese të partisë. Gjatë mbledhjes pati një përplasje mes Sali Berishës dhe anëtares Ilirjana Kuçanaj, e cila kërkoi të lexohej një rezolutë ku bënte thirrje për të luftuar "mulizimin" në PD. Ndërkohë, gara më e fortë është për postin e nënkryetarit mes Belind Këlliçit dhe Luçiano Boçit.
-
VIDEO
Ilirjana Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Flamur Nokën për Sekretar të Përgjithshëm, ke shkelur statutin
-
VIDEO
Kuçanaj pas sherrit me Berishën: Thirrje demokratëve të luftojmë Mulizimin e partisë! Kush do karrierë në PD, duhet të kalojë nga zyra e Flamur Nokës
Ish-kandidatja për deputete e PD dhe anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçanaj ka folur për mediat pas debatit që pati përpara kamerave me kreun e partisë Sali Berisha. Kuçana tha se kryetarja e Këshillit shkeli statutin pasi nuk lexoi në hyrje të mbledhjes rezolutën që ajo kishte depozituar për afrimin e partisë me protestën dhe luftimin e fenomenit të ‘Mulizimit’ që ka zënë vend në parti.
-
VIDEO
Në garë përballë Nokës për postin e sekretarit të përgjithshëm, Korreshi: Vendimin e mora sot, nuk më detyroi askush
-
VIDEO
‘Territorialja’/ PD: Të shtyhet deri në tetor afati i punës së Komisionit!
-
VIDEO
Dokumenti/ Agron Shehaj e bleu 2.9 milionë euro vilën në Itali të cilën pas 4 vitesh e shiti 15 milionë euro
-
VIDEO
Dokumenti/ Agron Shehaj e bleu 2.9 milionë euro vilën në Itali të cilën pas 4 vitesh e shiti 15 milionë euro. Tani ia “dyfishoi” sipërfaqen për të provuar të justifikojë çmimin
-
VIDEO
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK
I pyetur nga deputetja Elda Hoti se përse Ilir Meta vijon të mbahet në burg, ndërsa Sali Berisha është i detyruar të paraqitet dy herë në muaj në Prokurori, kreu i SPAK Klodian Braho u shpreh se çdo person i proceduar ka të drejtën të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar masat e vendosura ndaj tij.
-
VIDEO
Pse nuk kanë nisur hetimet për çështjen e Rrjollit? Ja si përgjigjet Klodian Braho
Deputeti opozitar, Erald Kapri ngriti në komisionin e Nismave Qytetare çështjen e banorëve të Rrjollit të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti nga ndërtuesi dhe botuesi Bashkim Ulaj, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat.
-
VIDEO
Braho-deputetëve: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyeshëm nga dy kahet e politikës, jemi në rrugën e duhur! Askush nuk është imun
Pas tre orësh e gjysmë raportim në Komisionin e Nisma Qytetare, Klodian Braho iu tha ligjvënësve se fakti që SPAK është i papëlqyeshëm nga dy kahet e politikës, tregon se institucioni është në rrugën e duhur. Deklarata e Brahos erdhi pas disa pyetjeve të opozitës se çfarë garancish jep kreu i SPAK që kryeministri Edi Rama nuk është mbi ligjin.
-
VIDEO
Gogu tryezë me institucionet e drejtësisë, fokus te stoku i dosjeve! Ministri: 12 muajt e ardhshëm, vendimtarë për procesin e integrimit
Stoku i dosjeve, sidomos në nivelin e Apelit, vakancat dhe procesi i dixhitalizimit janë ndër sfidat kryesore të drejtësisë. Gjithashtu mbetet prioritet zgjerimi i shërbimeve në nivel vendor dhe garantimi i aksesit efektiv në drejtësi për të gjitha kategoritë e qytetarëve.
-
VIDEO
Kontributet e sigurimeve shoqërore do të njihen edhe nga Polonia! Ulen kostot për transaksionet financiare
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije pas mbledhjes së qeverisë se po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera, një prej tyre edhe me Slloveninë. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financiar që synojnë modernizimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE.