-
VIDEO
Skenari për prishjen e seancës, Paloka 'vegël' e Berishës, heq fishat për të mbyllur mikrofonat e deputetëve
Në një video të siguruar nga Report Tv duket që Edi Paloka ngjitet në llozhe ku duket se shkëput disa fisha duke u përpjekur të heqë audion e mikrofonave të deputetëve.
-
VIDEO
Bardhi drejtuar mazhorancës: Jeni të mbuluar çdo ditë nga skandalet dhe doni të shuani zërin e opozitës në Parlament
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend, akuzoi mazhorancën dhe specifikisht kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, se me anë të veprime antikushteteuse, po tenton të eleminojë opozitën dhe të zbehë peshën e saj në parlament.
-
VIDEO
Goditja e deputetit socialist në parlament/ Çuçi: E patolerueshme, Garda të sigurojë mbarëvajtjen e seancës
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi e ka cilësuar të patolerueshme veprimin e deputetit demokrat Bledion Nallbatit, i cili godet me grusht dhe i merr kartën deputetit socialist Vullnet Sinës.
-
VIDEO
Çuçi për Komisonet Hetimore: Akuzat e Bardhit të pavërteta, kemi diskutuar gjerë e gjatë me opozitën
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka hedhur poshtë akuzat e deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili është shprehur se maxhoranca ka rrëzuar 8 Komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim.
-
VIDEO
Bledi Çuçi: Dhuna ndaj Vullnet Sinës e papranueshme! Opozita me skenar të qartë për të prishur me çdo formë seancat parlamentare
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi e quajti të papranueshme dhunën e deputetit të Rithemelimit Nallbati ndaj deputetit socialist Sina.
-
VIDEO
Dhuna e kaosi i Rithemelimit do të vijojë, e paralajmëron Gazmend Bardhi
Në një prononcim për median jashtë Kuvendit, deputeti Gazmend Bardhi deklaroi se do të vijojë aksioni i krijimit të kaosit në Kuvend si aksion për të ndaluar maxhorancën që kërkon të asgjësojë opozitën
-
VIDEO
A ka fletë-thirrje nga SPAK për Metën?/Kryemadhi: Edhe mund të ketë për Ilirin! I kthehet: Mund të ketë edhe për dashnorët e dashnoret e gazetarëve
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi nuk ka arritur të përmbahet në momentin që është pyetur nëse ka ndonjë fletë-thirrje nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
-
VIDEO
Nën hetim për aferën 'Partizani', Monika Kryemadhi merr në mbrojtje Berishën: Është një i përndjekur politik
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas seancës plenare u pyet edhe për akuzat ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Berishën e ka quajtur të përndjekur politik.
-
VIDEO
Dhuna në Kuvend/ Kryemadhi: Mbështes çdo aksion opozitar, Rama ka thënë që druri ka dalë nga xheneti
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas seancës plenare në Kuvend ditën e stome, e cila zgjati shumë pak për shkak të përplasjeve të ashpra fizike dhe verbale mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
-
VIDEO
Po përdor parlamentin për betejën me drejtësinë? Pas kaosit në Kuvend Berisha shmang pyetjet dhe përplaset me gazetarët: Do përdoren të gjitha format e qëndresës
Pas kaosit dhe sjelljeve të dhunshme nga Kuvend nga ana e tij dhe e deputetëve të Rithemelimit Sali Berisha jashtë seancës është përplasur dhe me gazetarët pasi u pyet nëse po e përdor parlamentin dhe deputetët që e mbështesin për betejën e tij me drejtësinë, e cila e la në masë sigurie “detyrim paraqitje” për aferën e ish-kompleksit Partizani.
-
VIDEO
Noka i papërmbajtshëm në Kuvend, i bllokon mikrofonin dhe kap me duar Bujar Çelën
Pas një përplasje fizike në nisje të seancës deputetët demokratë kanë penguar socialistët në fjalimet e tyre. Flamur Noka duke u munduar t’i fikte mikrofonin shihet që kap nga duart deputetin Bujar Çela. Ky nuk është i vetmi rast pasi shihet që Noka ka vijuar këtë "skenar" me shumë deputetë të PS.
-
VIDEO
Kryemadhi: Kam pasur plot fletë-thirrje nga SPAK për inceneratorët, pres të më thërrasin edhe për operacionet plastike
Ndërsa deputetët e majtë dhe të djathtë lanë sallën e kthyer në skenë dhune dhe përplasjesh, që në nisje të seancës, Monika Kryemadhi u ndal për të folur me mediat rreth asaj që ndodhi në parlament.