-
VIDEO
Gjiknuri: Jemi gati për realizimin e votimit elektronik! Çështje të pazgjidhura te ‘Zgjedhorja’, komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është shprehur e gatshme dhe mund të realizohet në bashkëpunim me opozitën. Më tej, njoftoi se komisioni për ‘Zgjedhoren’ do të njoftojë seancën e ardhshme afatin pasi ka ende disa çështje të pazgjidhura mes palëve.
-
VIDEO
Vengu: KQZ të përmirësojë punën, transparencën dhe kontrollin mbi financimet e partive politike
Deputeti Pirro Vengu gjatë fjalës së tij në Kuvend prezantoi rekomandimet drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përmirësimin e funksionimit dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit.
-
VIDEO
Pr/rezoluta për Bankën e Shqipërisë, Braçe: Të forcojë luftën kundër pastrimit të parave
Në diskutimin për pr.rezolutën për Bankën e Shqipërisë, Erion Braçe vlerësoi arritjet e institucionit gjatë vitit 2025, por nënvizoi se kushtet kanë ndryshuar. Deputeti socialist tha se lufta në Gjirin Persik ka ndikuar tregjet dhe theksoi sidomos atë të hidrokarbureve që ka shënuar ndryshime të dukshme në javët e fundit. Ai shtoi se duhet të bëhet më shumë për ekonominë sepse vetëm puna e Bankës nuk mjafton.
-
VIDEO
Balla debat me deputetin Kapri: Më 11 maj më kërkove t'iu mbroja votat se po ua vidhte PD, je në Kuvend prej nesh
Debatet me deputetit Erald Kapri dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kanë vijuar.
-
VIDEO
‘Review’-të negative ndaj bizneseve, Spahiu: Fenomen i rëndë dhe i dirigjuar nga opozita! Mos punoni kundër anëtarësimit në BE
Në fjalën e saj në Kuvend, Klodiana Spahiu iu referua ngjarjes së ditëve të fundit lidhur me ‘review’-të negative të protestuesve ndaj bizneseve. Deputetja spcialiste tha se akti ishte i rëndë dhe i dirigjuar nga partitë e vogla. Ajo i bëri thirrje opozitës që mos të punojë kundër objektivit të shqiptarëve për anëtarësimin në BE.
-
VIDEO
Vezë ndaj deputetëve, Muçi: Janë të flamingove, s’kanë ardhur nga ne
Në përgjigje ndaj Klodiana Spahiut lidhur me sulmin me vezë ndaj deputetëve në protestën e 3 korrikut para Kuvendit, Redi Muçi tha se nuk vijnë prej partisë së tij, por nga qytetarët.
-
VIDEO
Institucionet e pavarura, Xhafaj: Mangësi në performancë dhe llogaridhënie
Fatmir Xhafaj tha se ndërsa institucionet e pavarura kanë shënuar përparim, regjistrojnë ende mangësi në llogaridhënie dhe performancë.
-
VIDEO
Balla pyet publikisht Agron Shehajn: Si mund ta shesësh një apartament 151 m2 për 15 mln euro?
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka replikuar sot në Kuvend për protestën në kryeqytet me deputetin e partisë ‘Mundësia’ Erald Kapri. Balla iu drejtua me një pyetje publike Agron Shehajt, i cili nuk ndodhet në sallën e Parlamentit pasi është përjashtuar për 30 ditë.
-
VIDEO
‘Tallesh me protestuesit, përballë ke rininë!’ Balla-Muçit: Flamingot fluturuan kur hynë Saliu, Gonia e Qorri, ngelën sorrat si ti
Në Strasburg s’mund të nënshkruhet asnjë rezolutë e përbashkët që nuk merr në konsideratë kërkesat e protestuesve, tha deputeti Redi Muçi teksa renditi edhe njëherë kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Më pas, iu drejtua Taulant Ballës duke thënë se tallet me protestuesit kur ndan foto nga protesta, por të ketë kujdes pasi të rinjtë i ka përballë.
-
VIDEO
Protestat për Rrjollin e Zvërnecin/ Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë, ky s’është parlamentarizëm
I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të Zvërnecit. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se kjo është çështje ka qenë pjesë e rendit të ditës në seancat e kaluara po me ministrin Lamallari dhe nuk përbën më objekt diskutimi. Kapri tha se kjo konsiderohet censurë ndërsa akuzoi Lamallarin për mosfunksionim të Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Protestuesit rikthehen te kryeministria, mbyllin marshimin
Me ndalesën finale para kryeministrisë, protestuesit kanë përmbyllur marshimin në rrugët e Tiranës.
-
VIDEO
Protesta/ 'Review'-t negative ndaj bizneseve, aktivisti Tepelena: Hitën do e kallëzojmë në SPAK! Sulmojnë qytetarët që nuk i bashkohen tubimit
Këtë mbrëmje, mikrofoni iu la disa mësuesve që shprehën mbështetjen ndaj protestuesve, por jo të gjithë kishin ‘nota’ të mira për ta pasi pati edhe sulme ndaj qytetarëve që s'marrin pjesë. Veç ndryshimit të kastës politike, u kërkua edhe sekuestrim i pasurive të Ramës e Berishës.