-
VIDEO
PD mban sërish të bllokuar foltoren: Rama jepe dorëheqjen! PS kalon direkt në votim
-
VIDEO
S’ka paqe në Kuvend, grupi i PD s’lëshon foltoren, seanca ndërpritet sërish
Rendi i ditës duket se e ka braktisur Kuvendin ditën e sotme. Për herë të katërt, brenda pak minutave, deputetët demokratë ia dolën të mundësonin ndërprerjen e seancës.
-
VIDEO
Pas 3 ndërprerjeve, e njëjta skenë në Kuvend! Deputetët e PD mbajnë peng foltoren
Pas ndërprerjes së tretë, nuk ka asnjë ndryshim në zhvillimin e Kuvendit. Deputetët e PD vijojnë të përsërisin të njëjtën skenë duke mbajtur foltoren të bllokuar.
-
VIDEO
Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin! Jam kundër protestës, duhet të merremi me shqetësimet e qytetarëve
Deputeti i PS Ardit Bido deklaroi se akuzat e Berishës ndaj tij janë të pabazuara dhe se “nuk ka ku ta kapin”, duke theksuar se i është përgjigjur të gjitha pretendimeve. Për protestën, ai u shpreh se ajo përmban shqetësime reale të qytetarëve dhe duhet të merret seriozisht, por sipas tij duhet të distancohet nga interesat dhe figurat politike, duke u fokusuar te kërkesat e brezit të ri dhe ndryshimet në sistem.
-
VIDEO
Bllokuan foltoren, Berisha: Nuk e votojmë amnistinë, në rend dite kemi vetëm kërkesat e protestuesve
Pasi PD bllokoi foltoren, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën plenare. Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë amnistinë penale, e cila është futur sot në rend dite. Ai tha se rendi i ditës për opozitën janë vetëm kërkesat e protestuesve.
-
VIDEO
Deputetët e PD pengojnë seancën/ Peleshi-Nokës: Mos më drejto gishtin mua!
Deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar ministrin Ferit Hoxha të raportonte lidhur me Konferencën Ndërqeveritare, një pikë kyçe për integrimin në BE. Ndërsa Peleshi i kaloi fjalën ministrit të Jashtëm, demokratët nuk u tundën nga vendi, ndërsa s’munguan as tensionet me kryetarin e Kuvendit.
-
VIDEO
Berisha ankesa për procesverbalin e Kuvendit: Më keni censuruar!
Teksa mori fjalën në Kuvend, kryetari i PD, Sali Berisha, tha se fjalët e tij në procesverbal janë censuruar. Ai kërkoi edhe ndryshimin e rendit të ditës duke kërkuar ta përqendronte te raporti i Parlamentit Europian, të miratuar të mërkurën.
-
VIDEO
‘Përkrahin protestën ata që u kanë dhënë banesa familjarëve’, deputetët e PD i bllokojnë foltoren Ardit Bidos, Noka e fyen: O zoti bideja! Seanca ndërpritet për 5 minuta
Pasi mori fjalën për procedurë, deputeti Ardit Bido u bllokua në foltore nga deputetët e PD që nuk e lejuan të vazhdonte. Flamur Noka i mbajti një fletë përpara fytyrës, ndërsa e ofendonte duke i thirrur edhe “ o zoti Bideja.”
-
VIDEO
Kuvendi rikthehet mes trazirave, deputetët e PD s’lejojnë fjalën e ministrit Hoxha! Seanca ndërpritet për herë të dytë
Pas 5 minutave ndërprerje, Kuvendi është rikthyer mes trazirave. Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi vijimin me rendin e ditës në pikën e informimit për Konferencën Ndërqeveritare, deputetët e PD u ngritën për të kundërshtuar.
-
VIDEO
Muçi-mazhorancës: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam! PE ju nxiu faqen
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës lidhur me reagimin e deputetes Marjana Koçeku se është kërcënuar nga grupi i Bajrave. Gjithashtu, i tha mazhorancës se eurodeputetët po tregojnë se është penguar procesi i integrimit, teksa e akuzoi për hipokrizi.
-
VIDEO
Balla: I humbur nga këto protesta ka dalë Berisha, ia morën sheshin s’ka më foltore! Çon punonjësit e Syrit vjedhurazi
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se i humbur nga protestat e qytetarëve, ka dalë Sali Berisha dhe Partia Demokratike, pasi sheshi është i mbushur me qytetarët dhe PD nuk ka mbajtur më foltoret e çdo të hëne. Ndër të tjera Balla i tha se Berisha ka dërguar punonjës të televizionit të tij 'Syri' e deputetë vjedhurazi në turmë.
-
VIDEO
‘Dil e bëj be që s’ke qenë në Aruba’, Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Çfarë marrëveshjesh ke bërë që të udhëtosh sërish në SHBA?
Pas deklaratave të Sali Berishës se ka qenë në Aruba, së cilës i shtoi “edhe po s’ke qenë të gjithë për ty thonë”, Damian Gjiknuri ngriti dyshime për marrëveshjet e kreut të PD që i kanë lejuar të udhëtojë sërish në SHBA.