-
VIDEO
Rama prezantoi paketën anti-dhunë, Berisha: Riktheu ligjin agjitacion-propagandë, por nuk e ndal dot protestën! Bardhi: Shpallje e diktaturës, kryeministri më i dobët se kurrë
Nga selia blu, Sali Berisha tha se paketa e lançuar nga Edi Rama nuk do ta ndërpresë dot protestën. Ai kritikoi përdorimin e plumbave të gomave, ndërsa Ramës i kërkoi edhe njëherë dorëheqjen.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme në Tiranë, Rama akuza PD-së: Selia pikë furnizimi me lëndë plasëse, u paguan mercenarë nga Spanja! Dorëheqja nuk imponohet me dhunë, nuk e tradhtoj besimin e shqiptarëve
Kreu i qeverisë thotë se në protestën që shpërtheu dhunshëm të shtunën, ishin paguar edhe të huaj, persona me maska që kishin ardhur nga Spanja, të cilët i paralajmëroi nuk do të dalin nga vendi pa mbaruar punë me drejtësinë këtu.
-
VIDEO
Rama prezanton ndryshimet për tubimet: Policia mund t’i kufizojë deri në 72 orë, gjoba deri në 100 mijë lekë për mosbindje dhe ndëshkime për personat e maskuar
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet e reja për tubimet, të cilat parashikojnë vendosjen e perimetrave të sigurisë rreth objekteve të ndjeshme dhe mundësinë që policia të kufizojë tubimet deri në 72 orë pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të kultit.
-
VIDEO
Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton aktin normativ: Dëmshpërblim deri në 100%, prindërit paguajnë për dëmet e të miturve
Bizneset e dëmtuara gjatë protestave të dhunshme në Tiranë do të përfitojnë dëmshpërblim deri në 100% të dëmeve materiale. Kryeministri Edi Rama prezantoi sot aktin normativ që parashikon mbështetje të menjëhershme financiare për bizneset që kanë pësuar dëme nga thyerjet, grabitjet dhe zjarret.
-
VIDEO
'Duan ta kthejnë Shqipërinë pas”, Rama për protestat e dhunshme: Kanë 0 shanse t'ia dalin, jemi pranë anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama akuzoi organizatorët e protestave se po nxisin, paguajnë dhe orkestrojnë persona për të ushtruar dhunë në qendër të Tiranës. Sipas tij, qëllimi nuk është një Shqipëri më e mirë, por kthimi i vendit pas, në një kohë kur, siç u shpreh ai, Shqipëria është pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Këtë herë nuk do t’ia dalin. Zhurmën e kanë të madhe, shanset zero”, deklaroi Rama, duke theksuar se personat që djegin dhe shkatërrojnë nuk përfaqësojnë as shumicën dhe as pakicën e shqiptarëve.
-
VIDEO
'Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë', Rama: Jam gati të dëgjoj këdo ballë për ballë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kushdo ka të drejtë të kërkojë largimin e tij dhe të protestojë kundër qeverisë, por theksoi dorëheqja nuk mund t'i imponohet përmes dhunës.
-
VIDEO
‘Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme’- Rama prezanton 6 instrumentat e paketës ligjore kundër dhunës: Kush shkatërron bizneset, do të paguajë dëmin!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar paketën e re ligjore, kundër protestave të dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë.
-
VIDEO
Protesta të dhunshme në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit
Rama ka paralajmëruar ndëshkime penale dhe financiare për protestuesit që ushtrojnë dhunë, ndërsa sot ka përsëritur ftesën për dialog, duke nxjerrë sërish tryezën dhe karriget para Kryeministrisë.
-
VIDEO
Kryeministri Rama fton sërish protestuesit për dialog, nxjerr tryezën dhe karriget para Kryeministrisë
Ditën e djeshme, militantët e Sali Berishës, të mbledhur në protestën e thirrur nga PD dogjën ‘shiltet e dialogut’ në bulevard, ndërkohë që në orët e pasdites, duke u bashkuar me protestues të tjerë, dhuna e kaosi mbizotëroi në kryeqytet.
-
VIDEO
Berisha mbështet sërish protestat e dhunshme në Tiranë: Mirënjohje për të rinjtë që vërshuan nga të katër anët e vendit me thirrjen e PD
Kreu i PD dha një deklaratë për shtyp pas mbylljes së protestës në Tiranë
-
VIDEO
Protestuesit e PD-së i vënë flakën jastëkëve para kryeministrisë, Rama: Ja edhe mëma e dhunës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban
Pas aktit simbolik të protestuesve të opozitës përpara godinës së Kryeministrisë të cilët ku dogjën shilte dhe jastëkë të vendosur ka reaguar kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si “mëmën e dhunës”.
-
VIDEO
Protesta e PD, Tabaku: Do të mbështesim të rinjtë te Ministria e Arsimit! Deputetja dënon dhunën: S’ka vend në demokraci, edhe ne fajtorë për mllefin e tyre
Grupi i militantëve të PD po zhvendoset nga kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit ku do t’u bashkohet studentëve. Në një deklaratë për Report Tv, Jorida Tabaku thotë se janë në mbështetje të tyre.