-
VIDEO
Manja: Nuk ka vend për arrestimin e Belinda Ballukut, deputetja as nuk mund të arratiset e as të përsërisë veprën penale
Deputeti Manja në prezantimin e raportit tha se raporti i rekomandon Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Manja tha se nuk ka asnjë rrezik për arratisjen e Ballukut jashtë vendi dhe as për përsëritje të veprës penale.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Manja prezanton raportin e PS: SPAK nuk provoi me fakte reale rrezikun e prishjes së provave
Në raportin e PS për heqjen e Imunitetit të Belinda Ballukut, thuhet se SPAK nuk provoi me fakte reale rrezikun e prishjes së provave
-
VIDEO
‘Pozita penale e Ballukut është rënduar’, Manja: Sipas SPAK çdo hetim kompleks përfundon me paraburgim! Askush s’po pengon hetimin
Deputeti Ulsi Manja në prezantimin e raportit të PS, tha se SPAK po heton lirisht Belinda Ballukun dhe nuk është penguar në ushtrimin e kompetencave. Referuar relacionit të SPAK se pozita penale e Ballukut është rënduar, Manja tha se, “çdo zgjerim i hetimit të ishte një rrethanë e re për rëndim të masave atëherë do të binte që çdo hetim kompleks do të përbënte arsye për paraburgim”.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Manja: Hetimi nisi nga kallëzimet e Bashës dhe Bardhit, por respektojmë qëndrimin e mbrojtjes që e konsiderojnë çështje vetëm të drejtësisë
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi në mbledhjen e grupit raportin e PS për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Manja tha se hetimet ndaj Ballukut nisën pas dy kallëzimeve, një në 2024 nga Lulzim Basha, dhe një në 2025 nga Gazment Bardhi. Por, Manja tha se në raportin e tyre nuk janë ndalur në këtë pikë pasi respektojnë qëndrimin e mbrojtjes dhe atë të Ballukut, që për to kjo çështje është vetëm një çështje drejtësie.
-
VIDEO
Kërkohet arrestimi i Ballukut/ Raporti i PS: Narrativa e SPAK hipotetike, deputetja është shkarkuar, çështja po zhvendoset në gjyq publik
Kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka prezantuar raportin e PS lidhur me kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Në raport thuhet narrativa mbi të cilën SPAK mbështet kërkesën për arrestimin e Ballukut, janë hipotetike pasi Balluku nuk ushtron më sot asnjë funksion ekzekutiv.
-
VIDEO
LIVE- SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet grupi i PS
Në mbledhje do të marrë pjesë edhe Balluku, por nuk dihet nëse ajo do të flasë. Më 12 mars, do të hidhen në votim në Kuvend raportet përkatëse të PS dhe PD. Kjo e fundit është shprehur pro kërkesës së SPAK.
-
VIDEO
Pritet të shpallet vendimi për Ballukun, Rama mbërrin në mbledhjen e grupit të PS
Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të mbahet mbledhja e grupit të PS. Sot socialistët pritet të shpallin edhe qëndrimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
-
VIDEO
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te kryeministria, 1 prej tyre shoqërohet në polici! Nisen për protestë përpara komisariatit nr.1
Njëri prej aktivistëve është shoqëruar në polici. Nga kjo ndërhyrje e policisë, Lapaj e mbështetës të tij janë nisur për të protestuar përpara komisariatit nr.1.
-
VIDEO
Salianji nga Vlora: PD e dobët po mban Ramën në pushtet, partia po bunkerizohet! Jemi në katastrofë elektorale, japin premtime apokaliptike
I vetëpërjashtuari” i PD-së asht si dhe në grumbullimet e tjera, theksin e vendos tek opozita e dobët, një faktor ky sipas tij, që sot mban në pushtet qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.
-
VIDEO
Salianji: Denoncojnë farsën e zgjedhjeve të Ramës ndërkohë që ka farsë elektorale brenda partisë! Të hapemi për figura të reja
Ish-deputeti Ervin Salianji foli dhe për përjashtimet nga PD duke thënë se ata që meritojnë të largohen, ata janë ata që e kanë çuar partinë në humbje. Salianji tha se PD duhet të hapet për figura të reja.
-
VIDEO
Salianji: Kanë paracaktuar kryetarët e PD në rrethe! Berisha të japë llogari për humbjet! Prej vitesh të njëjtat figura që flasin 'kodra pas bregut'
Ish-deputeti Ervin Salianji tha sot nga Vlora se lidershipi i PD ka paracaktuar kryetarët e partive nëpër zona. Ndër të tjera Salianji u shpreh se figurat aktuale të PD duket sikur kanë ngrirë në kohë, flasin me një gjuhë të vjetërsuar si dhe u bëjnë qytetarëve premtime imagjinare. Ish-deputeti gjithashtu iu drejtua dhe Sali Berishës duke i kërkuar llogari për humbjen e thellë nga zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Mbaron koncesioni pas 10 vitesh, Sterilizimi i kalon shtetit, Beqaj nga burgu: Solli progres! U rrit numri i ndërhyrjeve dhe u ulën infeksionet spitalore
Ilir Beqaj e ka cilësuar koncesionin e Sterilizimit si partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare, që sipas tij përmirësoi ndjeshëm shërbimet spitalore.