-
VIDEO
‘Iute Credit’ në flakë, protestuesit festojnë! Brohorasin dhe bëjnë foto para biznesit të mikrokredive
Djegia e filialit të ‘Iute Credit’ në hyrje të “Rrugës së Durrësit” po festohet nga protestuesit.
Ndërsa biznesi i mikrokredive pas shpinës së tyre shkrumbohet, disa protestues pozojnë duke qeshur dhe shkrepin foto e regjistrojnë video. Një prej tyre madje është mbuluar me flamurin kombëtar, hap duart dhe ngre gishtat e mesit.
Ata brohorasin, duartrokasin dhe thërrasin në kor “Rama, jepe dorëheqjen.”
Veç filialit të institucionit financiar, shihen edhe xhama të thyer në katin e dytë të bizneseve ngjitur.
-
VIDEO
Sulm i ri te Ministria e Arsimit, digjen zyra në katin e parë
Protestuesit i kanë rivënë zjarrin zyrave në katin e parë të Ministrisë së Arsimit, ku po digjen disa dokumente.
Ndërkohë protestuesit po vijojnë me hedhjen e gurëve duke thyer xhamat.
-
VIDEO
Protesta/ Zjarri djeg pemët në hyrje të sheshit ‘Skënderbej’, protestuesit 'e ushqejnë' me kosha e stola plastikë
Zjarri i vendosur në kryqëzimin e “Rrugës së Durrësit” me sheshin “Skënderbej” ka marrë përmasa masive. Tymi i zi ka mbuluar qendrën e Tiranës.
Flakët po përhapen drejt pemëve që ndodhen në zonë duke krijuar rrezik gjithnjë e më të madh, ndërsa zjarrfikësja nuk duket ende. Protestuesit vijojnë të hedhin në zjarr materiale të djegshme si stolat plastikëdhe koshat.
-
VIDEO
Përleshja me gurë me protestuesit, policia hedh ujë blu
Në “Rrugën e Durrësit” ku ndodh përleshja mes policisë e protestuesve që qëllojnë me gurë, efektivët po kundërpërgjigjen me hedhjen e ujit blu.
Uji blu përmban një kimikat që i jep këtë ngjyrë. Ai lë gjurmë dhe e bën më të lehtë për të identifikuar protestuesit më vonë.
-
VIDEO
Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Balla publikon pamjet: Zjarri mban emrin Sali Berisha
Taulant Balla ka publikuar një video nga protesta para Ministrisë së Arsimit, duke akuzuar drejtpërdrejtë Sali Berishën për aktet e dhunës në kryeqytet dhe specifikisht Klevis Balliun për zjarrin që kaploi zyrën në Ministrinë e Arsimit. Në video shihet Balliu me një grup militantësh demokratë që u japin direktiva protestuesve.
-
VIDEO
Protesta/ Balla: Sulmi ndaj bankës ishte i parapërgatitur, u organizua 3 orë më herët në grupet online
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha sot se sulmi ndaj një dege të një banke të nivelit të dytë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit ishte pjesë e një “skenari dhune” dhe ishte planifikuar tre orë përpara se të ndodhte, përmes grupeve të komunikimit online.
“E gjitha është skenar i parapërgatitur dhune! Ndiqeni këtë video ku po sulmohet dega e Bankës R. Ndiqeni deri në fund si ky sulm u përgatit 3 orë më parë në grupet e komunikimit online”, shkruan Balla në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga komentet online ku bëhet thirrje për sulm ndaj bankës së nivelit të dytë.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme para Ministrisë së Arsimit, policia shoqëron edhe 2 protestues të tjerë
Protestuesit po marrin stolat për t’i vendosur pranë kordonit të sigurisë së policisë, për të formuar një bllokadë.
Ata po përdorin edhe kangjellat apo koshat e mbeturinave, ndërsa në ajër vijojnë të fluturojnë gurë. Policia po kundërpërgjigjet me hedhjen e ujit.
-
VIDEO
Protestuesit formojnë bllokadë me stola, kangjella e kosha, policia hedh ujë
Protestuesit po marrin stolat për t’i vendosur pranë kordonit të sigurisë së policisë, për të formuar një bllokadë.
Ata po përdorin edhe kangjellat apo koshat e mbeturinave, ndërsa në ajër vijojnë të fluturojnë gurë. Policia po kundërpërgjigjet me hedhjen e ujit.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme para Ministrisë së Arsimit, 9 të shoqëruar
Nëntë të shoqëruar janë deri tani në polici pas sulmeve me gurë te Ministria e Arsimit.
Protestues të maskuar kanë shkulur ndriçuesit e rrugëve, hoqën pllakat e trotuareve.
Po ashtu ata kanë djegur edhe tabelë reklamash dhe kosha plehrash.
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin një banke, dëmtohet edhe një biznes tjetër
Trazirat e shkaktuara nga protestuesit përpara Ministrisë së Arsimit kanë përfshirë edhe një bankë të nivelit të dytë, së cilës ata i kanë vënë zjarrin.
-
VIDEO
Protestuesit e maskuar, bllokadë rrugës me kangjella e kosha plehrash
Protestuesit e maskuar kanë bllokuar rrugën me kangjella e kosha plehrash.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme, hidhet molotov drejt Ministrisë së Arsimit
Protestuesit janë rikthyer sërish pas shpërndarjes me ujë.