-
VIDEO
Protesta, disa të shoqëruar te ‘Rruga e Durrësit’
Policia po shoqëron disa protestues, të cilët duket se ndodhen në një rrugicë te “Rruga e Durrësit.”
-
VIDEO
Kaos edhe te Zogu i Zi, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë e kangjella! Shoferët të irrituar i bien borive
Kaos edhe te Zogu i Zi, ku protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke vendosur gurë e kangjella në mes të rrugës. Bllokimi ka shkaktuar irritimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët u bien vazhdimisht borive për të kërkuar lirimin e rrugës.
-
VIDEO
Protesta, disa të shoqëruar te ‘Rruga e Durrësit’
Policia po shoqëron disa protestues, të cilët duket se ndodhen në një rrugicë te “Rruga e Durrësit.”
-
VIDEO
Vatër e re zjarri, protestuesit djegin edhe fasadën e ‘Syrit të Tiranës’! Zona mbulohet nga tymi e zjarri i dendur
Në hyrje të “Rrugës së Durrësit” protestuesit po shkatërrojnë ndërtesën e ‘Syrit të Tiranës, së cilës i kanë vënë flakën. Sipas raportimeve, fasada e kësaj ndërtese është e veshur me polisterol, një material lehtësisht i djegshëm.
-
VIDEO
Copa xhamash dhe kosha mbeturinash në tokë, protestuesit dëmtojnë Drejtorine e Arkivave
Protestuesit kanë lënë pas dëme në prona publike dhe private, teksa pamjet e siguruara nga Report TV na sjellin nga Drejtoria e Arkivave ku shihen xhama të thyer dhe të shpërndara në tokë.
Në ambientet pranë institucionit shihen qartë pasojat e dëmtimeve, ndërsa në rrugë vërehen mbeturina dhe kosha mbeturinash të lënë në mes të saj. Pamjet tregojnë një situatë kaotike, me dëme materiale dhe mbetje të shpërndara në hapësirat publike.
Ndërkohë, protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke shkaktuar trafik dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Teksa një pjesë e tyre vijon të lëvizë në rrugë, drejtuesit e mjeteve përballen me radhë të krijuara nga bllokimi.
-
VIDEO
Situatë kaotike në rrugët e Tiranës, protestuesit bllokojnë qarkullimin e makinave, djegin kosha mbeturinash e flakin kangjella
Situatë kaotike në rrugët e Tiranës, protestuesit bllokojnë qarkullimin e makinave, djegin kosha mbeturinash e flakin kangjella
-
VIDEO
Bankat nën sulm nga protestuesit e maskuar/ Shkatërrojnë fasadat e disave u vënë flakën! Bankomatët bëhen copash
Bankat dhe institucionet financiar e gjatë gjithë ditës kanë qenë nën sulmin e protestuesve. Ma maska në kokë dhe sende të forta, ata kanë shkatërruar çdo bankë që u ka dalë para, disa prej tyre u kanë vënë edhe flakën.
-
VIDEO
Lëndohet efektivi i Policisë, përfundon i shtrirë në tokë! Gazetari i Report Tv i vjen në ndihmë
Një efektiv policie ka mbetur i lënduar gjatë protestës. Report Tv solli pamjet live kur efektive përfundoi i shtrirë në tokë.
-
VIDEO
Protestuesit sulm edhe ministrisë së Drejtësisë, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën
Protestuesit kanë sulmuar edhe Ministrinë e Drejtësisë. Ata kanë thyer xhamat dhe i kanë vënë flakën.
-
VIDEO
Protestuesit sulmojnë qendrën tregtare të Toptanit, thyejnë xhamat e fasadës! Ndërhyn Policia
Protestuesit po vijojnë me aktet dhunës nëpër kryeqytete. Nën sulm u vu qendra tregtare ‘Toptani’. Një grup protestuesish thyen xhamat e fasadës. Policia ndërhyri, ka edhe shoqërime.
-
VIDEO
Protesta/ Digjet një makinë në hyrje të ‘Rrugës së Durrësit’, ndërhyn zjarrfikësja
Zjarrfikësja po ndërhyn te “Rruga e Durrësit” për të shuar flakët e shkaktuara nga protestuesit ndaj një makine.
-
VIDEO
Semaforë të thyer, makina në flakë dhe vjedhje në kioska, protestuesit vijojnë me aktet e dhunës
Përgjatë rrugës drejt qendrës, protestuesit po vijojnë me akte dhune. Tabela të djegura, semaforë të thyer e të shkatërruar, makina e kosha mbeturinash që u vihet flaka, vazo të shkatërruara.