-
VIDEO
Do drejtojë ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas, mbërrin Patriarku Bartolomeu
Ceremonia mortore për Kryepeshkopin do drejtohet Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse.
-
VIDEO
Kukës/ Reshje shiu intensive gjatë natës dhe rrëshqitje dherash e gurësh! Ja akset më problematike, shoferët këshillohen të kenë kujdes
I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë natës nga reshje shiu me intensitet të lartë. Aktualisht nuk ka reshje shiu dhe situata raportohet normale nga strukturat vendore.
-
VIDEO
Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas, Patriarku Bartolomeu do drejtojë ceremoninë! Në Tiranë delegacion nga e gjithë bota e krishterë, Rama e Mitsotakis fjalim
I jepet sot lamtumira e fundit kryepeshkopit Anstas Janullatos. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore.
-
VIDEO
PAMJET nga përmbytjet në Durrës, banorët angazhohen për tërheqjen e ujit nga banesat
Nga videot e sigurara për Report Tv, shohim se disa qytetarë aktualisht në zonën e ish-Kënetës banorët me anë të disa pompave po tërheqin ujin nga banesat e tyre.
-
VIDEO
Vlorë/ Po trafikonin 3,5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 800 mijë euro, 'Vortex' arreston 2 persona! Kontrolle edhe në Fier (EMRAT)
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, me mbështetjen e inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “VORTEX”. Transportonin sasi të lëndëve narkotike në Vlorë, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro
-
VIDEO
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
Kreshnik Spahiu shprehet në Repolitix se SHBA nuk është donatori më i madh në Shqipëri por janë Bashkimi Evropian. Duke komentuar ngrirjen e fondeve nga administrat Trump për vendet e huaja, përfshirë Shqipërinë, Spahiu thotë se ndihma e SHBA është më e rëndësishme politikisht se sa ekonomikisht.
'Për ata që na ndjekin, unë personalisht kam punuar 15 vjet me fonde të USAID. Amerika nuk është donatori kryesor në Shqipëri. Europa financon më shumë se Amerika. Këtë nuk e them për ta nënvlerësuar. Pasi ndihma amerikane është më e rëndësishme politike. Vijmë te SPAK, kanë rroga 6 mijë euro në muaj. Ai buxhet është nga buxheti i shtetit,. Paguajnë taksapaguesit shqiptarë dhe ndikon zero në punën e SPAK. Ndërpritet asistenca teknike, ligjore, biletat, specializimet, pagesa e hoteleve. Nëse do të shkosh në konferencë ndërkombëtare amerikani të thotë prite vetë biletën. Kjo nuk ndikon në funksionimin e institucionit. Në dijeninë time, ka afro një vit e gjysëm që nuk ka as prezencë të SHBA në këto çështje.'
-
VIDEO
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
Sipas Këllëçit, Deep Seek ka një avantazh të madh në krahasim me teknologjitë e tjera si ChatGPT, pasi përdor teknologji më të vjetra që janë optimizuar për të dhënë rezultate më të sakta.
-
VIDEO
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që të kërkojë lëmoshë për heqjen e ‘non grata’-ës
E vërteta është, që në Shqipëri, aktualisht kuadri ligjor njeh vetëm dy gjini, të cilat përkojnë dhe barazohen me seksin biologjik të individit të lindur femër apo mashkull, konstatuar në lindje. Në vendin tonë nuk ekziston asnjë parashikim ligjor që lejon regjistrimin e gjinisë për personat transgjinorë dhe as për ata me gjini jo-binare, prandaj propozimi i sotëm i Berishës është asgjë më shumë se sa një propozim që juridikisht nuk qëndron.
Ky njeri, që përdor çdo mjet për t'u kapur me thonj pas një pushteti që e ka humbur dhe nuk do ta rimarrë dot kurrë, ka vendosur të dezinformojë dhe të hapë një luftë imagjinare kundër personave LGBTI+.
Por ja ironia e historisë: Sali Berisha është i vetmi kryeministër në historinë e Shqipërisë që, në vitin 2010, ka projektuar, mbështetur dhe miratuar Ligjin Kundër Diskriminimit, një ligj që njeh identitetin gjinor (personat trasngjinorë) si një nocion të rëndësishëm ligjor.
Dhe për këtë, emri i Sali Berishës do të mbetet gjithmonë si një asterisk në historinë politike të lëvizjes queer dhe trans në Shqipëri, jo si mbrojtës i të drejtave, por si një politikan që sot po përpiqet të fshijë atë që e firmosi vetë .
Një njeri i kontradiktave të mëdha shpesh absurde: një komunist dhe sekretar partie që u deklarua antikomunist i epur, një mbrojtës i demokracisë në fillim të viteve 90, dhe shkelësi më i madh i saj mes atyre viteve e në vazhdim, një burrë që erdhi për herë të dytë në pushtet duke premtuar luftë të pandashme ndaj korrupsionit, e që iku nga ai pushtet për shkak të korrupsionit galopant që lejoi - përfshirë familjarët e vet. Dhe së fundmi një politikan që njëherë voton ligjet më përparimtare të Shqipërisë karshi komunitetit LGBTI+ e pastaj i përdor po ato për tu bëre faktor në një skenë, ku nuk është më aktor protagonist.
-
VIDEO
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK
Pas urdhrit të presidentit Donald Trump, ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për ngrirjen e fondeve amerikane për institucionet në vendin tonë, mes tyre dhe SPAK, për një periudhë 90-ditore. Preken të gjitha ministritë, gjyqësori e bashkitë.
-
VIDEO
Moti i keq shkakton aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset 1 person
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit në Markatomaj, si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.
-
VIDEO
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
Primaret në Partinë Demokratike u diskutuan në ‘Studio Live’ me Andi Mustafaj nga departamenti ‘Brain Gain’ i PD dhe gazetarët Poli Hoxha dhe Anri Bala. Mustafaj thotë se primaret do të bëhen pasi është në statutin e PD-së.
-
VIDEO
Durrës/ Hyrja e automjeteve në zonën e kënetës bllokohet nga policia, shkak niveli i lartë i ujit
Hyrja e automjeteve ne zonën e kënetës në Durrës, është bllokuar nga policia për shkak të nivelit të lartë të uji në rrugë.