-
VIDEO
‘Do ta mbyllim TikTok për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet tona, kur të jenë gati do na paraqesin propozime
Kryeministri Edi Rama, zbulon detaje nga biseda me përfaqësues të aplikacionit Tik Tok për mbylljen e tij në Shqipëri, teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në inspektimin e laboratorit të mediave digjitale në Universitetin e Tiranës.
-
VIDEO
Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT në pak kohë
Aksionet e gjigantëve të teknologjisë në SHBA kanë pësuar rënie pasi një chatbot me kosto të ulët, i ndërtuar nga një firmë kineze e inteligjencës artificiale (AI), ka njohur një rritje të shpejtë.
Aplikacioni DeepSeek, i lançuar javën e kaluar, ka tejkaluar konkurrentët si ChatGPT i OpenAI për t’u bërë aplikacioni më i shkarkuar falas në SHBA.
Gjigantët teknologjikë amerikanë, duke përfshirë Nvidia, Microsoft dhe Meta, panë një rënie të aksioneve të tyre të hënën.
-
VIDEO
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022
Për 35 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, SPAK kërkon konfiskimin. SPAK thotë se ish-bosi i lojërave të fatit i përfitoi këto pasuri nga aktiviteti i tij kriminal dhe më pas për të fshehur origjinën e tyre, ua ka kaluar në emër familjarëve. Kryesisht pasuritë janë në emër të prindërve, motrave e gruas.
-
VIDEO
Arkivoli i kryepeshkopit Anastas drejt Tiranës, besimtarët mblidhen tek Katedralja! Në ceremoninë e varrimit Mitsotakis e krerët më të lartë të kishës Ortodokse
Në katedralen "Ngjallja e Krishtit' gjithcka është bërë gati për të pritur arkivolin me trupin e kryepeshkopit Anastas. Ndërkohë besimtarët të shumtë ndodhen në katedrale për ti bërë homazhet e fundit.
Pas një udhëtimi më shumë se 20 orësh përmes Greqisë, trupi i Kryepeshkopit Anastas u fut në tokën shqiptare. Ashtu siç ishte paralajmëruar që në pikën kufitare të Kakavijës u zhvillua një ceremoni nderimi nga autoritetet greke, ndërsa në Shqipërisë qindra besimtarë, një pjesë e madhe fëmijë e prisnin me degë dafina në duar, si një simbol që sjell paqe dhe aromë mirësie.
Pas një ceremonie të shkurtër në Kakavijë, kortezhi që shoqëron trupin e Kryepeshkopit Anastas u nis drejt Gjirokastrës, ku u zhvillua një meshë përshpirtjeje në oborrin e katedrales së qytetit. Kortezhi do të vijojë në nderimin në disa kisha ortodokse të vendit, ndërsa pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 16:00, kur do të nisin homazhet dyditore.
-
VIDEO
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen
Tre të rinjtë u pikasën mëngjesin e sotëm në kryeqytet, teksa tentonin plaçkitjen e një banese. Akuzohen si përgjegjës edhe për vjedhjen e dy bizneseve, po hetohet edhe për raste të tjera
-
VIDEO
Tiranë/ Thyen arrestin shtëpiak, 39-vjeçari arrestohet përsëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur! I ngrihen 2 akuza
Nga verifikimet rezultoi se 39-vjeçari banues në Tiranë, po e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 1.58 mg/l dhe se kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt
-
VIDEO
Arrestimi i 2 vrasësve shqiptarë me pagesë në Greqi, policia me deklaratë: Sekuestruam armë, drogë, silenciatorë dhe rreth 80 mijë euro (DETAJET)
Operacioni dhe detajet pas arrestimi të 2 shqiptarëve të dyshuar si vrasës me pagesë Mirjam Guveli, nga Saranda dhe Jenis Tulja, nga Tirana. Akuzohen si autorë të vrasjes së 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjecarit Edi Lulo, alias Etmond Hysa, në 15 dhjetor 2024, në Athinës
-
VIDEO
Gjirokastër/ Arrestohen 2 persona, i kërkuan 2000 euro një 40-vjeçareje për t'i fshirë foto intime nga TikTok-u
Në Gjirokastër, ka përfunduar operacioni policor i koduar "Profili", ku janë arrestuar dy shtetas, A. Xh., 45 vjeç, dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Hetimet treguan se këta dy shtetas kanosën një 40-vjeçare, duke i kërkuar 2000 euro në këmbim të fshirjes së disa fotografive intime të saj nga rrjeti social "TikTok".
-
VIDEO
Vlorë/ E moshuara rrezikoi mbytjen në det, e shpëton çifti i turistëve ukrainas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë
Gruaja rreth 80 vjeçe, ende e paidentifikuar, është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar nga turistët e pranishëm që dëgjuan thirrje për ndihmë e shpëtuan. E moshuara është dërguar me shpejtësi drejt spitalit, për mjekimin e duhur dhe të specializuar, ndodhet në reanimacion.
-
VIDEO
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)
Për 35 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, SPAK kërkon konfiskimin. SPAK thotë se ish-bosi i lojërave të fatit i përfitoi këto pasuri nga aktiviteti i tij kriminal dhe më pas për të fshehur origjinën e tyre, ua ka kaluar në emër familjarëve. Kryesisht pasuritë janë në emër të prindërve, motrave e gruas.
-
VIDEO
Shkodër/ Makina përplas për vdekje drejtuesin 84-vjeçar të motorit, shoqërohet në polici 28-vjeçari (EMRAT)
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 të paradites së sotme, në rrugën Shkodër-Koplik. I moshuari nuk i mbijetoi dot plagëve, grupi hetimor po verifikon rrethanat dhe shkaqet
-
VIDEO
Me qese të mbushura me rroba, zbresin nga anija italiane 49 emigrantët që do të akomodohen në kampin e Gjadrit
Kanë zbritur nga anija italiane “Casiopea” në portin e Shëngjinit 49 emigrantët e paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi.