-
VIDEO
Digjet magazina me lëndë ushqimore për blegtorinë në Lezhë! Nuk ka të lënduar
Lezhë-Një magazinë me lëndë ushqimore për blegtorinë u përfshi sot nga flakët në fshatin Gramsh të Lezhës duke u djegur plotësisht.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe netrualizuan zjarrin që flakët të mos përhapeshin në shtepinë që ndodhej pranë saj.
Kryefamiljari Pashuk Vasa shprehet se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por e rëndësishme për të ishte se gjithçka u mbyll vetëm me disa dëme materiale.
-
VIDEO
Shkodër/ Kultivonin kanabis dhe e shisnin në doza! 4 të arrestuar, mes tyre edhe organizatori i grupit
Shkodër-Katër persona janë vendosur në pranga pasi dyshohen se në në formën e grupit të organizuar nga një prej të arrestuarve ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, automjeti tip “Mitsubishi” me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularët e tyre.
-
VIDEO
Sky ECC ‘fundos’ Jurgis Çyrbjen! SPAK: Shiti sekret shtetëror te kriminelët e dekonspiroi policinë! Altin Hajri i blinte votat në 2021, se ish-deputeti i PS e strehoi pas vrasjes së Prengës
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja. SPAK sqaron të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj ish-deputetit të PS. Ai ka njoftuar disa kriminelë se ishin në kërkim ndërkombëtar. Sipas SPAK, Çyrbja përmes Ahmet Mashës ka dekonspiruar operacionet e policisë së Durrës.
-
VIDEO
Palestër në natyrë, bregdeti i Vlorës një tjetër atraksion për turistët e huaj
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjtetet sociale disa pamje nga bregdeti i Vlorës
-
VIDEO
Arrestimi i Jurgis Çyrbjes nga SPAK, në kërkim edhe Altin Hajri, pronari i ‘Golden’! Ish-deputeti i PS e strehoi në banesë pas vrasjes së Jan Prengës në 2020! U 'fundos' nga Sky ECC
Detaje të reja nga arrestimi i ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja. Në kërkim edhe Altin Hajri, i cili bashkë me të vëllanë Emiljanon janë pronarë të kompleksit “Golden” në Shijak. Burimet thonë se Çyrbja strehoi në banesë Hajrin pas vrasjes së Prengës në 2020. Hajri prej 4 vitesh në kërkim. Atë kohë kur Çyrbja e strehoi ishte deputet i PS.
-
VIDEO
Po transportonin 8 kg kanabis për ta shitur, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin
KURBIN- Dy vëllezër janë arrestuar në Kurbin, teks apo transportonin rreth 8 kg kanabis. Ata ishin duke lëvizur me makinë në aksin rrugor "Laç-Mamurras", kur janë ndaluar nga policia.
Pas kontrollit në makinë, dy vëllezërve Simon Vuka, 36 vjeç, dhe Gezim Vuka, 26 vjeç, iu gjetën dy qese me rreth 8 kg kanabis me qëllim shitjen e saj.
Policia ka sekuestruar drogën dhe shuma parash në lekë dhe në euro, si edhe dy celularë.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë-Shkodër, përplasen 3 makina! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja shtatëzënë
Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor kombëtar Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj. Policia vendore tha se janë përplasur tre automjete dhe kanë mbetur të plagosur burrë e grua, kjo e fundit shtatzënë. Ata janë dërguar drejt spitalit
-
VIDEO
Shkodër/ Shmanget tragjedia në Koman, makina e 2 turistëve del nga rruga dhe varet për minuta të tëra!
Makina ka mbetur për minuta të tëra varur dhe është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës dhe autoriteteve vendore, që me ndihmën e mjeteve të ndryshme dhe litarëve ta tërheqin dhe shpëtojnë turistët. Frederik Gjoni thotë se aksi është problematik, pa mbrojtëse dhe pa sinjalistikë
-
VIDEO
Vijojnë kontrollet nga Policia edhe në Shijak, përqëndrim i madh forcash dhe mjetesh në Komisariat
Ndërsa Prokuroria e Posaçme kryen veprimet proceduriale për arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe të dyshuarit tjetër Ahmet Masha, forcat e Policisë së Shtetit, kryesisht ato speciale, po vijojnë kontrollet dhe aksionin në qarkun e Durrësit.
-
VIDEO
U arrestua sot bashkë me ish-deputetin Çyrbja, kush është Ahmet Masha! Dosja e vitit 2013
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme është arrestuar mbrëmjen e sotme ish-deputeti socialist Ergys Çyrbja dhe personi i dytë që akuzohet për të njëjtën çështje, i quajtur Ahmet Masha.
-
VIDEO
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, në pranga edhe një person i dytë
Policia e Shtetit ka ekzekutuar deri tani 2 urdhra arresti të lëshuara nga SPAK. Një prej të arrestuarve është ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i qarkut Durrës, që më 9 Tetor la mandatin dhe më 11 Tetor SPAK e mori të pandehur për dosjen e shpërdorimit të detyrës më 2016, kur drejtonte Hipotekën e Durrësit. Sot (20 Tetor) ai është arrestuar për lidhje me një grup kriminal dhe komunikime në SKY, me 3 vepra të rënda penale.
-
VIDEO
Çyrbja ende në Policinë e Durrësit! Pamjet, ja furgoni i policisë që do e transferojë në Tiranë
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK po mbahet në ambientet e Policisë së Durrësit. Report Tv sjell pamjet e furgonit të Policisë që do e transferojë në Tiranë