-
VIDEO
'E fundosën përgjimet!' GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin! Avokatët: Nuk janë përdorues të Sky ECC! Ish deputeti i PS-së mbyll gojën (VIDEO)
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk ndryshoi masën e sigurisë për ish deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin Ahmet Masha, kunati i vëllait të tij, të cilët u arrestuan me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024. GJKKO ndalon publikimin e dosjes. Ka emra të tjerë zyrtarësh nën hetim
-
VIDEO
Mosdeklarimi i pagave, Rama: Bizneset po grabisin pensionistët! Do përballeni me masa administrative e penale
Kryeministri Rama paralajmëroi bizneset se nuk do t’ua tolerojë më nëndeklarimin e pagave për punonjësit e tyre, duke e cilësuar këtë fenomen si grabitje ndaj buxhetit të shtetit dhe pensionistëve. Rama kërkoi reflektimin e punëdhënësve, ose në të kundërt do të përballen me masa administrative e penale.
-
VIDEO
Kryemadhi ‘godet’ dhe ambasadorët: Ka njerëz tranzitorë që vijnë me ‘Zara’ e ‘Piaxho’, ikin me ‘Range’ e vila dhe bëjnë moral! Gara më e madhe, kush vjen ambasador në Shqipëri
Teksa kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK dhe masën e vendosur nga GJKKO për të dhe bashkëshortin me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, Monika Kryemadhi deklaroi para gazetarëve dhe për familjen e saj është gati të bëjë gjithçka dhe se ndaj tyre është ngritur një farsë nga “drejtësia e kastruar e Edi Ramës” siç e cilësoi ajo.
Teksa mohoi pagesat në llogari direkte për të birin, ajo akuzoi SPAK dhe strukturat qeveritare se po merren me fëmijët e saj dhe se që këtej e tutje “do fal, por nuk do harroj”.
Deputetja e PL theksoi se sulmet ndaj tyre “kanë nisur që më 2014 me inskenimin Tom Doshi-Durim Bami në zyrën e Saimir Tahirit dhe Artan Didit apo me rastin CEZ-DIA”, duke akuzuar se kanë qenë sulme të drejtuara politikisht.
Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe ambasadorët e huaj që akreditohen në Tiranë, pa ua përmendur emrat, po për të cilët u shpreh duke i quajtur “njerëz tranzitorë”, që “bëjnë dhe moral”, se “vijnë me Zara dhe Piaxhio dhe ikin me Fendi, Range Rover dhe vila në bregdet”. Ajo theksoi se “gara më e madhe në institucionet ndërkombëtare sot është se kush do vijë ambasador në Shqipëri”.
Gjithashtu më tej, në përgjigjen e saj ndaj një pyetjeje tjetër, Kryemadhi përmendi edhe emrin e ish-ambasadores Romana Vlahutin.
-
VIDEO
Merr flakë shtëpia në Shkodër, nuk ka të lënduar! Zjarrfikësit në vendngjarje
Një banesë në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët ditën e sotme
-
VIDEO
Tiranë/ Të droguar në timon dhe tentativë për korrupsion të efektivëve! 2 në pranga, njëri prej tyre grek
Në 24 orët e fundit, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit, me fokus parandalimin e drejtimit të mjeteve nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe tentativat për korrupsion ndaj punonjësve të policisë.
Gjatë kontrolleve u arrestua shtetasi grek, 36-vjeçari A.Th., i cili u kap duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë procedurës policore, ai tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar 20 euro për të shmangur ndëshkimin. Për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë, iu bë kontrolli personal, ku u gjetën 4.87 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis. ???? Pas testimit me aparatin AquilaScan, ai rezultoi pozitiv për THC dhe u arrestua për veprat penale të “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”
Në një tjetër rast, më datë 21.10.2024, në rrugën “Asim Vokshi” tek kryqëzimi i “Don Boskos”, u arrestua shtetasi S.L., 26 vjeç, banues në Tiranë. Ai nuk iu bind sinjalit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe vazhdoi lëvizjen me automjetin e tij. Gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar, S.L. kundërshtoi dhe sulmoi verbal dhe fizikisht policin. Pas shoqërimit në komisariat dhe testimit, u konstatua se ai drejtonte mjetin nën efektin e amfetaminës dhe kokainës. Ai u ndëshkua me masë administrative dhe iu zbritën 12 pikë nga patenta.
-
VIDEO
Avokati Genc Gjokutaj shkon të takojë Ilir Metën në paraburgim, përveç shkresave i çon edhe qesen me ushqime!
Teksa dërgimi i qeses me produkte ushqimore mëngjesin e sotëm (22 tetor) dështoi për t’ia çuar në qelinë e paraburgimit Ilir Metës te blloku i sigurisë, ai që e ka finalizuar këtë ‘postë’ ka qenë avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë.
Genc Gjokutaj u pa te blloku i sigurisë me të njëjtën qese në dorë, ku brenda dallohej një çokollatë “Nestle Dessert”. Gjithashtu Gjokutaj mbante edhe një grup fletësh dokumentare në dorë.
Në mëngjes ishte sekretari i Metës, njëkohësisht shoferi i tij në momentin e arrestimit të hënën e 21 Tetorit te “Kthesa e Kamzës”. Meta pret daljen në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me 3 akuza të rënda. Avokati është një prej personave të vetëm që mund ta kontaktojë klientin e tij më shpesh nga të gjithë, për shkaqe proceduriale.
-
VIDEO
Mirditë/ Kishin përshtatur ambientin për kultivimin e bimëve narkotike, 1 në pranga, kryetari i fshatit në hetim! Sekuestrohen 108 kg kanabis
Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Return”, në vijim të operacionit “Procesi”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mirditë, 4 ditë më parë. Shkon 190 kg sasia e lëndës narkotike në proces tharjeje, e sekuestruar gjatë kësaj goditjeje në njësinë administrative Kaçinar.
-
VIDEO
E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn takim me ministrin Ervin Hoxha
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn sapo ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme.
Report Tv ka siguruar fotot teksa VanHorn është para mjediseve të Ministrisë së Brendshme.
Ky takim vjen pas atij me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pak ditë më parë.
-
VIDEO
Jurgis Çyrbja u fundos nga Sky ECC! Gjyqtari ndalon publikimin e dosjes së ish deputetit socialist! Ka emra të tjerë zyrtarësh
vokatët e Ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij Ahmet Masha u njohën me materialet e dosjes në seancë pasi dosja nuk u ishte vënë në dispozicion për shkak se sipas SPAK përbëjnë ende secret hetimor.
Sipas SPAK në dosje ka dhe persona të tjerë për tu hetuar, kryesisht zyrtarë dhe ish zyrtarë që kanë dhënë informacione ish deputetit dhe ky më pas ia ka kaluar grupeve kriminale.
GJKKO ka ndaluar dhe publikimin e dosjes pasi në komunikimet e Sky ECC janë dhe emra të personave të tjerë.
-
VIDEO
Ilir Meta i burgosur në bllokun e sigurisë, pret të dalë në GJKKO, i mbërrijnë të tjera qese me ushqime dhe çokollatë
Report Tv sjell një video ku sekretari organizativ i Partisë së Lirisë shkoi mëngjesin e sotëm atje për ti dërguar shefit të tij një pako, ku ndër të tjera duket dhe një çokollatë e zezë.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarri djeg tërësisht banesën në Dropull, zjarrfikësit shmangin përhapjen e flakëve në ndërtesat e tjera
Dy zjarrfikëse në vendngjarje, u luftua një orë me flakët. Banesa është në pronësi të Grigor Çurit, familja e të cilit tashmë mbetet në qiell të hapur, pasi objekti u dogj plotësisht në një orë dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia po heton për shkaqet
-
VIDEO
Del në GJKKO ish deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja
Nis seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ndaj ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Mashës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë me urdhër të SPAK.