-
VIDEO
Me biçikletë nga një hotel te tjetri, arrestohet 27 vjeçari polak i dyshuar për 3 vjedhje në Krujë (VIDEO)
Një 27-vjeçar me shtetësi polake është arrestuar, pasi dyshohet se gjatë javës së fundit ka vjedhur para, një celular dhe sende të tjera në tre hotele dhe lokale të qytetit.
-
VIDEO
Zjarri në Gjinar/ Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve
Forcat e Armatosura kanë mbërritur në Gjinar të Elbasanit për t'iu bashkuar operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Bukanikut. Në videon e siguruar nga terreni shihet momenti kur efektivët mbërrijnë për të përforcuar grupet që prej disa ditësh janë angazhuar në luftën me flakët.
Operacioni vijon, ndërsa në terren po punojnë disa struktura për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili është favorizuar nga era e fortë dhe terreni i vështirë.
-
VIDEO
Tiranë/ Zjarr në Zall-Herr, në terren 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë në luftë me flakët
Një zjarr është regjistruar në zonën e Zall-Herrit, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Sipas informacionit nga terreni, pranë vatrës së zjarrit nuk ka banesa të rrezikuara.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Sipas burimeve nga terreni, situata pritet të vihet së shpejti nën kontroll.
-
VIDEO
Aksident në Pogradec/ Kamioni përplaset me biçikletën, plagoset 26-vjeçari! Dërgohet me helikopter drejt ‘Traumës’
Policia bën të ditur se 26-vjeçari ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
VIDEO
Zjarr i madh në kodrat e Mërgliçit në Patos, flakët përfshijnë ullishtet! Banorët dhe zjarrfikësit në betejë me flakët
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në kodrat me ullishta në zonën e Mërgliçit, në Patos, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj pas kodrës së Mërgliçit, në zonën e njohur si Ish-Menza 3.
Shtëllunga të mëdha tymi shihen në vendngjarje. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa vetë banorët kanë dalë në terren për të frenuar avancimin e zjarrit. Drejt vendngjarjes janë nisur edhe automjetet dhe ekipet e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët.
-
VIDEO
Elbasan/ Tymi mbulon malin e Bukanikut, pamje nga afër tregojnë 'plagët' që ka lënë zjarri në Gjinar
Pamjet që vijnë këtë të diel nga Gjinari i Elbasanit tregojnë situatën e krijuar pas zjarrit që ka përfshirë malin e Bukanikut. Kurora e gjelbër e malit vijon të lëshojë tym të bardhë, ndërsa nga pamjet e afërta duken edhe dëmet e shkaktuara në bimësinë e pyllit, e cila wshtw e shkrumbuar twrwsisht. Zjarri vijon të mbetet aktiv, ndërsa forcat në terren po punojnë për ta vënë nën kontroll.
-
VIDEO
Elbasan/ Zjarri në malin e Bukanikut vijon prej disa ditësh, era dhe terreni i vështirë favorizojnë përhapjen e flakëve! Ndërhyhet me helikopter nga ajri (VIDEO)
Për shkak të bimësisë së dendur dhe erës së fortë, flakët janë përhapur edhe më shumë, duke e bërë situatën më të vështirë. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe një helikopter, për vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.
-
VIDEO
Kontrolle në rrugët e Shkodrës, mbi 1,250 gjoba në një javë! 317 shoferë u kapën me shpejtësi, 6 në gjendje të dehur
Policia Rrugore arrestoi një drejtues mjeti dhe vuri nwn hetim penal pesë të tjerë. Pjesa më e madhe e gjobave u vendosën për parkim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë.
-
VIDEO
Tiranë/ Qarkullonte i armatosur, prangoset 38-vjeçari nga Durrësi! I sekuestrohet pistoleta dhe 23 fishekë
Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar ‘Gjurma’, 38-vjeçarit gjatë kontrollit të automjetit iu sekuestrua pistoleta dhe 23 fishëkët.
-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Fier 60-vjeçari i akuzuar për trafik droge (EMRI)
Është arrestuar në Fier një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. Sipas Policisë, ai dyshohet si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike dhe u kap gjatë operacionit të koduar “Gjurmimi”, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
-
VIDEO
Kultivimi i kanabisit në rënie, 23 % më pak gjatë 2026! U asgjësuan 157 mijë rrënjë, Shkodra ‘hambari’ i bimës narkotike! U kapën më shumë se tre të katërtat e totalit të zbuluar
Të paktën 114 persona u arrestuan, 28 në kërkim. Rritet ndjeshëm numri i fidanëve të kanabisit të sekuestruar: nga mbi 17 mijë në 2025, në mbi 131 mijë në 9 muajt e parë të këtij viti
-
VIDEO
Elbasan/ Zjarri në Gjinar vijon të jetë aktiv, era dhe bimësia e dendur përhapin flakët edhe më shumë
Për shkak të bimësisë së dendur dhe erës së fortë, flakët janë përhapur edhe më shumë, duke e bërë situatën më të vështirë.