Një zjarr është regjistruar në zonën e Zall-Herrit, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Sipas informacionit nga terreni, pranë vatrës së zjarrit nuk ka banesa të rrezikuara.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Sipas burimeve nga terreni, situata pritet të vihet së shpejti nën kontroll.



















