• VIDEO

    Spiropali në Qendrën Burimore për Fëmijët me Aftësi ndryshe: T’u japim prioritet! Çdo nxënës të marrë trajtim të barabartë dhe me dinjitet

    Sot në ditën e parë të shkollës, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ka vizituar Qendrën Burimore për Fëmijët me Aftësi Ndryshe.

    Duke iu uruar një sezon të ri të mbarë shkollor, Spiropali tha se “fëmijët me aftësi të veçanta duhet të gëzojnë të gjithë të drejtat për të pasur një arsimim për të qenë të zotët”.

    “Të kemi mendjen dhe një sy nga fëmijët me aftësi të veçantë, që kanë nevojë për përkujdesje, sepse gëzojnë të gjithë të drejtat për të pasur një arsimim të plotë. Urimi shton edhe përgjegjësinë tonë si Kuvend i Shqipërisë për të bërë ligje më të mira, më pranë nxënësve që janë ardhmja. Do të bëjmë të mundur që çdo fëmijë të marrë një trajtim të barabartë dhe me dinjitet”, tha kryetarja e Kuvendit.

    E pyetur se si ndihet për pozicionin e ri në drejtimin e qarkut të Tiranës, Spiropali tha se përgjegjësia është njësoj, këdo qark të drejtosh.

    “Një pyetje që i takon një qendre tjetre, Shqipëria është njësoj kudo, nga Tirana në Tropojë dhe nga Tropoja në Konispol, nuk ka ndonjë ndryshim të madh për ne që merremi me politikë, përveç se shtohet ndonjë përgjegjësi”, u përgjigj Spiropali.

  • VIDEO

    Dibër/ 325 nxënës më pak në vitin shkollor 2024 - 2025! Rrezikohet vendi i punës për 10 mësues me kontrata

    Diber- 325 nxënës do të ulen më pak këtë vit shkollor 2024 – 2025 në rrethin e Dibrës. Ndërkohë janë mbyllur 4 shkolla vartëse dhe nxënësit kanë kaluar në shkollën qendër.

    Shifrat bëhen publike nga Zyra e Arsimit e Dibrës.

  • VIDEO

    Durrës/ Rindërtohen shkollat e dëmtuara nga tërmeti! Mësim me turne vetëm gjimnazistët e ‘Gjergj Kastriotit’

    Viti i ri mësimor në bashkinë e Durrësit.

    Thuajse 5 vjet nga tërmeti i nëntorit 2019, i cili krahas të tjerave, dëmtoi mjaft edhe objektet mësimdhënëse si shkolla e kopshte, situata flet për një proces rindërtimi që pjesën më të madhe të këtyre objekteve e ka rikthyer në identitet.

    Në proces janë ende edhe disa shkolla.

    Në qytet janë përfunduar të gjitha rindërtimet me përjashtim të shkollës së mesme Gjergj Kastrioti dhe shkollës së fizkulturës "Bernardina Qeraxhia" e cila parashikohet të përfundojë në muajin tetor.

    Më konkretisht, sot, nga 49 objekte të dëmtuara 40 janë ngritur të reja dhe 9 janë në proçes. Nga këto 9 shkolla 3 përfundojnë në muajin tetor të këtij viti.

    Ndërsa gjimnazi Gjergj Kastrioti për shkak të objekteve arkeologjike të gjetura ka nevojë për një tjetër studim, ndërsa nxënësit e zhvillojnë mësimin me turne. Një zyrë projektesh do të hartojë një projekt të ri në mënyrë që të bashkëjetojnë antikiteti por edhe shkolla në të njëjtin territor.

  • VIDEO

    Mësimi në Lushnjë nis me problematika, 3 shkolla ende në rikonstruksion, nxënësit transferohen te të tjerat dhe me turne! 445 fëmijë në klasën e parë, 234 më pak nga vjet

    Punimet  e nisura kohë më parë për rikonstruksionet e dy godinave shkollore 9-vjeçare në Golem dhe Karbunarë po zgjasin, kurse qindra nxënës kalohen sa në një shkollë në tjetrën.

    Madje për këtë vit shkollor, nxënësit e Golemit do ta zhvillojnë procesin mësimor në shkollën “Foto Puka”, në turnin i dytë, teksa nxënësit e shkollës Karbunarë do të shkojnë aty ku ishin e vitin e shkuar, në ambientet e gjimnazit “Vath Korreshi”.

    Në rikonstruksion do të kalojë dhe gjimnazi “Jani Nushi” dhe nxënësit e këtij institucioni arsimor do të kryejnë procesin mësimor në shkollën “Kongresi i Lushnjës”.

    40 shkolla 9-vjeçare e të bashkuara dhe 6 vartëse në territorin e Bashkisë Lushnjë presin 6344 nxënës në arsimin 9-vjeçar, ndërsa për herë të parë në bankat e shkollës ulen 445 nxënës.

    Në krahasim me vitin e kaluar, në klasë të parë janë regjistruar 234 nxënës më pak, ndërsa në total në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm janë regjistruar 1290 nxënës më pak sesa vitin e kaluar shkollor.

    Çudi dhe indinjatë ka sjellë për prindërit një ngjarje në shkollën “Foto Puka” në Lushnjë. Mësuesja e klasës së parë është transferuar dhe dita e parë e shkollës për fëmijët e vegjël ka qenë e trishtë. Një prej prindërve shpreh indinjatën, pasi fëmijët janë çoroditur sepse nuk kanë parë mësuesen e tyre që kur janë regjistruar, e deri sa kanë marrë librat para tre ditësh.

    Në Lushnjë, për shkak të uljes së numrit të nxënësve kanë dalë në pritje për një vend pune 16 mësues, ndërkohë që dhjetëra të tjerë presin për një vend pune në portal. 

  • VIDEO

    Incident në përvjetorin e kryengritjes së Postribës, qytetari heq kurorat e vendosura nga Benet Beci: Ikni komunistë! Kryebashkiaku: Jam këtu për t’ju respektuar

     

    Shkodrën përkujton sot, 78 vjetorin e Lëvizjes antikomuniste të Postribës. Kreybashkiaku i majtë Benet Beci ka nderuar këtë datë përkujtimore në nderim të të rënëve në vitin 1946 në lëvizjen kundër regjimit komunist.

    • VIDEO

      Stuhi të dhunshme gjatë natës, qiell i nxirë, bubullima që buçasin dhe përmbytje!

      Roma u zgjua sot nën një ciklon të furishëm që solli edhe përmbytje në disa zona dhe shkatërrime. Në rrjete janë shpërndarë edhe pamje të frikshme të qiellit të nxirë dhe rrufeve që jeonin njëra pas tjetrës. Përmbytje dhe në zonën e 'Coloseu'-t

    • VIDEO

      Nis viti i ri shkollor në Berat, mbyllja për rindërtim e shkollës 9-vjeçare ’22 Tetori’ rikthen mësimin me turne

      Ka nisur në Berat Viti i ri shkollor 2024-2025.  Mësohet se për shkak të rindërtimit të shkollës 9-vjeçare "22 Tetori", nxënësit e kësaj shkolle do ta zhvillojnë mësimin në gjimnazin "Bab Dud Karbunara", paradite nxënësit nga klasa e parë në klasën e katërt dhe pasdite ata nga klasa e pestë në klasën e nëntë.

      Këtë vit në rrethin e Beratit kanë hapur dyert për vitin e ri arsimor 58 shkolla (9-vjeçare dhe të mesme, publike dhe private). 

      Numri total i nxënësve në këto shkolla është 6470 nxënës, ndërkohë që në bankat e shkollës ulen për herë të parë 458 vogëlushë në klasën e parë. Edhe kopshtet e çerdhet kanë hapur sot dyert për të pritur vogëlushët. Në Berat 1000 fëmijë frekuentojnë kopshtet në qytet e fshat dhe 256 fëmijë frekuentojnë çerdhet.  Shifrat janë bërë të ditura nga Drejtoresha e Arsimit në bashkinë Berat,Klodjana Hoxha.

    • VIDEO

      Ministrja uron nxënësit dhe mësuesit: Të vendosur për përmirësimin e standardeve të mësimdhënies, suksese në këtë rrugëtim të bukur

      Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Në mesazhin e saj, Ministrja theksoi rëndësinë e edukimit cilësor dhe përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke u fokusuar tek investimet e kryera për të rritur standardet e mësimdhënies.

    • VIDEO

      Nis sot viti i ri shkollor për 350 mijë nxënës, 28 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës

      350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor 2024-2025 në 1725 shkolla në të gjithë vendin. 28 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa rreth 27 mijë janë të regjistruar në klasat e 10-ta.

      25 shkolla të reja hapin dyert për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor, si dhe 216 laborator të rinjtë.

      Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës.

    • VIDEO

      Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri te Kryqëzimi i Golemit, plagoset 29-vjeçari! Në kërkim autori

      Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme te kryqëzimi i Golemit, ndërsa një i ri ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për Renaldo Kolën, 29-vjeç. Autor dyshohet Marjo Kroni, i cili po lëvizte me një furgon të bardhë.

    • VIDEO

      Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve

      Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bëjnë me dije se gjatë javës së parë të shtatorit, në kuadër të operacionit “Siguria Detare” ka bllokuar 17 mjete lundruese

    • VIDEO

      Vrasja e të riu pas sherrit për parkimin në Shkodër, arrestohet pas një viti një prej autorëve

      Një vit pas vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza në Shkodër, policia ka vënë në pranga një prej autorëve të krimit. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Enton Dushaj, i cili ishte ende në kërkim për këtë ngjarje të rëndë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv