-
VIDEO
Pianistja Giuseppina Torre: I thashë jo dhunës, dhe rilinda! Artistja e njohur në një rrëfim për jetën dhe artin e saj
Salla e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë u kthye në një hapësirë ku muzika nuk ishte thjesht art, por një dëshmi e lirisë dhe kurajës së një gruaje, që arrin të refuzojë dhunën. Pianistja dhe kompozitorja italiane Giuseppina Torre solli koncertin-rrëfim “La Forza Di Rinascere” (Forca për të Rilindur), një gërshtim mes tingujve të pianos dhe leximit të librit mbi jetën e saj “Un piano per rinascere”.
-
VIDEO
Rrugorja ushtron kontrolle me dron e radar në Berat, arrestohet një shofer i dehur! Mbi 540 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor
Kontrollet me dronë, radarë dhe makina inteligjente në rrugët e Beratit kanë çuar në arrestimin e një drejtuesi mjeti dhe ndëshkimin e qindra të tjerëve për shkelje të Kodit Rrugor.
-
VIDEO
Kontrolle me kamera inteligjente në Korçë, Rrugorja ndëshkon 257 shoferë për parakalime të gabuara
Sipas Policisë, kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale me qëllim rritjen e sigurisë rrugore
-
VIDEO
Bie sërish niveli i liqenit të Fierzës, zbret në 266.95 metra! Dy agregatë mbajnë në punë hidrocentralin
Sipas të dhënave të datës 2 tetor, mungesa e reshjeve gjatë verës, prurjet e kufizuara dhe përdorimi i rezervës ujore për prodhimin e energjisë elektrike kanë ndikuar në uljen e nivelit të liqenit.
-
VIDEO
'Forumi i Mikpritjes' bën bashkë brandet e mëdha në Tiranë, Rama bizneseve: Nga turizmi masiv drejt atij cilësor! Ftesë investitorëve: Shfrytëzoni potencialin tonë tani!
Për herë të parë është organizuar në Tiranë “Forumi i Mikpritjes, që bëri bashkë dhjetëra investitorë vendas e të huaj, si dhe markat kryesore të industrisë turistike. I pranishëm në forum kryeministri Edi Rama tha se sfidë nuk është më rritja e numrit të pushuesve, por fuqizimi i cilësisë në shërbim
-
VIDEO
Kanceri i gjirit/ Rritje me 2.2% në vit, por ulet vdekshmëria! Mjekët: Bëni kontrolle
Rastet e reja të grave me kancerin e gjirit janë shtuar, por vdekshmëria njeh një rënie të lehtë. Ekspertët bëjnë thirrje për kontrolle të vazhdueshme, pasi zbulimi në kohë i tij, shpëton jetë
-
VIDEO
Fier/ 69-vjeçarja del nga spitali ditën e ditëlindjes, mjekët kryejnë ndërhyrjen e vështirë në aortë
Pa operacion, përmes një metode minimalisht invazive, mjekët e spitalit Memorial në Fier, kryen një ndërhyrje të vështirë në aortë, duke i shpëtuar jetën 69-vjeçares. Procedura e njohur si TEVAR, konsiston në vendosjen e një endoproteze në pjesën e dëmtuar të aortës. Për herë të pare, kjo ndërhyrje bëhet në spital publik, pasi më herët ofrohej vetëm nga privati.
-
VIDEO
Me bilbil në dorë, kryebashkiaku i Memaliajt përkrah banorëve para Kuvendit, kundërshton shkrirjen me Tepelenën
Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, mbështeti banorët në protestën para Kuvendit për të shprehur kundërshtimin për ndarjen e re territoriale që propozon PS.
-
VIDEO
Skandali i videove intime, kompozitori Hila nën hetim, filmoi artistet pa dijeni! Njëra prej tyre denoncon në polici: Gjeni kush shpërndau pamjet
Policia e Tiranës nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj kompozitorit Adrian Hila, për filmimin pa dijeninë e tyre, të disa artisteve me të cilat ai kishte kryer marrëdhënie seksuale. Ai u pyet për disa orë në polici të enjten në mbrëmje, ku tha se sistemi mund të jetë hakeruar. Disa nga gratë viktima të kësaj situate, kanë thënë se nuk kishin dijeni për kamerën në dhomë, e kërkojnë që të zbulohet personi që i publikoi ato.
-
VIDEO
Afati mbaron më 6 tetor, Kurti nis komunikimet me partitë e opozitës për presidentin e Kosovës: Kjo fundjavë vendos gjithçka
Kryeministri thotë se kjo fundjavë do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje. Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.
-
VIDEO
‘Territorialja’/ Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, përplasen me Braçen! Njëri i hedh ujë, ndërhyn Tritan Shehu
Në momentin e daljes nga Kuvendi, deputeti Erion Braçe është përplasur me protestuesit nga Memaliaj që kundërshtojnë bashkimin me Tepelenën. Ndërsa afrohet drejt tyre, ata fishkëllejnë dhe i drejtojnë thirrje të ndryshme, ndërsa një prej tyre e spërkat me ujë.
-
VIDEO
Shkodër/ Shfrytëzonte apartamentin me qira për prostitucion dhe drogë, arrestohet një braziliane, në pranga dhe një shkodran!
Një 29-vjeçare braziliane është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi kishte shfrytëzuar apartamanetin e marrë me qira për prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe një 40-vjeçar banues në Shkodër i cili dyshohet se ka qenë përfitues nga kjo veprimtaritë kriminale.