Pianistja Giuseppina Torre: I thashë jo dhunës, dhe rilinda! Artistja e njohur në një rrëfim për jetën dhe artin e saj

2 Tetor, 14:48 | Përditesimi: 2 Tetor, 14:48

Salla e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë u kthye në një hapësirë ku muzika nuk ishte thjesht art, por një dëshmi e lirisë dhe kurajës së një gruaje, që arrin të refuzojë dhunën. Pianistja dhe kompozitorja italiane Giuseppina Torre solli koncertin-rrëfim “La Forza Di Rinascere” (Forca për të Rilindur), një gërshtim mes tingujve të pianos dhe leximit të librit mbi jetën e saj “Un piano per rinascere”.

E.H/Shqiptarja.com