-
VIDEO
Fier/ U përpoq të digjte mbeturinat, por shkaktoi zjarrin në Kreshpan, pranga 31-vjeçarit
Zjarri krijoi rrezik për sipërfaqe me bimësi, shkurre, ullishte e vreshta, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz e banesa.
-
VIDEO
FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar, institucione më të shëndetshme dhe pagesa të modernizuara
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore vlerësojnë progresin e Shqipërisë në sektorin financiar gjatë dekadës së fundit. Sipas vlerësimit, vendi ka institucione financiare më të shëndetshme, sistem më të larmishëm dhe infrastrukturë pagesash të modernizuar, ndërsa është zgjeruar edhe përdorimi i teknologjisë në produktet financiare.
-
VIDEO
Ndarja e re territoriale, Këshilli Bashkiak i Belshit voton kundër bashkimit me Elbasanin
Këshilltarët argumentuan arsyen e votës së tyre, se përse bashkia me potencial të rëndësishëm turistik duhet të qëndrojë më vete dhe të vetë administrohet.
-
VIDEO
Ish-deputeti Valteri: Axhendë brenda SPAK për vrasjen politike të Veliajt, janë investuar 2 prokurorë! Citojnë Kushtetuesen për pagat, por s’e respektojnë vendimin e saj për kryebashkiakun
Ish-deputeti Halit Valteri është shprehur se ka raste që prokurorë të SPAK, me axhenda private dhe pa asnjë provë, e përdorin detyrën për të ‘vrarë’ politikisht personazhe të caktuara politike.
-
VIDEO
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Valteri: Standardin që Rama përdori për shkarkimin e Vlora Hysenit, duhet ta ndiqte edhe për Ballukun! Kthupi: Dosja e SPAK ka baza të forta!
Ish-deputeti Valteri ngriti si hipotezë se Ergys Agasi mund të ketë qenë një agjent sekret për llogari të Vlora Hysenit dhe SHISH. Ndërkohë avokati Kthupi theksoi se problematika kryesore është procedura shtetërore e përzgjedhjes së Vlora Hysenit në krye të SHISH.
-
VIDEO
Merr flakë makina e drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan, dyshohet për defekt në mjet
Automjeti u përfshi nga flakët në qendër të Elbasanit. Drejtuesja e mjetit mohon që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme apo të lidhet me detyrën e saj.
-
VIDEO
Elbasan/ Një makinë përfshihet nga flakët në qendër të qytetit, nuk ka të lënduar
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që konfirmohet që nuk ka të lënduar
-
VIDEO
Zjarr në Topojë e Kreshpan të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë! Rrezikohen sipërfaqe me ullishte e pisha, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
Flakët në fshatin Topojë të Fierit përfshinë një sipërfaqe me hamull dhe shkaktuan panik te banorët e zonës. Zjarrfikësit ndërhynë në kohë dhe shmangën rrezikun për banesën. Ndërkohë zjarri në Kreshpan të Fierit janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, duke rrezikuar sipërfaqe me bimësi e ullishte.
-
VIDEO
Zjarr në Karicë të Matit, flakët përhapen nga livadhi në pyllin me dushqe, zjarrfikësit në terren
Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasites së sotme në fshatin Karicë të Njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit.
Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa të ndihmuar nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi edhe në njē masiv pyjor me dushqe.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës ku po punojnë për neutralizimin e flakëve që të mos i drejtohen banesave.
Terreni i favorshëm për përdorimin e mjetit zjarrfikës pritet të japë efekt në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të vatrës së zjarrit që mund të rrezikojë banesa.
Policia pritet të nis hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.
-
VIDEO
Fier/ Zjarr i përmasave të mëdha në ullishtet e Kreshpanit, flakët favorizohen nga era e fortë! Rrezikohet edhe masivi pyjor me pisha
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kreshpanit të Fierit, duke krijuar rrezik për sipërfaqe me bimësi, shkurre, ullishte e vreshta.
Sipas banorëve të fshatit Kreshpan, flakët kanë nisur fillimisht në një zonë me pisha, ndërsa më pas janë përhapur në kodrën që lidh Kreshpanin me fshatin Vjosë.
Në këtë zonë ndodhen ullishte, vreshta dhe pisha dhjetëra-vjeçare, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Fier, të cilët ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Situata vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit. Ndërkohë, terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjetet zjarrfikëse.
Efektivët po përpiqen të lokalizojnë vatrat e zjarrit duke përdorur pompa krahu dhe mjete të tjera rrethanore, ndërsa puna vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqet me ullinj e vreshta dhe masivin pyjor.
Flakët ndodhen larg zonës së banuar ndërkohë që është kërkuar ndërhyrje nga ajri.
-
VIDEO
Qese e bidona plastike/ Ndotet lumi Mat, brigjet kthehen në ‘landfill’ me plehra
Lumi Mat është tejet i ndotur nga mbetjet urbane dhe ato të ndërtimit që hidhen nga persona të papërgjegjshëm. Shqetësimin e kanë ngritur banorët e fshatrave të që kanë banesat pranë lumit. Sakaq Bashkia e Lezhës premton se do pastrojë zonën dhe do monitorojë territorin
-
VIDEO
Zjarr në Memëlisht të Pogradecit, flakët e favorizuara nga era
Një sipërfaqe me bimësi është përfshirë nga flakët në fshatin Memëlisht në Pogradec.
Dy mjete zjarrfikëse po dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve – të favorizuara nga era.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa është ngritur një grup hetimor.