-
VIDEO
Rithemelimi 2 orë protestë para Kuvendit/ Militantët e Berishës përplasen me policinë!
Ka zgjatur dy orë protesta e militantëve të Rithemelimit para Kuvendit, ndërkohë që në seancë zhvilloheshin punimet. Militantët e Rithemelimit herë pas herë u përplasën me policinë në tentativë për të çarë kordonin dhe për të hyrë brenda në Parlament. Një militant i vuri flakën gomave duke rrezikur dhe veten
-
VIDEO
Tritan Shehu përplaset me Nikollën: Nuk jemi në kohën e partisë së punës! Po goditet parlamentarizmi
Deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur në seancën e sotme me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD.
-
VIDEO
Të gjitha momentet e përplasjes së militantëve të Rithemelimit me efektivët e policisë
Militantët e Rithemelimit të mbledhur para kuvendit herë pas herë përplasen me policinë në tentativë për të çarë kordonin dhe për të hyrë brenda në Parlament.
-
VIDEO
'O zot nga poshtë duken si ushtri me tigra nga lart më pak se brenda në Kuvend' Pamje të tjera me dron të protestës së Rithemelimit
hqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamje të tjera me dron nga protesta e organizuar sot nga Rithemelimi para Kuvendit.
Pjesëmarrja nga larg duket e vogël, ndërsa janë shpërndarë për tu dukur shumë.
Madje deputeti socialist me ironi thotë se 'ata që nga afër duken si 'tigra' nga larg duken më pak se në kuvend' duke nënkuptuar se tashmë mbështetja për Berishën ka rënë.
-
VIDEO
Bardhi bllokon foltoren e Kuvendit: Distancohuni nga krimi! Noka-Peleshit: Niko-Narkos
Deputetët e Rithemelimit vijojnë bllokimin e seancës plenare, ku nuk lejojnë që të mbahen fjalimet në foltore. Bardhi u bënte thirrje socialistëve që të distancohen nga krimi, ndërsa Nikolla i tërhoqi vëmëndje.
-
VIDEO
Sali Lushaj, 'besniku' i Berishës prin përplasjen e militantëve me policinë në protestën para Kuvendit
Sali Lushaj, ish truproja e Berishës është një ndër militantët e flakët që është në krye të përplasjeve fizike që protestuesit herë pas herë bëjnë me policët me qëllim që të çajnë kordonin për të hyrë në oborrin e Kuvendit. Ndërkohë një tjetër kordon policor është vendosur në gadishmëri disa metra larg, brenda në oborr.
Sali Lushaj nuk mungon në asnjë protestë të organizuar nga Berisha dhe është gjithmonë në ballë. Edhe në protestat para bashkisë së Tiranës ai ka qenë në krye të militantëve në tentativat e tyre për të krijuar përplasje apo tensione me policinë.
-
VIDEO
Protesta para Kuvendit/ Një polic ndihet keq, qytetarët e ndihmojnë, i heqin skanfandën, i blejnë dhe ujë
Gjatë protestës së Rithemelimit ku ka dhe përplasje një efektiv policie është ndjerë keq. Gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com Daniela Maloku që po ndjek nga afër protestën sjell videon ku qytetarët i vijnë në ndihmë, i heqin skanfandën dhe i kanë blerë dhe ujë për tu qetësuar.
-
VIDEO
Protesta para Kuvendit/ Rithemelimi nxit militantët të përplasen me policinë, autoboti me ujë dhe një forca shtesë policore gati për të ndërhyrë
Një autobot me ujë dhe një grup I përforcuar i policisë ndodhet në oborrin e kuvendit për të ndërhyrë në rast se turma çan kordonin policor dhe hyn në oborrin e kuvendit.
Klevis Balliu paraprin protestuesve. Mes protestuesve dëgjohet dhe një zë që përpiqet të nxisë militantët të afrohen tek kordoni policor pasi 'askush s'ju prek dot me dore' thotë zëri, informon gazetarja e Report Tv Daniela Maloku e cila po ndjek protestën nga afër.
-
VIDEO
Protesta e opozitës para Kuvendit, Argita Malltezi pjesë e tubimit
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar protestës që po zhvillohet ditën e sotme në ambientet para Kuvendit.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, Argita shihet teksa është në mes të protestuesve, e mbuluar nga tymi për shkak të djegies së disa gomave nga militantët e Berishës.
-
VIDEO
Protesta jashtë Kuvendit, Klevis Balliu dhe militantët e Berishës përplasje të dhunshme me policinë
Me tensione është zhvilluar protesta jashtë Kuvendit, ku militantët e Berishës kanë hedhur gurë dhe shihe uji në drejtim të policëve.
Klevis Balliu ka udhëhequr përplasjen me policinë.
Ata kanë tentuar të shtyjnë forcat e rendit për të çarë kordonin e ngritur në hyrje të Parlamentit, me qëllimin për të hyrë brenda oborrit të këtij institucioni.
Policia i bën thirrje protestuesve që të mos përplasen me efektivët.
-
VIDEO
Spiropali: Ushtria e turpit opozitar, dilni jashtë dhe shtoni numrin e protestuesve
Ushtri e trupit opozitar e ka cilësuar ministrja Elisa Spiropali situatën e krijuar në Kuvend prej opozitës, të cilët kërkojnë kthimin e Berishës në grup, ndërsa akuzonin për narko shtet pas emisionit të RAI.
-
VIDEO
Nikolla përjashton nga Kuvendi Flamur Nokën: Po kërcënon kryetaren e Kuvendit, turp të të vijë
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka, pas tensioneve në sallën e Kuvendit.