Protesta e opozitës para Kuvendit, Argita Malltezi pjesë e tubimit

6 Qershor, 11:47

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar protestës që po zhvillohet ditën e sotme në ambientet para Kuvendit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, Argita shihet teksa është në mes të protestuesve, e mbuluar nga tymi për shkak të djegies së disa gomave nga militantët e Berishës.