• VIDEO

    Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kërkime në Has, në kërkim gjyshja

    Prej 6 ditësh ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 3-vjeçarit, i cili u zhduk nga zona e ish-kënetës në Durrës, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij.

  • VIDEO

    Biznesmenit Ago Gjolaj i sekuestrohet biznesi në Koplik, Report Tv sjell pamjet

    Report Tv sjell pamjet e kompanisë B.M – Group në pronësi të biznesmenit Ago Gjolaj në Koplik të Malësisë së Madhe e cila u vendos në sekuestro nga prokuroria e Shkodrës.
     

  • VIDEO

    Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes

    Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.

    Sipas informacioneve, trupi i emigrantit u konstatua nga banorët e fshatit të cilët më pas njoftuan policinë. Ekspertet mjeko-ligjore që këqyrën trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet që emigranti i cili është në një moshë të re të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.

    Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në juglindje të vendit shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.

  • VIDEO

    Akuzohet se tjetërsoi 7500 m2 tokë, gjykata e Tiranës lë në burg Ymer Markun, ish-kreu i komunës Bërxullë

    Gjykata e Tiranës ka lënë ne burg ish kryetarin e komunës Bërxullë Ymer Markun dhe dy ish zyrtarët Agim Loci dhe Kujtim Allmeta të akuzuar për tjetwrsimin me dokumenta të fallsifikuara dhe me pas shitjen e 7500 metra katrorë tokë e Bërxull. Ndërkohë vetëm Kujtim Balliu gjykata vendosi të qëndrojë ne masën arrest shtëpie. Katwr tw arrestuarit akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet e tokës në Bërxullë dhe ia kanë shitur nipit të ish deputetit socialist Sadri Abazi.

  • VIDEO

    3-vjeçari prej 5 ditësh i zhdukur, avokati: Veprimet për gjetjen e të miturit të vonuara! Të gjurmohet telefoni i gjyshes

    Kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit në Durrës, i zhdukur që prej 5, ditësh janë të vonuara. Kështu deklaroi në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku tha se tha se duhet të kryhen veprimet konkrete siç do të sihte gjrumimi i telefonit të gjyshës së të miturit si dhe të kontrollohet sistemi ‘TIMS’ nëse ka dalë jashtë vendit

  • VIDEO

    Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej 5 ditësh i zhdukur! Nëna e të miturit denoncoi gjyshërit, dështojnë kërkimet e policisë

    Prej 5 ditësh një fëmijë që është marrë padrejtësisht nga gjyshërit, rezulton i zhdukur. Policia e Durrësit ende nuk ka gjetur 3-vjecarin, edhe pse ka prangosur gjyshin e tij, 60-vjeçarin Rexhep Gjuni. Denoncimin e ka kryer nëna e të miturit, të shtunën e 13 Prillit në orën 20:00

  • VIDEO

    Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, eksperti: Do sjellë konfrontim, serbia do tentojë destabilitet! Ka 1500 dronë ‘Shahed’ të blerë nga Irani

    Asambleja Parlamentare eKëshillit të Evropës në një votim historik i hapi rrugën anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Eksperti i sigurisë Dritan Shala tha për Report Tv se ky vendim do të sjellë konfrontim mes dy vendeve, si në aspektin politik, por edhe në atë të sigurisë.

  • VIDEO

    Zbulimi i laboratorit të falsifikimit në Yzberisht, Bregu e Rushiti falsifikonin certifikata pronësie e dokumente martese për përdorim jashtë vendit

    Përgjimet ishin provat që nxorën zbuluar grupin kriminal të falsifikimit të vulave të institucioneve shtetësore, pas informacioneve që Krimi Ekonomik kishte marrë për veprimtarinë kriminale.

    Sipas burimeve, dy të arrestuarit Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti, prej kohësh kishin arritur të ngrinin skemën e mashtrimit të falsifikimit, kryesisht të certifikatave të pronësisë së tokës dhe dokumenteve të martesave që klientët do i përdornin jashtë shtetit përfitime dokumentash.

    Ka shumë raste ku të arrestuarit kundrejt pagesës kanë tjetërsuar prona apo kanë zgjeruar kufijtë, kryesisht në Kashar dhe Kamëz, por nuk mungojnë edhe rastet nëpër zona të tjera. Dokumentet e sekuestruara po verifikohen nga Krimi Ekonomik. Ndërkohë, vulat që u gjetën prodhoheshin nga vetë Bregu e Rushiti dhe i përkasin shumë institucioneve.

  • VIDEO

    Ktheu lokalin në 'bazë’ për lojëra fati, në kërkim pronari në Kamëz

    Një lokal në Kamzës të Tiranës ishte kthyer në bazë për vendosjen e lojërave të fatit. Lokali është zbuluar sot nga Policia, ndërsa është vënë në hetim një 17-vjeçar që është kapur duke vendosur baste sportive.

  • VIDEO

    Pse Ilir Meta vijon sulmet kërcënuese ndaj kryetarit të SPAK-ut Altin Dumani? Sot në Repolitix

    Pse Ilir Meta vijon sulmet kërcënuese ndaj kryetarit të SPAK-ut Altin Dumani? A po përgatitet arrestimi i Ilir Metës nga SPAK? Reagimi i SHBA-së në mbrojtje të Dumanit dhe a përplaset sërish Ilir Meta me politikën amerikane? Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në emisionin Repolitix

  • VIDEO

    Meta i përgjigjet KLP: Thuajini Dumanit të mos bëjë politikë! I dha mesazh Ahmetajt që të mbyllë gojën

    Kreu i PL, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të KLP, që dënoi sulmet e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Meta tha se meqë :KLP qenka shqetësuar shumë, duhet t’i thotë Altin Dumanit që mos të merret me politikë”.

    Meta foli edhe për deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët, duke thënë se Dumani paralajmëroi se gazetarët gjatë një takimi se do ketë surpriza. Sipas Metës, Dumani ka dashur që t’i japë mesazh Ahmetajt që të shijojë çfarë ka për të shijuar, në të kundërt do t’ia bëjnë më të vështirë situatën.

    "Për Dumdumanin. Arben Ahmetaj bëri një deklaratë, bëri të qartë që s’kishte lidhje me procedurën e inceneratorit. Në ato që tha aludoi qartë për Ramën dhe Veliaj. KLP që qenka shqetësuar shumë, KLP t’i thotë mos bëj deklarata politike, të veprojë sipas ligjit dhe kushtetutës. Dumdumani mblodhi gazetarët dhe tha prisni se do ketë surpriza për Arben Ahmetaj, surpriza ishte puna e ‘Bukës’. Dumdumani donte t’i jepte mesazh Ahmetajt mbyll gojën, shijo ca ke për të shijuar se mund ta bëjmë gjënë edhe më të vështirë", tha Meta. 

  • VIDEO

    Ilir Meta: Tedi Blushin duan ta ‘vrasin’, por do e bëj sekretar të Përgjithshëm të PL! Unë dua patriot, jo çimkaxhinj

    Ilir Meta ka propozuar Tedi Blushin si sekretar të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Në një konferencë për mediat, Meta foli sërish për tradhti brenda PL, ndërsa tha se ka dëgjuar zëra brenda partisë së Tedi Blushi bën veporimtari armiqësore ndaj Metës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv