-
VIDEO
Harta e re territoriale, PS e vendosur ta votojë më 8 tetor! PD kundër: S’ka konsensus! Balla: As në 2014 nuk patëm dakordësi
Propozimi i PS për hartën e re territoriale pritet të miratohet të enjten e 8 tetorit në Kuvend. Ndonëse në konferencën e kryetarëve nuk pati dakordësi për kalendarin, Taulant Balla tha se koha nuk pret, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme vendore. Drafti do të diskutohet së pari në komisione, por Balla la të kuptohet se PS nuk do të tërhiqet nga ndarja me 46 bashki të vendit.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ Nisin Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe ai i Kukullave! Hapet sot ekspozita 'Italia që ëndërronim'
Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
-
VIDEO
Balluku? Eurodeputetja Wiseler-Lima: SPAK ndër institucionet e besueshme për shqiptarët, reforma në drejtësi e pakthyeshme
Eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima tha në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit në Tiranë se SPAK është ndër institucionet e besueshme dhe të suksesshme të reformës në drejtësi. Megjithatë, ajo sheh si problem pavarësinë duke shtuar se është Kuvendi ai që vendos për kërkesat e heqjes së imunitetit.
-
VIDEO
‘Balluku’, Bardhi: Në 3 muaj i janë zbuluar 2 vila luksoze, SPAK asnjë kërkesë të re për arrestimin! Kuvendi të kërkojë transparencë
Gazment Bardhi ngriti para mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE shqetësimin për çështjen e ish-zv. kryeministres Belinda Balluku duke u shprehur se votimi i Kuvendit për të mos i hequr imunitetin, ishte mbrojtje politike për të. Ai solli në vëmendje sekuestrimin e vilës së dytë të Ballukut në Palasë dhe mosparaqitjen e kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
-
VIDEO
Tabaku: Parlamenti mbron interesat e pakicës, ka ngritur agjenci pa transparencë! Reforma zgjedhore dhe territoriale, të njëanshme!
Në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Jorida Tabaku tha se opozita e mbështet procesin e anëtarësimit, por do të jetë kritike “sa herë që ai nuk ecën në binarët e duhur.”
-
VIDEO
Balla u përgjigjet akuzave të opozitës: Kuvendi s’bën ligje me porosi, mund t’i drejtoheni drejtësisë
Taulant Balla mohoi akuzat e opozitës në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE se ligjet e hartuara nga Kuvendi janë me porosi. Ai i ftoi t’i drejtohen drejtësisë, ndërsa shtoi se Paketa e Maleve për të cilën opozita ka kërkuar shfuqizim, sjell mundësi zhvillimi.
-
VIDEO
GJKKO gjobiti avokatët për bojkotin, Haxhia: Nuk mund të zbatohet një rregullore me forcën e dënimit administrativ, të mërkurën vendosim për hapat e tjerë
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka komentuar për Report Tv vendimin e GJKKO-së për të gjobitur me nga 50 mijë lekë (të rinj) mbi 10 avokatë që në zbatim të bojkotit, nuk morën pjesë në gjyq, por qëndruam në vendet e rezervuara për publikun në sallë.
-
VIDEO
Kanosi me pistoletë adoleshentin pas një konflikti, arrestohet 33-vjeçari në Kavajë! Armën e fshehu pranë vendit të ngjarjes
Gjatë kontrollit në banesën e 33 vjeçarit nga Lushnja u gjet edhe municion luftarak i kalibrave të ndryshëm
-
VIDEO
Zjarrfikësit e Vlorës takojnë drejtuesit e Bashkisë, dorëzojnë 5 kërkesa për pagat dhe orët shtesë: Zbatoni të drejtat që na takojnë me ligj
Punonjësit e shërbimit zjarrfikës zhvilluan një takim me përfaqësues të Bashkisë Vlorë, ku kërkuan zbatimin e të drejtave që, sipas tyre, u njihen me ligj.
-
VIDEO
Vendimi për ish-krerët e UÇK, studentët marshojnë në Prishtinë!
Disa nga kërkesat e studentëve janë edhe mbështetja financiare e pakushtëzuar, si dhe mbështetja e plotë politike e morale për të akuzuarit. Studentët kanë bërë thirrje për partitë politike që të tregojnë pjekuri dhe të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, në mënyrë që të vendosin unitetin mbi interesat ditore
-
VIDEO
Bardhi: Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë! S’është ngritur komisioni hetimor për 11 majin
Nga ana e opozitës, u soll në vëmendje shqetësimi për dobësimin e kontrollit të pakicës parlamentare mbi qeverinë. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se kryeministri ka refuzuar 7 kërkesa për interpelancë nga opozita.
-
VIDEO
Rindërtimi, 650 familje në Kombinat presin banesat! Koçiu: Të përshpejtohet ritmi, Demo: Financim nga buxheti për përfundimin e procesit
Mbi 340 apartamente janë shpërndarë për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje. Demo tha se do të ndërhyhet me financim nga buxheti i qeverisë qendrore.