-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr në Lazarat, flakët përhapen me shpejtësi! Forcat zjarrfikëse në terren për izolimin e vatrës
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Ka qenë ora 20:00 ku u konstatua zjarri në fshatin Lazarat, ndërkohë që forcat zjarrfikëse me të mbërritur në vendngjarje, u ndeshën me një zjarr me përmasa të konsiderueshme, i cili rrezikonte edhe banesat përreth.
-
VIDEO
Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë 50-vjeçari në Lezhë (EMRI)
Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë, shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj
Një drejtues automjeti është është gjobitur me 20 000 lekë nga Policia e Fierit pasi u filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë.
-
VIDEO
Yzeiri: Drejtuesja e një prej një institucioneve më solemne në Shqipëri të jetë nën hetim nga SPAK është e rëndë! Avokati: Një skandal në këto 36 vite për shtetin tonë
Analisti Ilir Yzeri i ftuar sot në ‘Studio Live’ e cilësoi një gjë të rëndë që një drejtues i SHISH të jetë në hetim nga SPAK. Ndërkohë Fran Dashi avokat i ftuar gjithashtu në studio tha se lajmi i sotëm ishte një skandal për vendin tonë në këto 36 vite.
-
VIDEO
Arresti i SPAK, kreu i SHISH dorëzohet sapo mbërrin në Prishtinë! Autoritetet e shoqërojnë drejt Shqipërisë për ekzekutimin e masës ‘arrest në shtëpi’
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi sot ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH. Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
-
VIDEO
Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit në afërsi të Parkut të Apolonisë. Një helikopter po punon për izolimin e flakëve, ndërsa nuk raportohet të ketë rrezik për banesat aty pranë.
-
VIDEO
Flakët pranë pranë parkut të Apolonisë, Gonxhja: Zjarri i shkaktuar nga njeriu, policia po heton
Pas zjarrit pranë parkut të Apolonisë ministri Blendi Gonxhja në një prononcim për mediat tha se zjarri mund të jetë i vendosur nga njeriu dhe jo i shkaktuar nga temperaturat.
“Aksioni për fikjen e zjarrit po vijon. Kemi forca të shtuara nga toka dhe ajri. Me temperarua kaq të ulëta nuk mund të kemi një zjarr të tillë. Shkak është gabimi njerëzor, policia po heton. Nuk është dëmtuar asnjë monument brenda parkut”, tha Gonxhja.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës, flakët u përhapën pas rënies së rrufesë në majë të malit
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Jorgucat të Bashkisë Dropull të Gjirokastrës.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët nisën pas rënies së një rrufeje në majën e malit dhe u përhapën me shpejtësi.
Menjëherë në terren u angazhuan zjarrfikësit, të cilët po luftojnë me flakët, që po favorizohen edhe nga era e fortë.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Delisuf të Vlorës, flakët djegin sipërfaqe të mëdha me pemëtari dhe një stallë bagëtish
Pamjet tregojnë sipërfaqe të mëdha të djegura, ndërkohë në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krah zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.
-
VIDEO
Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, zjarrfikëset në vendngjarje
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit në afërsi të Parkut të Apolonisë.
Shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit
-
VIDEO
Sulm me armë pranë një shkolle në Turqi, 11 nxënës të plagosur! Policia arreston autorin e mitur, prindërit dhe gjyshin e tij
Kjo është ngjarja e tretë me armë pranë shkollave në Turqi gjatë këtij viti. Pesë muaj më parë, në dy sulme të ndara në Kahramanmaraş dhe Siverek humbën jetën disa persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
-
VIDEO
Eurodeputetët vizitojnë Manastirin e Zvërnecit, At Jan Tereziut refuzon të flasë për investimin: Ky është vend i Zotit, s’mund të bëhet politikë
Eurodeputetët dhe deputetët shqiptarë që vizituan Zvërnecin u ndalën edhe në Manastirin e Shën Mërisë, ku u pritën nga prifti At Jan Tereziu. Gjatë vizitës, ai i njohu me historinë dhe vlerat e këtij objekti të trashëgimisë kulturore.