• VIDEO

    Plani ekonomik i BE, Rama: Duhet integrim brenda për brenda rajonit, kemi humbur kohë!

    Pas samitit në Shkup, kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët shqiptarë komentoi takimin, ndërsa tha se plani ekonomik i BE është një format i duhur pasi fillimisht vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohem brenda për brenda vetes. Rama tha se kanë humbur kohë për këtë proces dhe janë shumë mbrapa, pasi nuk kanë bërë gjitha angazhimet në kuadër të Procesit të Berlinit e Ballkanit të Hapur.

  • VIDEO

    U bllokuan pasditen e djeshme në Korab, evakuohet çifti zviceran! Dërgohen te Trauma

    Çifti zviceran që mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në malin Korab është shpëtuar. Në ndihmë erdhi edhe KFOR, ndërsa tashmë janë dërguar edhe në spitalin e Traumës në Tiranë.

    “Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve tanë, policisë dhe KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar. Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës”, njofton Mbrojtja.

  • VIDEO

    Live Konferenca/ Rama në Shkup flet për darkën me Kurtin e Vuçiç

    "Këtu nuk ka asgjë personale. Është hera e parë që jam në një darkë bashkë me të dy. Nuk më rezulton se ndodhi ndonjë gjë tjetër, veçse u bë një komunikim poziitv me të gjithëve. Ky format këto kërkesa që ka sot BE, nga të gjithë ne, për të na dhënë mundësinë q ëtë marrim shumë më tepër mbnrapsht në aspektin ekonomik, flasin vetë për atë që më ka rënë goja"

  • VIDEO

    Kërkoi leje për t'u betuar si kryebashkiak i Himarës, dështon sërish seanca për Fredi Belerin

    Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm është shtyrë seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili ka kërkuar leje për t’u betuar.

  • VIDEO

    Apeli rrëzon Erzen Breçanin, nuk hiqet sekuestroja për Hidrocentralin Drita

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi sot kërkesën e Erzen Breçanit për të hequr sekuestron preventive nga Hidrocentrali Drita.

  • VIDEO

    Rama: Greqia merr 4 mijë euro për qytetar nga BE, ndërsa ne vetëm 133 euro, ky është hendek

    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen me liderët e Ballkanit në Shkup, deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE, Greqia, merr 4 mijë euro ndihmë për qytetar, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit vetëm 133 euro për qytetar. Sipas Ramës ky është një hendek shumë i madh mes vendeve të unionit dhe atyre që nuk janë bërë pjesë e BE. 

  • VIDEO

    Berisha në arrest shtëpie, s'ka ku të shkojë! Xhiro lart e poshtë nëpër tarracë

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në tarracën e pallatit për ajrosje.

  • VIDEO

    Tiranë/ Zjarr në shkollën private ‘Qatar College’, flakët përfshinë depon! Shkak një shkëndijë elektrike

    Një zjarr ka rënë në një shkollë private në Tiranë. Zjarri ka rënë në depon e shkollës Qatar College’, ku mbahen karrige e materiale të vjetra.

  • VIDEO

    Tiranë/ Flet me lot në sy e motra e 70 vjeçarit që u dëmtua nga skela: Gjëndja e tij shumë e rëndë! Kishte dalë të bënte dokumentet e makinës

    Motra e 70 vjeçarit i cili u dëmtua pasi u rrëzua skela nga pallati në ndërtim e sipër në bulevardin “Gjergj Fishta’ tregoi për Report Tv se gjëndja shëndetësore e tij është shumë e rëndë.

    Ajo ka dhe një apel për ndërtuesit.

    Gjëndja e tij është shumë e rëndë. Po bëhet operacion. Presim të marrim përgjigje. I bëj thirrje të mos afrojnë skelat në xhadet (rrugë).  I ka rënë në befasi. Do të kalonte rrugën I ra skela që kanë vënë punëtorët. I ka rënë vëllait tim dhe një goce tjetër. Ata nuk njihen. Ai vajti për të nxjerrë dokumentet e makinës. Ti rregullojnë mirë të mos marrin jetë njerëzish.

  • VIDEO

    Çifti zviceran i bllokuar në Korab prej pasdites së djeshme, do evakuohen nga KFOR

    KFOR do t’i vijë në ndihmë autoriteteve shqiptarë për nxjerrjen e dy turistëve zviceranë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Korabit.

    Evakuimi do të kruhet nga KFOR, pasi helikopteri FA nuk ulje dot për të marrë dy turistë, njëri prej të cilëve ka thyer këmbët.

  • VIDEO

    Report Tv në banesën në Përmet ku ra shkëmbi, të pranishëm ishin 5 anëtarët e familjes! Si zuri poshtë të riun

    Gazetari i Report Tv, Piro Nase ishte në banesën në Përmet, së cilës mëngjesin e sotëm një shkëmb i shkëputur nga mali i ra mbi çati, duke zënë poshtë djalin 25-vjeçar që ishte ende në shtrat.

    Momente paniku kanë përjetuar 5 anëtarët e familjes Vangjeli, të cilët ishin të gjithë brenda në banesë në momentin kur shkëmbi u shkëput dhe ra në një prej dhomave të gjumit, ku flinin 3 anëtarët e familjes.

    Të tjerët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por 25-vjeçarit guri i zuri këmbët dhe është dërguar në Janinë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Të afërm, fqinj dhe forcat e policisë kanë punuar më shumë se tre orë për të shpëtuar të riun.

    Siç, shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, shkëmbi ka rënë në mes të banesës dhe dëmet janë të mëdha. Punonjësit e Emergjencave Civili janë ende në banesë dhe po punojnë për shkërmoqjen e shkëmbit, për të bërë të mundur nxjerrjen e tij, pasi është i përmasave të mëdha.

  • VIDEO

    'Tempulli 2' u goditën 7 grupe kriminale, Rrumbullaku jep detaje: 273 të arrestuar! Balla: Nuk kemi pasur asnjë rrjedhje të informacionit

    Tempulli 2’ ka goditur anëtarët e 7 grupeve kriminale që merren me shpërndarjen e drogave afër shkollave dhe jo vetëm, deklaroi drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Rrumbullaku.

    Janë 273 të arrestuar.

    Ndërkohë ministri i Brendshëm deklaroi se nuk ka pasur asnjë dekonspirim.
    ‘Nuk kemi pasur asnjë rrjedhje të informacionit. Numri i madh i urdhave të ndalimit nga prokuroria janë realizuar me sukses. Një pjesë e forcave të policisë janë në terren për të vijuar operacionin” tha Balla.

    S.G/Shqiptarja.com

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv