-
VIDEO
Shkëmbi ra në banesën në Përmet, i afërmi për Report Tv: Dëgjova ulërima, gjendja ishte katastrofë! Të riun e shpëtuam pas 3 orësh
Një prej të afërme të familjes Vangjeli, të cilët u përballën sot me një situatë të rëndë, tregon për Report Tv se si ndodhi ngjarja, ku guri ra mbi banesë duke bllokuar të riun. Ai thotë se dëgjoi zhurmën dhe menjëherë i ka marrë në telefon, por ka dëgjuar vetëm ulërima e panik.
Në momentin që dëgjova zhurmën e madhe, shtëpia ime ndodhet 50 m larg. E marr në telefon, hapën telefonin s’më përgjigjën, dëgjova panik, ulërimë. Erdha menjëherë dhe gjeta një skenë të atillë që nuk ia urojmë asnjërit. Në zonën tonë kemi pasur raste, por jo gur kaq të mëdhenj. Ishte rrëzuar ai gur, është shkëputur nga shpella atje lart. Pesha e gurit është shumë e madhe, shpejtësi e madhe. Gjendja ishte katastrofë. Gërmuam me ca na u gjet, për 3 orë rresht që mezi e nxorëm. Erdhën dhe forcat zjarrfikëse, e ambulanca. Arritëm ta nxjerrim.
-
VIDEO
Shkëmbi ra në banesën në Përmet, fqinji: Dola zhveshur, kemi punuar me thonj për të nxjerrë djalin! Të merren masa, mund të ndodhë tragjedi
Gazetari i Report Tv, Piro Nase ishte në banesën në Përmet, të cilë si ra shkëmbi sipër duke bllokuar 25-vjeçarin. Një prej fqinjëve, i cili i ka shkuar në ndihmë i pari familjes Vangjeli thotë se sapo ka dëgjuar zhurmën ka shkuar menjëherë për të parë se çfarë ndodhi dhe është përballur me atë situatë.
Ai tregon për Report Tv ndihmën që dhanë bashkë me fqinjët e tjerë për të nxjerrë 25-vjeçarin. Një thirrje e ka edhe për inistucionet, për të cilat thotë se duhet të marrin masa pasi një situatë e tillë mund të ndodhë sërish dhe mund të kthehet në tragjedi.
-
VIDEO
E rëndë në Përmet, shkëmbi bie mbi banesë dhe i zë këmbët 25-vjeçarit! 3 orë i bllokuar, dërgohet në spital në Janinë
E rëndë në Përmet. Shkëmbi bie mbi një banesë dhe zë poshtë 25-vjeçarin të shtrirë në krevat. Pas rreth 3 orësh i bllokuar, i riu është dërguar në spital.
-
VIDEO
Dosja e Mc Gonigal/ Agron Neza paraqitet në SPAK
Shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës emri I të cilit doli në dosjen e Mc Gonigal është paraqitur sot në SPAK
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, nesër SPAK merr në pyetje Sali Berishën, më 25 janar dhëndrin Malltezi
Nesër më 23 janar, SPAK ka thërritur për të marrë në pyetje Sali Berishën në hetim për korrupsion pasiv, dhe dy ditë më pas, më 25 janar, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
-
VIDEO
21 Janari/ Rama i quajti 'pa shtyllë kurrizore' reagon Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës reagon lidhur me hetimet për dosjen e 21 janarit. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama kërkoi që dosja të hetohet nga SPAK nëse jo dosja “do të vijonte të mbetej në barkun e prokurorisë së Tiranës pa shtyllë kurrizore’
-
VIDEO
Operacioni antidrogë, 67 të arrestuar në Durrës! Kapen me doza kanabisi
Report Tv mëson se 67 persona kanë rënë në pranga në Durrës në vazhdën e operacionit policor “Tempulli”.
Burime për gazetarin e Report Tv, Aldo Mustafa bëhet me dije se një pjesë e të arrestuarve rezultonin të kapur me doza të vogla lendesh narkotike te cilat kane deklaruar se i kishin për konsumim vetjak.
Pjesa tjetër kanë qenë shpërndarës po në doza të vogla.
-
VIDEO
Operacioni antidrogë, 35 të arrestuar në Vlorë, sekuestrohet kokainë
Një operacion anti-drogë po zhvillohet në të gjithë vendin, i cili është vijimësi i megaoperacionit ‘Tempulli’.
Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni në qytetin e Vlorës janë arrestuar 35 persona.
Po ashtu, janë sekuestruar edhe doza kokaine gati për shitje, por ende nuk bëhet me dije sasia.
-
VIDEO
‘Tempulli’/ Operacion antidrogë në gjithë vendin, mbi 200 të arrestuar! Sekuestrohet kokainë, kanabis e armë
Një tjetër operacion është zhvilluar në të gjithë vendin kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Burime bëjnë me dije se janë mbi 200 të arrestuar. Ndërkohë, është sekuestruar edhe drogë e ndarë në doza gati për shitje, por ende nuk dihet sasia.
-
VIDEO
Tiranë/ Ja skela e rrëzuar, Babë e bij dërgohen në spital! Çfarë thotë policia
Policia njofton për ngajrjen e ndodhur në bulevarin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Ndërkohë Report Tv sjell skelën e rrëzuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
Liderët e Ballkanit në Shkup, zyrtari i BE: Plani për rritjen ekonomike përshpejton integrimin në BE, mos bllokoni fqinjët
Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman, në takimin e liderëve të Ballkanit, ku po diskutohet për planin e rritjes ekonomike të BE, tha se 6 vendet e rajonit i duan në union. Gert Jan Kopman theksoi se me këtë plan do përshpejtohet integrimi në Bashkimin Europian, pasi sipas tij e rëndësishme është që vendet e rajonit të integrohen fillimisht mes vetes.
-
VIDEO
Tiranë/ Bie skela e pallatit në ndërtim e sipër, plagosen 2 kalimtarë, babë e bijë!
Skela e një pallati në ndërtim e sipër ka rënë duke plagosur dy kalimtarë sot në Tiranë.