-
VIDEO
Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, firmosi urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.
-
VIDEO
Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, lëvizje në Berat, Korçë e Tiranë! Ndëshkohen drejtues të lartë, kryepolici i Elbasanit bëhet specialist
Me firmën e kryepolicit Skënder Hita, janë bërë ndryshimet e para në disa drejtori qarqesh në vend. Fatmir Hoxha i Elbasanit nga drejtues shkon specialist në drejtori të përgjithshme. Luigj Vathi, nga Berati shkon në drejtues i Kufirit të Korçës. Ndryshime ka edhe në Tiranë në nivelin e zv/drejtorit për rendin dhe sigurinë.
-
VIDEO
Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve
Zjarret në vendin tonë mbeten ende një problematikë edhe këtë fillim shtatori. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.
-
VIDEO
Zjarret në Ulëz të Dibrës vënë në rrezik shtëpitë, pritet evakuimi i banorëve të zonës
Situata e krijuar nga zjarri në fshatrat e Ulzës në Dibër vijon të jetë kritike, pasi për shkak të përhapjes së perimetrit në një rreze prej 5 kilometër, rreziku ju është afruar edhe banesave.
Situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë. Ndërkohë pritet që nga momenti në moment të bëhet evakuimi i banorëve që kanë shtëpitë në këtë zonë për shkak se flakët po shkojnë drejt tyre.
Edhe pse në rrugë tokësore janë dhjetëra forca të zjarrfikëses, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, të forcave të armatosura dhe vullnetarë, është e pamundur ndalja e hovit të zjarrit, ndërsa zona është e mbushur me tym që kufizon fushëpamjen dhe bëhet rrezik për asfiksimin e grupeve në terren.
-
VIDEO
Lezhë/ Policia Rrugore prezanton bilancin e muajit gusht: Mbi 5 mijë masa, 2806 drejtues të ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë
Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut të Lezhës, ndërsa u bëhet apel drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin shpejtësinë dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
-
VIDEO
U dhunua nga djemtë e pronarit të hotelit ‘Flar’ pasi i kërkoi pagën, zbardhet dëshmia e kamerierit: Më goditën me grusht dhe tavëll qelqi në kokë
Report Tv ka siguruar dëshminë e kamerierit që u dhunua nga djemtë e pronarit të hotelit ‘Flar’ në Golem. 18-vjeçari Genti Nela ka treguar se ka filluar punë si banakier në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit në 10 korrik të këtij viti, ku thekson se për nisjen e punës ka biseduar me biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj.
-
VIDEO
Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm (VIDEO)
Organizatat e mediave kanë reaguar sërish për rregulloren e re të GJKKO-së e cila hyn në fuqi këtë të martë, pa asnjë reflektim ndaj kundërshtive të forta dhe shqetësimeve të ngritura për situatën e censurën që ajo krijon. Ato bënë thirrje për pezullimin e rregullores dhe paralajmërojnë se do ta ndjekin këtë cështje në mënyrë ligjore e institucionale deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.
-
VIDEO
Kampion Mesdheu në shkëputje dhe medalje në shtytje, Briken Calja shkëlqen edhe me rekorde në Itali
Rekorde dhe dy medalje ka siguruar peshëngritësi shqiptar Briken Calja në Lojërat Mesdhetare të Torantos. 36-vjeçari u shpall kampion mesdheu në stilin e shkëputjes, ndërsa u rendit i dyti në dy garësh. Me medaljet e Brikenit Shqipëria shkon në 5 medalje të fituara në Taranto.
-
VIDEO
Dronë, radarë dhe makina inteligjente në rrugët e Durrësit, 8 shoferë në pranga dhe mbi 1.600 gjoba në një javë
Policia Rrugore monitoroi të gjitha akset e qarkut gjatë periudhës 24-31 gusht, ndërsa pjesa më e madhe e masave u vendos për tejkalim të shpejtësisë.
-
VIDEO
Rregullorja e GJKKO/ Kreu i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë: Pezullojeni, mbyll dyert e medias! Do ta çojmë në gjykatë
Kreu i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Isa Myzyraj kërkon pezullimin e rregullores së re të GJKKO-së që censuron median. Para GJKKO-së, ai i bëri thirrje GJKKO-së që të ulen në konsultime ose në të kundërt, nëse s’do të ketë reflektim, do të shkojnë deri në gjykatë.
-
VIDEO
Rregullorja e GJKKO kufizon edhe avokatët, Maks Haxhia kërkesë: Rishikojeni, ndalimi i celularëve na pengon punën! Paralajmërohet bojkot i seancave
Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundërshton rregulloren e re të GJKKO-së, duke kërkuar rishikimin e dispozitave që prekin avokatët. Maks Haxhia thotë se fillimisht do të kërkohet dialog me institucionet, ndërsa nuk përjashton mundësinë që bashkë me përfaqësues të medias ta çojnë në Gjykatë rregulloren e re.
-
VIDEO
Pas mbrojtjes së titullit WBO, Rama pret kampionin Nelson Hysa në Kryeministri, boksieri i dhuron një set të veçantë dorezash: Albanian Eagle nuk dorëzohet!
Kampioni shqiptar i boksit i dhuroi kryeministrit një set të veçantë dorezash dhe tregoi si e mbrojti titullin WBO në O2 Arena të Londrës.