-
VIDEO
Përfundon Asambleja Kombëtare e PS-së, burime: Rama merret me qeverinë nesër dhe pasnesër
Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në sekretariatin e Partisë.
Ndërkohë është konfirmuar se nuk ka pasur ndryshime në kabinetin qeveritar, por gjithsesi mund të ketë pasi kreu i qeverisë ka paralajmëruar se me këtë do të merret nesër ose pasnesër, thanë burime për Report Tv.
-
VIDEO
U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: Më mirë do të bëhet
Sot Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, i cili ka zënë vendin e Damian Gjiknurit. Ky i fundit nuk pranoji që të bëjë komente, por tha se më mirë do të bëhet.
-
VIDEO
Deti i trazuar, shmanget tragjedia në Shëngjin! Dy pushues rrezikuan të mbyten, dërgohen në spital
Dy vajza kanë rrezikuar të mbyten paraditen e sotme në plazhin e Shëngjinit. Report TV mëson se njëra prej tyre është dërguar me urgjencë në spital
-
VIDEO
Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, dënohet me burg përjetë Ramis Mici
Ramis Mici është dënuar me burgim përjetë nga gjykata e Elbasanit, pasi një vit më parë vrau për xhelozi bashkëjetuesen, Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve
-
VIDEO
Operacion anti-drogë Krujë, gjenden 4941 bimë kanabis! Ishin të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara
Operacion anti-drogë Krujë, gjenden 4941 bimë kanabis! Ishin të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara.
-
VIDEO
Policia: Nga 1 korriku 17 zjarre të qëllimshme, 1 i arrestuar e 13 nën hetim
Sipas policisë mësohet se nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka pasur dëme të mëdhaja në tokat bujqësore dhe kullosore. Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.
-
VIDEO
Pushimet e Ivanka Trump në Shqipëri me jahtin luksoz në Karaburun
Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar disa ditë pushimi. Pak ditë më parë ajo u pa në Sarandë, ndërsa sot ka ndarë foto nga bregdeti i Jalës.
-
VIDEO
Temperaturat mbi 40 gradë celsius, autobusët në Tiranë pa kondicioner! Qytetarët: Po vdesim vape, në transportin publik s’ka kushte
Vendi ynë po përballet që shkojnë mbi 40 gradë celcius e megjithatë përdoruesit e transportit publik përballen me mungesë kondicionerësh në urbanë. Report Tv kreu një vëzhgim në disa prej linjave ku më problematike është ajo e Porcelanit dhe Linzës.
-
VIDEO
Vidhte targat e makinave të turistëve të huaj dhe më pas i shiste te grupet kriminale, arrestohet 57-vjeçari në Durrës
Vidhte targat e makinave të turistëve të huaj dhe më pas i shiste te grupet kriminale, arrestohet 57-vjeçari në Durrës
-
VIDEO
Lundroi brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 200 mijë lekë drejtuesi! I bllokohet mjeti
Një tjetër rast kur mjetet lundruese rrezikojnë jetën e pushuesve është evidentuar në Ksamil. Drejtuesi i një mjeti lundrues është gjobitur me 200 mijë lekë pasi ka qenë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë ujore duke rrezikuar jetën e pushuesve në Ksamil.
-
VIDEO
Balla takim me strukturat e Policisë së Tiranës: Revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit duhet të çohet përpara me ritëm të lartë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në turin e takimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë, ndalesën e radhës e kishte me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit.
-
VIDEO
Ish-biblioteka e Tiranës kthehet në qendër moderne librash! Stacioni i ri i librit ‘ Sotir Kolea’, investim Shqipëri- BE
Në godinën kur dikur ndodhej biblioteka e vjetër e Tiranës, tashmë është hapur qendra më e re e librit “Sotir Kolea”.