-
VIDEO
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, i riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me mbrojtëset metalike! ‘Benzi’ bëhet copash
Një aksident i rëndë është raportuar pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan. Një autoveturë tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.
-
VIDEO
Kryesia i mori vulën Bardhit, Kthupi në ‘Repolitix’: Nuk firmosi vendimet për zgjedhjen e kryetarit të ri! Çaça: Është ‘gardian’ i statutit
Përplasja mes Partisë Demokratike zyrtare vijon për çështjen e vulës. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se Kryesia vendosi që t’ia marë vulën Gazment Bardhit sepse ky i fundit nuk ka vulosur vendimet e Kryesisë për procesin zgjedhor për kryetarin e ri.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Rroshnik në Berat, era favorizon flakët
Një zjarr është shfaqur mbrëmjen e sotme në fshatin Rroshnik. Zjarri ka përparuar drejt ullishteve të kësaj zone, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit janë nisur 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, që janë duke luftuar me flakët për ti shuar ato.
-
VIDEO
Zjarr në malin e Gjallicës në Kukës, digjen 5 hektarë pisha
Shfaqet një vatër zjarri në malin e Gjallicës gjatë pasdites së sotme ndërkohë qe vatra është e aktivizuar në këto momente. Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra çka e vështirëson ndërhyrjen. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore.
-
VIDEO
Luftë me flakët, momenti kur helikopteri Cougar punon për shuarjen e zjarreve në Fier
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se 45 efektivë, mjet dhe helikopteri Cougar janë angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Peleshi u bën thirrje qytetarëve se nëse do ketë nevojë për evakuim t’iu binden autoriteteve.
-
VIDEO
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Kraps të Fierit, digjen 3 banesa! Nis ndërhyrja nga ajri! Flakë edhe në Çeprat dhe Risili të Vlorës, rrezikohen banesat
Zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit është riaktivizuar sërish. Si pasojë e flakëve janë djegur dy banesa të pabanueshme, si edhe një dhomë që përdorej si kuzhinë. Ndërkohë, dy vtara zjarri janë edhe në Vlorë, në fshatin Çeprat dhe Risili.
-
VIDEO
Zjarret në Vlorë, shefi i Zjarrfikëses, Luan Kapaj: Situata shumë e vështirë, rrezikohen banesat
Shefi i Zjarrfikëses, Luan Kapaj ka folur për situatën e zjarreve në Vlorë. Teksa ishte në terren duke punuar për shuarjen e flakëve, Kapaj tha se situata është shumë e vështirë dhe se rrezikohen banesa. Ai tha se era favorizon flakët, ndërsa theksoi se janë vetëm 30 veta personel dhe se është vështirë për ta përballuar me kaq persona.
-
VIDEO
Zjarri në Krpas të Fierit, kreu i Emergjencave Civile: Situata nën kontroll, dëm masiv në pyje
Pas zjarrit të madh që përfshiu zonën e Krapsit ne Fier mesditën e sotme, në terren zbriti edhe drejtori i emergjencave civile Haki Çako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lafter Shehaj. Në një prononcim për mediat Çako pohoi se situata e zjarreve është një emergjence kombëtare ndërkohë që të gjitha strukturat janë në gatishmëri te plote teksa ka theksuar se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Ai theksoi se e kanë situatën në kontroll.
-
VIDEO
Zjarri në Krpas të Fierit, kreu i Emergjencave Civile: Situata nën kontroll, dëm masiv në pyje
Pas zjarrit të madh që përfshiu zonën e Krapsit ne Fier mesditën e sotme, në terren zbriti edhe drejtori i emergjencave civile Haki Çako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lafter Shehaj. Në një prononcim për mediat Çako pohoi se situata e zjarreve është një emergjence kombëtare ndërkohë që të gjitha strukturat janë në gatishmëri te plote teksa ka theksuar se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Ai theksoi se e kanë situatën në kontroll.
-
VIDEO
Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajës / pjesa 2 (25 Korrik 2023)
Një dokumetar kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit te njohur të viteve '30 Xhemal Farka, pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1948. Pjesa e dytë trajton prapaskenat se si u dënua Xhemal Farka fillimisht me burg e me pas u pushkatua duke i zhdukur edhe varrin. Përpjekjet e familjarëve për ti gjetur eshtrat dhe për të zbuluar dhe publikuar veprën e tij publicistike.
-
VIDEO
Fitorja në Rrogozhinë, deputeti socialist për Report Tv: PS pati angazhim dyfish më të madh! Berisha e Meta vendosën si kandidat një ‘produkt importi’
Deputeti socialit Etjen Xhafaj dhe njëherazi i deleguari i PS për Rrogozhinën komentoi në Report Tv fitoren e socialistëve në zgjedhjet që u ripërsëritën të dielën. Xhafaj tha se fitorja me një diferencë të thellë ishte e papritur në Rrogozhinë, por sipas tij kjo ishte rezultat i angazhimit më të madh që patën strukturat e PS.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Vlorë, banorët e fshatit Risili bëhen bashkë të shuajnë flakët
Banorët e fshatit Risili të Vlorës janë angazhuar të shuajnë zjarrin e madh që ka shpërthyer pasditen e sotme.
Në pamjet e siguruara nga Report TV, duket që banorët po shuajnë flakët me ujë.