-
VIDEO
Berisha: Nuk bëj hap prapa! Përveç Bashës dhe Alibeajt, ftoj të gjithë deputetët të ulen për të diskutuar të ardhmen e PD
Pavarësisht disfatës së 14 majit, Sali Berisha nuk bën hap prapa. Përvec kësaj, ftoi të gjithë deputetët që të bashkohen në një mbledhje për të diskutuar rreth të ardhmes së PD por përjashton Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.
Sipas tij, ata të dy kanë lidhje me Edi Ramën dhe nuk pranon diskutime me ta.
“Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjera jam gati që të ketë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi pa përjashtim, sepse ata në moment themelor mbështetën kandidatët e Primareve. De-facto mbështetën statutin e PD. Ky është investim i tyre, nuk ndodhi për Sali Berishën. Investuan në partinë që i përkasin, prandaj ndaj tyre PD është e hapur. Jo që s’bëj një hap mbrapa por bëj një hap para për t’i ftuar ata, Unë i ftoj ata që të diskutojmë dhe të bëjmë më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, tha ai.
I pyetur nëse është i gatshëm që për hir të bashkimit me këtë pjesë të PD dhe të lëshojë diçka nga pushteti personal, Berisha u shpreh se partia funksionon sipas statutit dhe në bazë të tij do të ketë votëbesim pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
“Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Ne kemi statutin më demokratik që një parti mund të ketë sot. Unë i qëndroj me korrektesë statutit. Nuk ndërtohet partia në bazë të dëshirave, por në bazë të rregullave”, deklaroi Berisha.
Në përditësim...
-
VIDEO
Siguria në plazhe! Kishin kaluar në zona të ndaluara, bllokohen dhe gjobiten dy mjete lundruese Vlorë
Dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia kufitare në Vlorë gjatë aksionit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar lundrime në zonat e ndaluara.
-
VIDEO
Alizoti kundër kandidimit të Ervin Bushatit: S’do doja një drejtues të PS-së si ambasador në SHBA
Deputeti Tomor Alizoti u shpreh se është kundër kandidimit të Ervin Bushatit si ambasador në SHBA, kjo për faktin sipas tij se ka qenë drejtues i PS-së, e se duhej një antikonformist.
‘Nuk do të doja që një drejtues i PS-së të ishte ambasador në SHBA. I kërkoj ndjesë Bushatit por duhet të kishte përfaqësues më serioz dhe më të lartë, anti-konfomistë. Në këtë post të lartë për Bushatin do isha dakord diku tjetër por jo në Amerikë. Politikisht jam kundër!’- tha Alizoti.
-
VIDEO
Gjekmarkaj e pyet nëse do jetë ambasador i paanshëm, Ervin Bushati: Është një detyrë patriotike, që tejkalon çdo eksperiencë politike
Në komisionin e Jashtëm po zhvillohet seanca dëgjimore për kandidatët për ambasadorë. Kandidati për ambasador në SHBA Ervin Bushati u pyet nga deputeti Gjekmarkaj nëse do të jetë në gjendje që të jetë një ambasador i paanshëm. Bushati tha se e ka kapacitetin dhe njohuritë se do të ushtrojë një detyrë patriotike që tejkalon çdo eksperiencë politike.
-
VIDEO
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, zbardhet dëshmia e shokut të tij: Nikoll Sherrniku më tha se targat do ia jepte Ervis Martinajt
Gazetari Sokol Dema konfirmon se Nikoll Sherrniku shkoi në Gjermani në vitin 2020 për të punuar në një servis makinash në pronësi të shqiptarit nga Kosova Gazmend Jakupi, ku do të punonte për llogari të tij bashkë me disa miq të tij, të cilët kishin shkuar më herët për të punuar atje. Megjithatë kohëzgjatja e qëndrimit të tij në Gjermani ishte vetëm vetëm 10 ditë, provuar kjo nga letërporositë nisura shtetit gjerman dhe verifikimeve të sistemit TIMS. Qëndrimi 10 ditor i 28-vjeçarit përfundoi me vjedhjen e 3 targave të automjeteve gjermane, të cilat i mori në servisin e Gazmend Jakupit. Implikimi i Nikoll Sherrnikut me ngjarjen e "Don Boskos", sipas organit të akuzës, provohet nga deklarimet e njërit prej shokëve me të cilët ndau punën për 10 ditë.
-
VIDEO
Vdekja e kenianes, një tjetër punonjëse e kazinosë do të merret në pyetje
Një tjetër punonjëse e kazinosë do të merret në pyetje në lidhje me vdekjen e keniase, Joy Ayoko
Policia është në pritje të urdhrit që të japë prokuroria për të shoqëruar punonjësen e kazinosë. Dëshmia e saj pritet të ndihmojë në zbardhjen e vdekjes së kenianes
-
VIDEO
Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi: Nisma Open Balkan ogur i mirë, shpresoj që shumë shpejt të realizohet
Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi, Zhaklina Peto gjatë prezantimit të platfromës së saj në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtme vuri theksin tek nisma e Open Balkan. Sipas Petos nisma është një ogur shumë i mirë dhe se shpreson që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.
-
VIDEO
Gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku, denoncon vjedhjen e banesës! Thotë se i morën 2 mijë euro dhe bizhu
Vidhet banesa e gjyqtares Shpëtime Pitaku e cila ushtron detyrën në gjykatën e Durrësit.
Ajo ka bërë denoncimin në polici duke thënë se grabitësit i kanë marrë 2 mijë euro dhe bizhuteri në shtëpinë e saj që e ka po në qytetin bregdetar, mëson gazetari i Report TV, Sokol Dema.
-
VIDEO
Gjyqtarja e Durrësit denoncoi se i vodhën banesën: Morën paratë që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe bizhu
Gjyqtarja e Shkallës së Parë në Durrës, Shpëtime Pitaku ka shpjeguar çfarë ka ndodhur.
Ajo ka thënë se në dielën në mbrëmje kur ishin kthyer në banesë kishin gjetur derën të hapur dhe sendet me vlerë të vjedhura.
“Të dielën në mbrëmje kishim dalë me bashkëshortin dhe kur jam kthyer pas disa orësh gjeta të thyer derën e jashtme të banesës. Bëra denoncim në polici. Kanë marrë nje shume te vogel parash që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe disa buzhuteri. Nuk më kanë bërë dëm të madh” ka thënë gjyqtarja për gazetarët jashtë kamerave"
Ndërsa nga burime të policisë hajdutët kanë marrë në shtëpinë e gjyqtares rreth 2 mijë euro
Denoncimin gjyqtarja e ka bërë pikërisht atë ditë dhe kur ka ndodhur grabitja.
-
VIDEO
Shehu debat me Kodhelin: Po shkelni rregulloren! Kryetarja e komisionit: Keni nga 10 vite që keni mbetur në klasë
Në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku po prezantojnë platformat kandidatët për ambasadorë, ish-ministri Tritan Shehu u përfshi në një debat me kryetaren e komisionit Mimi Kodhelin.
-
VIDEO
Alizoti-kandidates për ambasadore: Po të ishte post tjetër do isha me ju, në Izrael nuk jam me ju! Jo diplomaci qokash
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, gjatë seancës dëgjimore për ambasadoren e Zvicrës u shpreh se diplomacia sot është kthyer në një diplomaci qokash. Sipas Alizotit, Izraeli është një vend delikat që prodhon shumë politikë, e shtoi se diplomacia e jashtme është çështje kombëtare e jo politike.
-
VIDEO
Gjekmarkaj për kandidaten për ambasadore në Izrael: Ju shoh për një punë në UNESCO, kur s’bëjmë diplomaci bëjmë folklore
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Jashtëm të kandidatëve për ambasadore, duke ju referuar Meri Kumbe, kandidate për Izaraelin, tha se se CV e saj është për t’u vlerësuar, por jo për Izrael, por për në UNESCO.