-
VIDEO
E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zuri zetori poshtë teksa punonte tokën
GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një banor i fshatit Karjan ka humbur jetën pasi e ka zënë zetori.
Ai ka qenë duke hapur një ngastër toke dhe e ka zënë poshtë zetori dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Kristo Suli 55 vjeç. Ka qenë një bari i zonës, i cili ka gjetur viktimën teksa është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
Në 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, thirrje për bashkëpunim mes shqiptarëve dhe me aleatët perëndimorë
Udhëheqës të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë theksuan të shtunën forcimin e pozitës dhe bashkëpunimit të shqiptarëve në rajon dhe thanë se integrimi në familjen euro-atlantike, është një mision për të cilin duhet punuar me përkrahjen e aleatëve perëndimorë. Ata i bënë këto komente gjatë shënimit të 145 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, që llogaritet si një nga ngjarjet kryesore të historisë shqiptare.
Lidhja ishte themeluar më 10 qershor të viti 1878, për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha sot se e ardhmja e kombit shqiptarë do të jetë gjithnjë më e begat nëse luftohen ndasitë dhe përçarjet mes njëri tjetrit.
-
VIDEO
Gara për kreun e ri të PD/ Deputetët që kundërshtuan propozimin e grupit parlamentar, 1 vit më parë firmosën për të njëjtin draft: Zgjedhje në bazë, më pas për kryetarin
Javën që sapo lamë pas, demokratët e PD zyrtare u përfshinë në debatin, ndoshta më të ashpër mes tyre, atë për hapjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri. Në thelb, të dyja palët janë pro hapjes së garës për të zgjedhur ekipin e ri për sfidën elektorale të 2025 në kushtet kur sapo kanë dalë nga humbja drastike e 14 majit, por mënyra sesi duhet të shkohet drejt këtij procesi i ndan ata.
Në të gdhirë të 7 Qershorit, Kryesia e PD, miratoi me 17 vota, pa dakordësinë e gjithë anëtarëve hapjen e garës për kryetarin e ri. Mes 17 anëtarëve që votuan pro hapjes së garës për kryetarin, janë edhe 6 deputetë që dolën kundër platformës së propozuar nga grupi parlamentar i PD: se fillimisht duhet të bëhet 1-certifikimi i anëtarësisë, 2-zgjedhjet në seksione, grup seksione e degë, e më pas zgjedhjet për kryetarin e ri.
-
VIDEO
Berat, vijojnë hetimet për qesen me eshtra, flet punëtori i varrezave: Ishin mbuluar me gjethe për tu fshehur, janë të një gruaje
Policia e Beratit po vijon hetimet në lidhje me qesen me mbetje kockore që u gjet e hedhur afër shkurreve pranë varrezave të Burdulliasit në bashkinë e Beratit.
Qesja u gjet nga punonjësi i bashkisë i varrezave i cili ka treguar me detaje ngjarjen.
-
VIDEO
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy mjete, ‘Benzi’ del nga rruga, tre të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në Gjirokastër. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në aksin Krahës-Mallakastër, duke shkaktuar lëndimin e tre personave që po lëviznin në këto mjete.
Automjetit tip Mercedez-Benz me targa AA843TK, i është bllokuar rruga nga një mjet tip Toyota me targa AB920AP. Tre të dëmtuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Report Tv sjell edhe pamje nga aksidenti, ku vihet re si pasojë e përplasjes, Benzi ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
Ushtria me “mision” për të pastruar Velipojën, Kumbaro: Gati projekti për landfillin e interteve në Bushat
Forcat e Armatosura janë angazhuar në fushatën e Ministrisë së Turizmit për pastrimin e territorit.
Eshtë zgjedhur Velipoja për të përcjellë mesazhin e parë për përfshirjen e Shkodrës në skenën kombëtare të pastrimit. Ministrja Mirela Kumbaro e shoqeruar edhe nga Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, kryetari i zgjedhur i bashkisë Shkodër, Benet Beci, kanë marrë pjesë në aksion masiv pranë zonës së Hidrovorit në Velipojë.
-
VIDEO
EMRI/ Goditi me çekiç pronarin e një lokali në Shijak dhe e kërcënoi me armë ‘lodër’, arrestohet 27 vjeçari! Nën hetim 2 vëllezërit e tij
Tre vëllezër në Shijak kanë goditur me çekiç dhe kanë kërcënuar me armë ‘plastike’ një 29 vjeçar të cilit i thyen xhamat e lokalit.
Për pasojë në pranga ka rënë 27 vjeçari Fabian Çalliku i cili ka dhunuar pronarin e lokalit. Ndërsa dy vëllezërit e tij Amadeo dhe Xheni Çalliku janë vënë nën hetim.
-
VIDEO
Ekskluzive/ BE dhe SHBA ‘kryqëzojnë’ Kurtin për tensionet në veri! Peter Stano për Report TV: Nëse palët dështojnë të veprojnë, BE gati të marrë masa
Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë një marrëveshje për të qetësuar situatën në veri të Mitrovicës, e për këtë arsye ky qëndrimi kundër propozimit të BE dhe SHBA duke se do t’u kushtojë shtrenjtë të dy vendeve respektive, e më konkretisht liderëve Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.
Ekskluzivisht për Report TV, zëdhënësi i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano, i tha gazetarit Ermal Qori, se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josef Borrel ka nisur diskutimin me vendet anëtare në lidhje me gjendjen, çka mund të përshkallëzohet deri në sanksionim ndaj dy liderëve.
-
VIDEO
Tiranë, lokali me muzikë të lartë shqetësonte banorët, policia me shkallë i çmonton 7 bokset e muzikës
Me verën vjen dhe muzika e lartë, e cila për administratorët e lokaleve shihet si një pikë për të joshur klientët por për banorët e lagjes ku ndodhet lokali është shqetësim i vërtetë dhe ndotje akustike.
-
VIDEO
Zjarr në Kuzum Baba në Vlorë, përfshihen nga flakët disa parcela me ullinj
Në ngjitje të kodrës së Kuzum Baba në Vlorë disa parcela me ullinj janë përfshirë nga flakët
-
VIDEO
Vijon operacioni antikanabis në Krujë, asgjësohen 700 bimë narkotike në 2 fshatra! Policia në kërkim të kultivuesve
Mbi 700 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar ditën e sotme në Krujë në fazën e 14-të të operacionit antikanabis të policisë. Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të territoret e fshatrave Cudhi Kamp dhe Kroi i Madh, si dhe në malin e Bruzit.
-
VIDEO
Situata në veri, Gjergj Luca ironizon politikanët e Kosovës: Pyesni Jasharin si do vepronte në paqe, mos harroni se rrugën e kthimit do e bëni pa ‘luanin’
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, me veprimet e ndërmarra nga qeveria e Kosovës të cilat nuk kanë qenë në përputhje me rekomandimet e bëra nga ndërkombërët sa i takon tensioneve në komunat me shumicë serbe.