-
VIDEO
Përmirësohet situata me zjarret! 5 vatra mbeten aktive, në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja! Bilanci i 2026-ës: 9050 hektarë pyje të shkrumbuar
Situata me zjarret është në përmirësim këtë të hënë teksa 5 vatra mbeten aktive. Vëmendja kryesore është përqendruar tek Mali i Dajtit. Ndërkohë Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje informon se janë djegur 9 mijë sipërfaqe pyjore.
-
VIDEO
Videocall me imazhin e Bashkim Ulajt të krijuar me AI, si 3 të rinjtë në Tiranë mashtruan 70-vjeçarin kambist dhe i morën 100 mijë euro
Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës ka arritur që të godasë grupin e mashtrimit që arritën ti merrnin 100 mijë euro 70-vjeçarit.
Ky i fundit kishte një pikë këmbimi valutor dhe kishte njohje me biznesmenin Bashkim Ulaj. Autorët e dyshuar i kanë shkruar 70-vjeçarit në emrin e Ulajt dhe gjatë bisedës e kanë marrë me videocall.
Biseda me video ka zgjatur pak sekonda ku përmes inteligjencës artificiale kambistit i ka dalë fytyra e biznesmenit Ulaj.
Në këto kushte 70-vjeçari është bindur se 100 mijë eurot ia kërkonte biznesmeni dhe i ka dorëzuar. Pas disa orësh kambisti ka telefonuar numrin që kishte folur, por autorët i kishin bërë bllok.
70-vjeçari më pas ka marrë në telefon numrin e Bashkim Ulajt, i cili i ka thënë se nuk kishte dijeni. Pas kallëzimit, Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës nisi hetimet ku përmes kamerave të sigurisë të personit që mori paratë arriti që të lokalizonte edhe mjetin që përdorën autorët, mjet që rezultoi i marrë me qira. Ndërkohë më pas blutë arritën të identifikojnë autorët, të cilët janë nga Elbasani.
-
VIDEO
Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia
Mësohet se 26-vjeçari ka qenë i pamaskuar dhe i paarmatosur në momentin që vodhi me dhunë paratë brenda marketit në Durrës.
-
VIDEO
Mashtruan 70-vjeçarin përmes AI dhe i morën 100 mijë euro, dy të arrestuar në Tiranë, një tjetër në kërkim! Në pranga edhe një 37-vjeçar për mashtrim dhe vjedhje
Tre të rinjtë përdorën Inteligjencën Artificiale për të mashtruar të moshuarin, të cilit iu prezantuan si të afërm të tij.
-
VIDEO
Goditet mafia shqiptare në Ekuador, arrestohet 'arkëtari' që menaxhonte milionat e kokainës! Dyshohet për trafik droge dhe pastrim parash
Autoritetet thonë se ishte operatori financiar i organizatës që dërgonte sasi të mëdha kokaine drejt Evropës. Ushtria e lidh me rrjetin e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika.
-
VIDEO
Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia
Besimtarë dhe pelegrinë nga zona të ndryshme të Shqipërisë janë mbledhur në Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, për t’u lutur dhe për të nderuar kujtimin e shenjtorit. Pelegrinazhi nisi mbrëmjen e së dielës dhe në ceremoni morën pjesë edhe mitropolitë nga e gjithë Shqipëria.
-
VIDEO
Po trafikonin 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 trafikantët u vëzhguan! Pjesë e një grupi kriminal në Kamëz, kokaina e heronia me vlerë 500 mijë €
Mbi 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 kg heroinë, dyshohet se janë siguruar në zonën e Institutit.
-
VIDEO
Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 11 mijë gjoba shkelësve të qarkullimit! 55 të arrestuar ose nën hetim
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës së kaluar. Gjatë këtij harku kohor, janë vendosur 11 420 gjoba.
-
VIDEO
Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit
Fillimi i kësaj jave ka nisur me të njëjtat ritme të fundjavës, me largime të shumta nga Porti i Vlorës drejt Italisë.
-
VIDEO
Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë!
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kuçovës, pasi një ditë më parë u qëllua me armë zjarri drejt një makine të parkuar.
-
VIDEO
Si do funksionojë ‘Pasqyrë Albania’, platforma për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve! ‘Flamingo’ mbledh ankesat, ‘Radar’ gjurmon statusin e tyre
"Flamingo Albania" do të jetë platforma që mbledh të gjithë problematikat e qytetarëve që nuk i kanë zgjidhur problematikat në admibistratë ndërsa "Radar" do të jetë platforma e gjurmimit ku një qytetar do të mund të ndjekë statusin e ankesës së tij në çdo kohë.
-
VIDEO
BE-ja i jep 6.1 miliardë euro Ukrainës për mbrojtje! Von der Leyen: Rrisim angazhimin tonë, ndërsa Rusia intensifikon sulmet
Komisioni Evropian ka miratuar kontrata të reja në sektorin e mbrojtjes për Ukrainën, me një vlerë totale prej 6.1 miliardë eurosh.