-
VIDEO
Vlorë/ Mali i Shashicës në flakë gjatë natës, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi! 4 persona mbetën të bllokuar pranë një guroreje, izolohen vatrat
Flakët u përhapën me shpejtësi gjatë natës, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë, duke rrezikuar edhe landfillin e Shërrishtës. Katër persona të bllokuar pranë një guroreje u evakuuan nga zjarrfikësit.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët përhapen me shpejtësi në terrenin malor
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë.
Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në terren, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të situatës
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për të vënë situatën nën kontroll.
-
VIDEO
Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër
Ekipet e shpëtimit ndërhynë në terren të thyer malor për të nxjerrë të plagosurin, i cili kishte rënë aksidentalisht në një humnerë në fshatin Kapaj.
-
VIDEO
Zjarr në malin e Dajtit në Tiranë, një avion në operacion për shuarjen e flakëve
Një sipërfaqe me pyje në malin e Dajtit në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Report Tv ka siguruar pamjet, ku duket se flakët kanë përfshirë një hapësirë të konsiderueshme.
Ndërkohë nga ajri po operon edhe një avion, me qëllim shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! 'Qetësohet’ Puka
Pas më shumë se një muaji në luftë me flakët, këtë të martë kemi një përmirësim të situatës nga zjarret. Pesë vatra zjarri aktive janë aktualisht në të gjithë vendin ndërsa 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një kamion pranë Laçit, tym i zi mbulon zonën! Rëndohet trafiku
Një mjet i tonazhit të mesëm ka shpërthyer në flakë sot në rrugë pranë Laçit, për fat të mirë pa pasoja në njerëz.
-
VIDEO
Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë
27 dhe 31-vjeçari u kapën në afërsi të një beach bar-i në Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe kanabis me qëllim shitjen.
-
VIDEO
'Velipoja është numri 1', turistët tregojnë pse e zgjedhin çdo verë: Plazh i pastër, qetësi dhe kushte më të mira!
Plazhi, ujërat e pastra dhe qetësia që ofron zona, siç thonë edhe vetë pushuesit, e bëjnë Velipojën një nga destinacionet e preferuara për të kaluar pushimet.
-
VIDEO
Ethet e nilit, Instituti i Shëndetit Publik: Ka simptomat e gripit! Qytetarët të kenë kujdes me higjenën
Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për kujdes ndaj pickimit të mushkonjave, pas konfirmimit të rastit të parë për këtë vit me virusin “Ethet e Nilit”. Autoritetet vijojnë dezinfektimin në zonat me rrezik të lartë, kryesisht përgjatë vijës bregdetare
-
VIDEO
Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në Don Bosko, arrestohet autori (EMRAT)
Sipas dyshimeve të policisë, me këtë armë Kallari ka goditur në pjesën e ballit Arben Merkajn, duke përdorur qytën e pistoletës. Indrit Kallari është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Plagosja e rëndë”.
-
VIDEO
I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë!
Dy ditë nga ekzekutimi me 50 plumba të babë e bir në Dukagjin, policia ende nuk ka të dyshuar për atentatin. Disa janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje por nuk ka të dhëna konkrete që i lidhin ata me ngjarjen. Report Tv ka siguruar dëshminë e të plagosurit, Lazer Bashi, i cili ka ecur i plagosur për më shumë se 40 minuta deri sa ka mundur të kërkojë ndihmë.
-
VIDEO
Rama: Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, ministrat çdo muaj do ndjekin drejtoritë!
Një ditë pas përfundimit të takimeve 2-ditore me strukturat e PS dhe qeverinë në Pogradec, Kryeministri Rama ka postuar një përmbledhje qëndrimesh nga ana e socialistëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.