-
VIDEO
Shkoi për të thyer 2 mijë dollarë false në 'Exchange', autori identifikohet prej tatuazhit në krahë! Sot masa për të riun dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, kryen të paktën 20 shkëmbime parash false
Viard Kotori u identifikua nga policia përmes tatuazhit të tij në krah dhe makinës që përdorte, ndërsa policia i ndoqi prej javësh për të zbuluar aktivitetin e tij së bashku me dy të tjerë që u arrestuan.
-
VIDEO
Gjendet e ngordhur një breshkë e llojit kareta-kareta në plazhin e vjetër në Vlorë
Një breshkë e llojit kareta-kareta është gjetur e ngordhur në brigjet e plazhit vjetër në Vlorës. Breshka mendohet se është rreth 50-vjeçare
-
VIDEO
Merr flakë një makinë në lëvizje në Llogara, shkak dyshohet një defekt teknik
Një makinë tip ‘Ford’, në lëvizje për përfshirë nga flakët në Llogara.
Makina drejtohej nga shtetasi A.K, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
-
VIDEO
Lezhë, digjet në orët e para të mëngjesit Zyra e Noterisë në pronësi të Vasil Martinit!
Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në qytetin e Lezhës. Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini.
-
VIDEO
Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, shoqërohet një person
Një person është shoqëruar në policinë e Shkodrës, pas plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj mbrëmjen e sotme. Nuk dihet nëse personi i shoqëruar është i dyshuar si autor, apo person që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Shqipëria nën përgjim/ Bisedat e 5 mijë personave u dëgjuan nga SPAK dhe prokuroritë në 2021! Ja paralajmërimi i Arben Krajës për vitin 2022
7 hetues të BKH-së dhe 9 oficerë ndjekin përgjimet vetëm për llogari të SPAK-ut. Raporti: Asnjë përgjim i SPAK nuk është dekonspiruar gjatë vitit 2021, hetuesit të përkushtuar në maksimum për të goditur korrupsionin dhe krimin.
-
VIDEO
Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që u mor peng në Tiranë: Me Donaldën kisha marrëdhënie intime, më ka marrë 30 mijë euro borxh! Në vend të parave me dhunoi me të dashurinë ri
Është zbardhur dëshmia e 31-vjeçari Ermil Sorra, i cili u mor peng pak ditë më parë nga Shkëlqim Koçeku dhe e Sulltan Picari, të cilët e strehuan në banesën e Donalda Çezmës, ku dhe e dhunuan barbarisht. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar dosjen e prokurorisë, sipas Ermil Sorrës, ai kishte një lidhje me 37-vjeçaren dhe se ajo i kishte marrë atij deri në 30 mijë euro borxh, gjatë kohës që ato kishin një lidhje me njëri tjetrin. Sipas Sorrës, ato e kanë marrë peng, në mënyrë që ta trembin që ai të tërhiqet nga kërkesa për ti marrë paratë e tij.
-
VIDEO
GJKKO nis gjyqin ndaj Tushes dhe 21 të pandehurve të tjerë! Pranohet kërkesa e ish-kryebashkiakut të Lushnjës për gjykim të shkurtuar! SPAK: Abuzoi me tenderat dhe shpërdoroi detyrën
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zhvillaur sot seancën e parë për kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe 21 të pandehurve të tjerë të cilët janë në sallë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pasi akuzohen se abuzuan me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës
-
VIDEO
Ishte në kërkim, por grabiti me armë pikën e postës në Kamëz, i riu i shpëton sërish policisë! Arrestohet shoku i tij: S'kam marrë asnjë lekë, qendrova jashtë kur Elisi hyri të vidhte
Algert Kurti, 20 vjeç është arrestuar nga policia pas grabitjes me armë të pikës së Postës Shqiptare në një ditë me parë në Kamëz, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëautori tjetër Elis Suçi, 30-vjeç. Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje, ishte në kërkim, pasi në muajin Mars qëlloi me armë në drejtim të policisë në afërsi të shkollës në Kamëz, teksa këto të fundit po shkonin që ta arrestonin.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina përplas 7-vjeçaren, dërgohet në urgjencë! Në spital edhe drejtuesja, ishte shtatzënë
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Bulevarin “Gjergj Fishta” në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 7-vjeçare.
E vogla, Marie Lleshi e cila pësoi lëndime nga përplasja është dërguar menjëherë në urgjencë.
-
VIDEO
Ankorohet anija turke në portin e Durrësit, solli grurë nga Ukraina për Kosovën
Anija turke e cila mban në bordin e saj 6200 ton grurë nga Ukraina është ankoruar në portin e Durrësit. Kjo sasi gruri është porosi e qeverisë së Kosovës, ndërsa ngarkesa do të kalojë tranzit përmes portit tonë të Durrësit.