-
VIDEO
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë me dije se në negociatat për presidentin e ri nuk do të bëhen me Sali Berishës, por Enkelejd Alibeaj si kryetar i PD-së.
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë me dije se në negociatat për presidentin e ri nuk do të bëhen me Sali Berishës, por Enkelejd Alibeaj si kryetar i PD-së.
-
VIDEO
Zgjedhjet e ‘Rithemelimit’, debati në Report Tv, Hoxha: Çdo demokrat i mirëpritur! Seferi: Ftesa informale, ky proces është fals! Platforma e Alibeajt zgjedhja e duhur
Në një kohë kur procesi i zgjedhjeve nga “Rithemelimi” po zhvillohen në 6 degë të tjera gjatë ditës së sotme, kundërshtimet dhe akuzat si antikushtetues vijojnë nga “pala” tjetër. Në Studion e Report Tv një debat është zhvilluar edhe mes anëtarit të “Rithemelimit” Indrit Hoxha, përgjegjësit për procesin e zgjedhjeve në degën Nr. 8 në Tiranë dhe kryetarit aktual të degës, Pllëmb Seferi.
-
VIDEO
Policia rrugore kontrolle të shtuar, rreth 900 gjoba në ditë në Tiranë për shoferët problematikë, ja shkeljet më të shpeshta që kryejnë
Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, policia ka bërë një bilanc të shoferëve të ndëshkuar përgjatë 1 javë. Policia thotë se gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer
-
VIDEO
Situata e COVID-19, mjekja Aurora Dollenberg për Report Tv: Nënvariantet e Omicron, jo të rrezikshme! Ja kur pritet të vijë fundi i pandemisë
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg foli për variantet e reja të Covid-19 duke thënë se në muajt e verës mund të përfundojë pandemia dhe të kthehet në endemi.
Në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV me gazetarin Andi Kapxhiu, Dollenberg shpjegoi se kemi një seri nënvariantesh të Omicron, por janë me rrezikshmëri të ulët dhe nuk shkaktojnë gjendje të rënda të pacientëve.
-
VIDEO
Shpërndanin kokainë, arrestohet 2 persona pas një hetimi 3-mujor në Sarandë
Denis (Bledar) Beduli dhe Vasil Rraku, janë vënë në pranga nga policia, pasi shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Sarandës.
Pas një hetimi 3-mujor, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se Beduli 41 vjeç dhe Rraku 42 vjeç posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin ato.
-
VIDEO
Atentati i dështuar në Shijak, ish-efektivi i policisë për Report Tv: S'isha unë shënjestra, por dyshoj që është paralajmërim për punëdhënësin tim
Në një kohë që Prokurorët po hetojnë disa pista sa i takon atentatit të dështuar ndaj efektivit Orlando Peplekaj në Shijak ku njëra është edhe inskenim për të marrë azil, i riu e mohon pasi thotë se është me letra të huaja. Ai thotë se nuk ka qenë shënjestër e atentatit, por ai mund të ketë qenë paralajmërim ndaj punëdhënësit të tij.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 18 prill 2022/ Mos harroni çadrën
Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pareshje.
-
VIDEO
Nga Vatikani, Kardinali Ernest Troshani uron besimtarët për Pashkë: Bekime në Zot për të gjithë familjet shqiptare! Paqe në botë, e sidomos në Ukrainë
Nga Vatikani, Kardinali Ernest Simon Troshani ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkës.
Në mesazhin e tij, drejtuar besimtarëve katolikë, Troshani e cilëson këtë festë, si ditën e fitores më të madhe. Ai uron që Festa e Pashkës të sjellë gëzim dhe lumturi për çdo besimtar katolik, teksa kryefjalë e urimit të tij ka qenë edhe sa më shumë paqe në botë, e specifikisht në Ukrainë.
-
VIDEO
Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë
Për banorët e 260 apartamenteve dhe 60 bizneseve në Vlorë ka marrë fund kalvari i çështjes së pronësisë, pasi pallatet e tyre ishin braktisur nga ndërtuesit. Ata kanë marrë sot certifikatën e pronësisë nga zv.kryeministri Ahmetaj dhe kreu i kadastrës Artan Lame. Ahmetaj tha se investitorëve të tillë nuk do t’u jepen më leje ndërtimi. Vetëm në Vlorë figurojnë 280 pallate të braktisura nga investitorët.
-
VIDEO
Sot dita pa makina në Tiranë, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve
E diela pa makina do të kthehet në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Duke filluar nga sot, çdo e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet.
Kjo nismë është marrë nga Bashkia e Tiranës dhe nuk përkon me vendimin e qeverisë, që ka vendosur të dielën e parë të çdo muaji ditën pa makina në rang kombëtar. Në kuadër të ditës pa makina, Bashkia Tiranë do të organizojë disa aktivitete, ku nuk do të mungojë dhe muzika më e mirë me DJ më të njohur në kryeqytet, por jo vetëm.
-
VIDEO
I arrestuar në Itali, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i është drejtuar me një kërkesë të re Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg, me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.
-
VIDEO
Një vizitë mjeksore në fshatin Ferraj
Mjeksja Esmeralda Ismailaj dhe infermierja Vera Pengu mbërrijnë në fshatin Ferraj në Njësinë Administrative Dajt, për një vizitë mjeksore për të vizituar një grua të moshuar që nuk shkon dot në ambulancën e qendrës.