-
VIDEO
Zjarr në një pallat në Korçë, tymi ‘pushton’ zonën! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka rënë në një pallat në Korçë, duke rrezikuar përhapjen në të gjithë objektin. Teksa tymi ka 'pushtuar' gjithë zonën, Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Ishte rrëzuar dhe dëmtuar në një zonë malore në Lezhë, Policia dhe Urgjenca i shkojnë në ndihmë të moshuarit! Transportohet te ‘Trauma’
Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore bënë të mundur transportimin e të moshuarit të dëmtuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Ishte rrëzuar dhe dëmtuar në një zonë malore në Lezhë, Policia dhe Urgjenca i shkojnë në ndihmë të moshuarit! Transportohet te ‘Trauma’
Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore bënë të mundur transportimin e të moshuarit të dëmtuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Kompensimi 10% i TVSH-së, fermerët pritet të përfitojnë 13.8 mln euro për shitjet gjatë 6 muajve të parë të vitit!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë në Lushnje dhe në Fier, për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH për shitjet e produkteve të tyre bujqësore.
-
VIDEO
Kur do vish në Amerikë? Berisha ‘ngec’ para qytetarit: Shpresoj në vjeshtë...nëse do ketë aktivitete
Një muaji pasi u bë publik njoftimi i DASH për Sali Berishën, se u përjashtua nga ndalimi për të hyrë në SHBA, kreu i PD ende nuk e ka një datë se kur do të shkelë në Amerikë. Një qytetar e pyeti gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale se kur do të shkojë në SHBA, por Sali Berisha ende po shpreson për një ftesë, të paktën në shtator.
-
VIDEO
1.5 mld euro për ‘Rilindjen Urbane 2.0’, Berisha: Fond i caktuar për zgjedhjet lokale, Rama do i vjedhë bashkë me kryebashkikakët
Kreu i PD, Sali Berisha pretendon se Edi Rama po përgatitet që tani për vjedhjen e zgjedhjeve lokale të 2027-ës. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se 1.5 mld eurot që do të shkojnë për programin “Rilindja Urbane 2.0” janë fond ii caktuar për zgjedhjet, që sipas tij do të vidhet nga Rama në bashkëpunim me kryebashkiakët.
-
VIDEO
4 mln euro për koncertin e Kanye West, Berisha: Krim antikushtetues, Rama e dha fondin për lobingjet e tij
Antikushtetues e quan Sali Berisha aktin normativ, përmes së cilit qeveria alokoi 4 mln euro për mbarëvajtjen e koncertit të reperit amerikan Kanye West.
-
VIDEO
Infarktet, 15% e rasteve te persona nën moshën 45 vjeç! Kardiologu Edison Skëndo: Ndryshoni stil jetese!
Problemet kardiake po prekin gjithnjë e më shumë moshat e reja, dhe përveç faktorëve gjenetikë, po ndikon edhe stili i jetesës dhe ushqimi i pashëndetshëm. Vitet e fundit 15% e rasteve të infarktit, ndodhin te persona nën moshën 45 vjeç. Mjekët apelojnë për kontrolle periodike, të paktën 1 herë në vit.
-
VIDEO
Radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës, qytetarët dynden drejt Greqisë për fundjavë
Ditën e sotme po shënohet një fluks i madh automjetesh drejt Greqisë, fluks i cili prej disa orësh ka bërë që radha e automjeteve të jetë më shumë se 2 kilometër dhe të arrijë deri në afërsi të kryqëzimit me rrugën hyrëse për në qytetin e Konispolit.
-
VIDEO
Lundruan me motor uji afër pushuesve, policia gjobit me nga 500 mijë lekë të reja 2 drejtuesit në Vlorë
Dy drejtues motorësh uji janë gjobitur përkatësisht me nga 500 mijë lekë dhe 510 mijë lekë të rinj pasi lundronin në afërsi të bregut duke rrezikuar jetën e pushuesve.
-
VIDEO
‘Pos’ për pagesa nga të huajt në qendra shëndetësore verore, të ardhurat riinvestohen për përmirësimin e shërbimit
Një njësi POS për pagesat me kartë bankare, është vendosur në qendrat shëndetësore verore në vend, ku turistët e huaj që marrin shërbim, paguajnë një tarifë sipas shërbimit që marrin.
-
VIDEO
Kukës/ Zbulohet parcelë me kanabis, në kërkim babë e bir, procedohen bashkëshortja dhe kryeplaku i fshatit
Policia e Kukësit ka zbuluar një parcelë me 215 bimë kanabisi në fshatin Gështenjë, si dhe ka sekuestruar rreth 3 kilogramë lëndë narkotike.