TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon në një reagim ekskluziv për Report Tv se ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në SHBA. DASH thotë se marrja e këtij vendimi i shërben interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi, DASH nuk përmend në reagim nëse ky vendim prek edhe familjarët e ish-kryeministrit, të cilët po ashtu 5 vite më parë u futën në listën e zezë të SHBA. Por kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi pretendon në një komunikim për Report Tv se nga non grata jane perjashtuar edhe familjare e Berishës, bashkëshorten Lirie dhe dy fëmijët, Shkëlzeni me Argitën.

Reagimi i DASH për Report Tv

Përshëndetje, Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit ka miratuar përjashtime (ëaivers) për disa nga shpalljet sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.

“Waiver” janë përjashtime të posaçme që i jepen një personi për të hyrë në një vend, edhe pse normalisht nuk do të lejohej. Por, në reagimin e DASH nuk sqarohet nëse vendimi për përjashtimin e Berishës nga ndalimi për të hyrë në SHBA është i përkohshëm i përhershëm.

Me argumentet se është i korruptuar dhe minues i demokracisë, më 19 maj 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Sali Berishën “non grata”, së bashku me familjen e tij të ngushtë, bashkëshorten dhe 2 fëmijët, Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit. Vetë ish Sekretari amerikan Blinken e cilësonte Berishës si të përfshirë në veprime korruptive dhe se ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga ky vendim kanë përfituar po ashtu edhe disa ish zyrtare bullgarë, për të cilët është pezulluar sanksionimin zyrtar nga DASH sipas “Section 7031(c)”.