-
VIDEO
Fushë- Krujë/U dëmtua nga tërmeti, por nuk lejon pallatin të shembet! Babai i ish-kandidatit të LSI, pronar i fasonerisë kërcënon sekretarin e Bashkisë
FUSHË KRUJË- Biznesmeni Muharrem Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputetë të LSI, një person problematik në Fushë-Krujë është vënë në hetim pasi ka kërcënuar sekretarin e Bashkisë në Krujë, Florind Cerhozin. Report Tv ka mësuar Hoçja ka pasur konflikte të vazhdueshme me Bashkinë që kulmuan ditën e djeshme, ku arriti që të kërcënonte punonjësin.
E gjitha ka nisur kur Hoçja ka shkuar në zyrën e Bashkisë për të kërkuar një vërtetim për taksat vendore. Ky dokument i është refuzuar, pasi rezultonte debitor, ndaj Muharrem Hoçja është konfliktuar verbalisht me Cerhozin. Burimet saktësuan se "mosmarrja e vërtetimit ka shërbyer si pretekst pasi biznesmeni është konfliktuar edhe herë të tjera me zyrtarët vendorë, për shkak të një pallati 9-katësh".
Sipas ekspertizës së bërë nga Bashkia dhe Prokuroria, pallati është shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Mirëpo, Hoçja nuk ka qenë dakord që ky pallat 9 katësh, (5 kate të shitura, 4 të tjera i ka ende në pronësi), të shembet. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke i bërë një ekspertizë te një kompani private, që e ka shpallur si të banueshme. Mos pajisja me dokument dhe ky konflikt për pallatin, solli përplasjen e Hoçës me sekretarin e Bashkisë, për pasojë u vu në hetim.
Report Tv mëson se Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputet të LSI, Durim Hoçja, njihet si një person problematik në zonë, ku i kanë djegur banesën e i kanë vënë tritol disa herë, teksa ka e dhjetëra çështje të hapura në gjykatë e prokurori me komshinj, qytetarë, punonjës, bashkëpunëtor të tij. Ndërkohë, djali i tij, ish- kandidati i LSI-së, Durim Hoçja ka qenë i proceduar në 2014 për plagosje, por çështja e tij është mbyllur në gjykatë në mënyrë të mistershme.
-
VIDEO
Ndarja nga jeta e Guljelm Radojës, përlotet aktori Xhelal Tafaj: Ka kontribut të jashtëzakonshëm
Aktori Xhelal Tafaj është përlotur duke folur për aktorin Guljelm Radoja i cili është ndarë nga jeta pasi nuk ia doli që të fitonte betejën me koronavirusin.
Duke thënë se Radoja njihet për një karrierë e një kontribut të pazëvendësueshëm në kinematografi, këtu nënvizoi marrëdhënien e ngushtë që kanë pasur me njëri tjetrin.
“Vetë fakti që kemi një jetë që njihemi me njëri tjetrin unë e kam njohur kur kam ardhur në tetër në vitin 1976. E kam kosideruar fat që kam pasur të bëj me një trupë aktorësh me ata të vjetrit edhe këto që ishin të rinj në atë kohë.
Kam pasur fatin gjithashtu që kam qenë dublant në 2 apo 3 role po në shfaqje madhore roli kryesore të konsiderueshëm dhe nëkuptohet që unë si më i ri jo pak kam përfituar kam marrë nga ai përveç anës profesionale. Ai njihet dhe është folur goxha që ka një karrierë një kontribut të pazëvendësueshëm qoftë në teatër në kinematografi ku janë të panumërta rolet ka mbi 30 e ca role në kinematografi dhe në këto role pikante që kanë mbetur në kujtesë mjafton të përmendësh filmin mësonjëtorja.
Jan role që mbeten në kujtesë të realizuar mjeshtërisht, është një humbje e madhe për artin për familjen nuk bëhet fjalë por edhe për ne si kolegë, sidomos unë që kam pasur një marrëdhënie të ngushtë me të. Jo rrallë herë së bashku me mond Agollin organizonim ndonjë gjë të vogël për të mbajtur gjallë atë frymën e miqësisë të dashurisë qoftë dhe në kujtesën tonë duke ruajtur ato vite që kaluam së bashku”, tha ai.
-
VIDEO
Komiteti Teknik: Hapen universitetet për konsultime e provime, ora policore mbetet e njëjtë
Nisur nga ulja e rasteve të infektimeve dhe incidencës së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të hapen auditorët në universitete vetëm për provime dhe konsiultime si dhe të hiqet karantina 14 ditore për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve tha se vijojnë të mbeten në fuqi masat e tjera antiCOVID në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll.Nga ana tjetër procesi i vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta dhe kemi ulje të ndjeshme të shifrave të COVID.