-
VIDEO
Merr flakë blloku elektrik në një pallat të Lezhës, frikë dhe panik mes banorëve
Blloku elektrik i një pallati në lagjen Besëlidhja të Lezhës ka marrë flakë duke detyruar banorët të dalin nga banesat dhe OSHEE të stakojë energjinë elektrike për të gjithë lagjen
-
VIDEO
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-kryepolicit Dritan Lamaj, Kushtetuesja rihap procesin e gjykimit për Arben Frrokun
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rihapë procesin gjyqësor në ngarkim të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj më 25 shkurt 2013.
-
VIDEO
Banorët e Rrjollit bllokojnë përsëri punimet për resortin e Bashkim Ualjt, 6 veta përfundojnë në polici: Deri në vdekje nuk e lirojmë tokën
Policia ka shoqëruar në komisariat dhe 6 persona, për shkak të rezistencës që ata kanë bërë. Mes tyre është dhe një grua, Luçiana Kokaj, e cila në çdo protestë ka ngritur zërin për të drejtat e banorëve të zonës.
-
VIDEO
Shkodër/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari
I arrestuari dyshohet se ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike.
-
VIDEO
Reshjet e dëborës nuk pengojnë qarkullimin e mjeteve, ARRSH këshillon qytetarët: Pajisuni me goma dimërore e zinxhirë
Reshjet e dëborës në veri e juglindje të vendit nuk kanë paraqitur problematika të deritanishme. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka pasur reshje vetëm në akset: Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec, K/Boboshticë-Dardhë.
-
VIDEO
Borsh/ 'Turfullon' batica, dallgët arrijnë deri te hotelet
Deti i tërbuar dhe me batica ka qenë gjatë gjithë ditës së martë dhe mbrëmjes në Borsh. Mbrëmjen e së martës, batica ka arritur deri te hotelet që ndodhen në lagjen turistike që njihet si Shkalla e Borshit për shkak të hoteleve që janë ngritur.
-
VIDEO
Moti i keq, shtyhet për ditën e mërkurë lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi
Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh.
Në Vlorë, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e një trageti e linjës Vlorë-Brindisi është shtyrë.
Nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00.
"Përshëndetje, Ju informojmë se për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit.", thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit.
-
VIDEO
'Disa këndej, e të tjerë andej', demokrati në Krujë kritikon Berishën: Protesta e 10 shkurtit ishte rrëmujë dhe kaos
Një demokrat, i pranishëm në foltoren e Berishës, i tha kryedemokratit se protesta e fundit më 10 shkurt, ishte rrëmujë dhe kaos. Ai nuk ishte dakord me organizimin e protestës, ku disa protestues mbetën te Kryeministria, e të tjerë te godina e Parlamentit, ku dhe pati arrestime.
-
VIDEO
Ekskluzive/ SPAK në ‘sitë’ Koncesionin e Laboratorëve, kontrolle e sekuestrime në disa kompani. Klodjan Allajbeu i ‘Amerikanit’ kërkon celularin në GJKKO (EMRAT)
Javët e fundit janë intensifikuar nga SPAK hetimet për Koncesionin e Laboratorëve, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2019. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se SPAK ka ushtruar kontrolle te kompanitë koncesionare dhe te Spitali Amerikan e drejtues të tij. Kontroll personal i është ushtruar pronarit të ‘Amerikanit’ Klodjan Allajbeut, i cili kërkon kthimin e celularit në GJKKO.
-
VIDEO
Fenomen i çuditshëm në Orikum, deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm dhe përmbyt disa banesa
Ditën e sotme, vija bregdetare e Orikumit është përballur me një fenomen të çuditshëm, ku uji është ngritur mbi nivelin e zakonshëm duke përmbytur disa banesa dhe biznese.
-
VIDEO
Porositi vrasjen e Ardit Spahiut nga Dubai, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan! 2 burgime përjetë e 58 vite për të akuzuarit e tjerë
2 burgime të përjetshme dhe 58 vite burg ka dhënë gjykata belge për vrasjen e shqiptarit Ardit Spahiu nëntorin e vitit 2020. Urdhëruesi i atentatit Franc Çopja është dënuar me 25 vite burg. Spahiu u vra nga atentati mafioz për larje hesapesh me trafikantëve të drogës.
-
VIDEO
Dosja 5D/ SPAK kërkon 39 vite burg për 7 të pandehur, 20 vite burg vetëm për 2 ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Dosjen 5D dhe ka kërkuar dënimin e 7 të pandehurve që u gjykuan me procedurë të zakonshme. SPAK kërkoi dënimin e 3 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe 4 të pandehurve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”.