Moti i keq, shtyhet për ditën e mërkurë lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi

17 Shkurt, 21:26 | Përditesimi: 17 Shkurt, 21:26

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh.

Në Vlorë, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e një trageti e linjës Vlorë-Brindisi është shtyrë.

Nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00.

"Përshëndetje, ​Ju informojmë se për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. ​Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit.", thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit.

I.M/Shqiptarja.com