-
VIDEO
Të shpërndarë në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
Protestuesit janë shpërndarë në rrugët e Tiranës ku u kanë vendosur flakën disa koshave në hurje të “Rrugës së Durrësit.” Po në këtë pikë, po hedhin edhe një mori fishekzjarrësh.
-
VIDEO
Koçiu: PD prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, urdhëruesi ka dalë hapur dhe ka marrë autorësinë e plotë të shkatërrimit
Zëvendëkryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestat e dhunshme në Tiranë.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës
‘Studentët’ e protestës së ditës së sotme ndodhen në selinë e Partisë Demokratike, ironizon kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar një video ku duken militantët e PD në oborr, gati për të vijuar me protestën.
-
VIDEO
Vijojnë sulmet, fishekzjarrë të panumërt nga protestuesit te parlamenti
Protestuesit e vendosur te rruga “George W. Bush”, përballë parlamentit, po hedhin një breshëri fishekzjarrësh, në kundërpërgjigje ndaj policisë. Ata po përdorin edhe lazerë për të shpërqendruar efektivët.
-
VIDEO
E rëndë/ Protestuesi në Tiranë qëllohet me fishek gome në sy, gjak dhe britma në shesh
Pamje të rënda janë siguruar nga Report Tv, ku një protestues duket se ka marrë një fishek gome në sy.
-
VIDEO
Protestuesit nisin marshimin nga 'Sheshi Skënderbej' drejt 'Bulevardit'
Pas kaosit të shkaktuar, protestuesit kanë nisur marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.
-
VIDEO
Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë
Protestuesit e dhunshëm në Tiranë i kanë vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme në Tiranë, breshëri fishekzjarrësh nga protestuesit drejt efektivëve të Policisë
Një tjetër breshëri fishekzjarrësh është lëshuar nga ana e protestuesve në drejtim të efektivëve të Policisë në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
-
VIDEO
Sulme të tjera nga protestuesit e maskuar, molotovë drejt Bankës së Shqipërisë
Protestuesit me maska kanë hedhur molotovë drejt hyrjes së Bankës së Shqipërisë. Në hapësirën mes tyre dhe policisë, ka vazhdimisht sulme me molotovë.
-
VIDEO
Protestuesit e dhunshëm sulmojnë me breshëri fishekzjarrësh efektivët e Policisë në Sheshin Skënderbej
Një grup protestuesish të dhunshëm në Sheshin Skënderbej kanë sulmuar me breshëri fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të Policisë.
-
VIDEO
Të maskuarit gjuajnë me shqelma derën e Bashkisë, protestuesja jep udhëzime: Vazhdojmë përpara
Qendra e Tiranës është kthyer në një arenë 'lufte'.
-
VIDEO
Sheshi ‘Skënderbej’ kthehet në arenë ‘lufte’, protestuesit gurë e molotovë, policia gaz lotsjellës
Sheshi ‘Skënderbej’ është kthyer në ‘fushëbetejë’ midis protestuesve dhe policisë. Protestuesit e maskuar po gjuajnë vazhdimisht me gurë, molotovë e fishekzjarrë. Lëndët piroteknike kanë shkaktuar disa zjarre të vogla nëpër shesh.