-
VIDEO
Pamjet me Dron/ Momenti kur protestuesit shpërndahen, pas hedhjes së ujit nga policia te 'rruga e Durrësit'
Report Tv ka sjell pamjet me dron në momentin kur protestuesit shpërndahen pas hedhjes së ujit nga policia te 'rruga e Durrësit'.
-
VIDEO
Në mbështetje të protestuesve, por larg tyre! Distancohen militantët e PD, presin në hyrje të ‘Rrugës së Durrësit’
Militantët e PD duket se kanë zgjedhur të rrinë pak më të distancuar nga pjesa tjetër e protestuesve. Ata nuk janë vendosur te Ministria e Arsimit, por në kryqëzimin mes sheshit “Skënderbej” e “Rrugës së Durrësit.”
-
VIDEO
Nisin incidentet e para te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar djegin koshat e mbeturinave
Militantët demokratë i janë bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Tanimë sapo kanë nisur edhe incidentet e para, ku disa protestues të maskuar kanë afruar koshat e mbeturinave para efektivëve duke u vënë flakën.
-
VIDEO
Protestuesit nisin heqjen e pllakave të trotuarit te Rruga e Durrësit, gati për nisjen e sulmeve ndaj Ministrisë së Arsimit
Disa protestës, të grumbulluar në tubimin që po mbahet në Rrugën e Durrësit, kanë nisur heqjen e pllakave të trotuareve, me qëllim për t’i përdorur për të sulmuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
-
VIDEO
Pamjet me Dron/ Rruga e Durrësit si ‘arenë lufte’, protestuesit sulme me gurë e sende të forta ndaj policëve! Zjarr e tym para Ministrisë së Arsimit
Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga protesta që po zhvillohet në Rrugën e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit.
Nga pamjet sheshi duket si një ‘arenë lufte’ i mbuluar nga tymi, pasi protestuesit e dhunshëm nisën sulme me gurë, fishekzjarrë e sende të forta ndaj efektivëve të Policisë, si dhe u vendosën zjarrin koshave të mbeturinave.
Efektivët e Policisë u janë kundërpërgjigjur sulmeve me ujë me presion, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.
-
VIDEO
Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria e Arsimit
Mes protestuesve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit, gjendet edhe këngëtarja e njohur, Irini Qirjako, në mbështetje të të rinjve.
Ndërkohë, drejt protestuesve po marshojnë edhe militantët e PD, të cilët deri në këtë moment ndodheshin te kryeministria, të harruar nga flamingot e studentët.
-
VIDEO
LIVE- Protestuesit grumbullohen te Ministria e Arsimit, mes tyre edhe persona të maskuar! Nisin incidentet e para (VIDEO)
-
VIDEO
Paralajmëruan protestë Kombëtare/ Pasi refuzuan Berishën dhe militantët e tij, studentët grumbullohen te Ministria e Arsimit
Mbledhja e tyre te Ministria e Arsimit, erdhi për të shmangur protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha para Kryeministrisë.
-
VIDEO
Mbyti me tel babain e saj, dërgohet në gjyq 26-vjeçarja Ermalinda Rama, rrezikon nga 25 vite deri burg përjetë! Edhe nëna nën akuzë së fshehu vrasjen
Rama akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa nëna e saj, Valbona Rama për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” Pas krimit në banesë, vajza bashkë me të ëmën, tentuan ta inskenonin ngjarjen si aksident duke njoftuar policinë se ishte rrëzuar në tualet.
-
VIDEO
Tentativë për t’u ngjarë të rinjve, militantët e Berishës i kopjojnë gjestin e karremit me kroasant
Protesta e të rinjve duket të jetë kthyer në burim frymëzimi për militantët e PD. Pas kërcimit në bulevardin para kryeministrisë, ata kanë sjellë një karrem peshkimi me një kroasant që varet në të.
Të njëjtën simbolikë e kanë përdorur edhe protestuesit, në shenjë ironie ndaj policisë.
-
VIDEO
Provojnë forcën me sofrën e gurtë para kryeministrisë, dështojnë militantët e PD
Disa prej militantëve të PD janë përpjekur të lëvizin nga vendi ‘sofrën’ para kryeministrisë, por pa sukses. Grupi, mes të cilëve shihen edhe të maskuar, provon disa herë derisa njëri, ‘për të fshehur’ dështimin, hipën me të duke bërë gjeste drejt godinës së kryeministrisë.
-
VIDEO
Protesta/ Policia: Thirrje për dhunë dhe sulme ndaj uniformave blu! Mesazhe për grumbullimin e personave të maskuar, të pajisur me bomba molotov e shkopinj! Masat që kemi marrë
Drejtues Albert Nushi bën me dije se janë evidentuar mesazhe që nxisin sulme ndaj punonjësve të Policisë, djegien e automjeteve të uniformave blu dhe dëmtimin e pronës publike e private. Për këto raste ka nisur procedimi penal, ndërsa strukturat e specializuara po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.