-
VIDEO
Pamje me dron nga protesta e PD para kryeministrisë, mblidhen vetëm një grup militantësh
Vetëm një grup militantësh po marrin pjesë në protestën e Partisë Demokratike para kryeministrisë.
Protesta, e thirrur në orën 12:00 dhe e quajtur “kombëtare”, nuk shënon pjesëmarrje të të rinjve apo flamingove.
As vetë kreu i PD, Sali Berisha, nuk është shfaqur në protestë. Megjithatë, ai ka dërguar ‘besnikët’ si Belind Këlliçi, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Elda Hoti, Sali Lushajn etj.
-
VIDEO
Protesta e PD te kryeministria, Kuçana ‘shtron’ foto mbi sofër: Rama do të bëjë dialog me Agasin, Yeffet e Ballën
Me të mbërritur para kryeministrisë, Partia Demokratike hoqi menjëherë fletët ku lexohej ‘dialog’ që Rama kishte vendosur mbi ‘sofër.’
-
VIDEO
Protestat, Hita inspektime në terren! Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit
Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.
-
VIDEO
Rama i vendosi për dialog, protestuesit e PD djegin shiltet rreth sofrës para kryeministrisë
Protestuesit e Partisë Demokratike janë pozicionuar para kryeministrisë ku ‘shënjestra’ e tyre më e parë ishin shiltet e vendosura rreth sofrës së dialogut të thirrur nga Rama.
-
VIDEO
Në mungesë të studentëve, i moshuari i PD ‘kopjon’ protestën e të rinjve me një kërcim mes flakëve
Një protestues i PD duket të jetë frymëzuar nga protestat e të rinjve para kryeministrisë. Ndërsa në rrugë digjeshin shiltet që Rama kishte vendosur për sofrën e dialogut, i moshuari ka nisur të kërcejë rreth zjarrit.
Vihet re se deri më tani, studentët apo protestuesit flamingo nuk i janë bashkuar PD para kryeministrisë.
-
VIDEO
Protestat/ ‘Blindohet Rruga e Arbrit, kontrolle të shumta policore
Uniformat blu kanë bërë ndalimin e disa automjeteve bazuar në dyshime që mund të ketë persona problematikë në to që mund të bëhen pjesë e protestës në Tiranë.
-
VIDEO
Korçë/ Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës dhe pamjeve filmike
Ngjarja është denoncuar nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi vuri re se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë.
-
VIDEO
Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, ‘të gjithë’ detyrim paraqitje! Pjesa dërrmuese e arrestimeve të ligjshme, por u liruan nga prokuroria
Kujtojmë se nga datat 13 deri më 20 tetor në Tiranë u sulmuan disa dhjetëra institucione, duke filluar nga ato kryesoret si Kryeministria, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, ministri, gjykata, Banka e Shqipërisë, komisariate policie e të tjera. Janë plagosur mbi 191 policë, ndërkohë që nga aktet vandale ndaj pronës private deri më tani llogaritet një dëm 2.15 milionë euro, por vijon verifikimi dhe deklarimi.
-
VIDEO
'Kushdo ka të drejtë të protestojë, por jo të dhunojë', zv/ministrja e brendshme për protestat: Të miturit të mos bien pre e personave me precedentë penalë!
Ajo bëri të ditur se 7 efektivë janë pezulluar, 4 të tjerë po hetohen nga AMP-ja dhe janë regjistruar 55 ankesa nga qytetarët.
-
VIDEO
Sherr mes 3 gjimnazistëve në Has, përfundojnë të lënduar! Përplasja pak metra larg komisariatit të policisë
Tre nxënës të klasës së 11-të të gjimnazit të Krumës janë përfshirë në një konflikt pas përfundimit të mësimit. Shkaqet e sherrit nuk dihen ende.
-
VIDEO
Protestuesit i thanë jo dialogut dhe përmbysën stolat prej guri, Rama nxjerr pamjet para Kryeministrisë: Studentë jo, pedagogë jo! Ç’janë këta që duan vetëm rrëmujë?
Edi Rama ka publikuar pamje kur një grusht njerëzish, një pjesë e të cilëve me maska, përpiqen të krijojnë probleme në bulevard, pasi refuzuan sërish sot ftesën e kryeministrit për dialog.
-
VIDEO
Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet identifikojnë 127 bizneset e dëmtuara! Bashkia Tiranë pezullon detyrimet deri në rihapjen e aktivitetit
Bilanci i dëmeve materiale në bizneset e prekura nga protestat e ditëve të fundit në Tiranë arrin në vlerën e 2.15 milionë eurove. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 127 subjekte tregtare që kanë pësuar dëmtime.