-
VIDEO
Malësi e Madhe/ Zbulohen tre ambiente ku kultivohej kanabis me llamba! Mbi 1100 rrënjë të sekuestrura! Arrestohen dy kushërinjtë dhe shpallet në kërkim 33-vjeçari! Ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së
Policia e Shkodrës ka goditur tre ambiente ku kultivohej kanabis me llamba. Policia bën me dije se në pranga për kultivimin e këtij kanabisit kanë rënë dy kushërinjtë, Lazer Pepaj dhe Sander Pepaj.
-
VIDEO
Gramoz Ruçi e deputetët e PS homazhe për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi homazhe në nderim të figurës së Fatos Nanos. Krah tij, u shfaq edhe grupi parlamentar i PS, por edhe ish-deputetë të tjerë socialistë që iu bashkuan homazheve për liderin historik të PS.
-
VIDEO
Ish-truproja tregon pengun e Fatos Nanos: Ndaj tij u hakmor politika! Ndoqi parimet për një Shqipëri demokratike
Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, kujtoi me respekt figurën e ish-kryeministrit, duke theksuar drejtësinë, durimin dhe vizionin e tij për Shqipërinë.
-
VIDEO
Lamtumirë Fatos Nano! Arben Malaj nderon liderin historik të PS: Kërkoi të vendoste paqen sociale në vend! Model i veçantë inspirimi
Ish-ministri i Ekonomisë së PS-së, Arben Malaj dhe një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nanos, ka marrë pjesë në cermoninë mortore që e zhvilluar në nder të liderit historik të së majtës. Malaj u shpreh se Fatos Nano ka lënë pas një trashëgimi të madhe politike, e cila do të shërbejë si pikë referimi.
-
VIDEO
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Martin Leka për Report Tv: Pasi dha dorëheqjen, Rama tha se do e bënte president! Nga burgu më dërgoi letër t’i bëja një intervistë
Në pamundësi për të dhënë intervista në burg, Nano kishte shkruar në një letër disa pika referencë. Kjo letër mbërrin me porosi të Nanos në duart e Martin Lekës, ku i kërkohej që në bazë të asaj që ishte shkruar, të hartonte një intervistë sikur e kishte bërë vetë ai.
-
VIDEO
Vrau kushëririn para shtëpisë së tij, pamje nga arrestimi i 32-vjeçarit në malësinë e Gjormit! Zbardhet dëshmia: Nuk jam gati të tregoj arsyen
Pas 5 orësh në arrati, policia ka arrestuar 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi për vdkeje me 5 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 të mbrëmjes në rrugën përpara shtëpisë së autorit.
-
VIDEO
36- vjeçari u vra me armë zjarri në fshatin Gjorm, Report Tv siguron pamjet kur viktima mbërrin në spital
Vlorë-Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person ka ndërruar jetë. Mësohet se ai është rreth 35- vjeç dhe se ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar.
Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.
-
VIDEO
Tiranë/ Vrau me thikë kolegun në piceri, gjykata lë në burg 41-vjeçarin! Autori me probleme të shëndetit mendor, avokati kërkon shtrim në psikiatri
Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor.
-
VIDEO
Lushnjë/ Kamionit me ngarkesë i çahet goma në ecje, përfundon jashtë rruge! Shoferi dërgohet me urgjencë në spital
Automjetit i është çarë goma e parë në ecje dhe është përmbysur në krahun tjetër të rrugës. Automjeti pasi ka dalë nga kthesa ka përfunduar në kanalin anësor në kahun tjetër të lëvizjes.
-
VIDEO
Krijuan një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për t’iu vjedhur qytetarëve të dhënat personale e bankare, arrestohen dy të huajt në Tiranë
Gjatë kontrolleve të ushtruar nga policia në ambientin ku qëndronin dy të huajt, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
-
VIDEO
Devoll/ Morën peng e dhunuan 32 vjeçarin, arrestohet vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati dhe dy të tjerët! Shkak dyshohet prishja e pazareve për kontrabandë
Vëllai i deputetit demokrat, së bashku me Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie. Ata u shoqëruan një natë më parë në polici për këtë ngjarje, të ndodhur më 27 tetor, por kallëzimi u bë me datë 30 tetor.
-
VIDEO
Rinas/ Rama: Vijojmë punën për të liruar rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vijon puna për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara.