-
VIDEO
Përfundon seanca plenare, policia heq perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit! Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës kryesore
Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre drejt rrugës kryesore pranë godinës së Kuvendit. Perimetri i sigurisë është hequr nga ana e efektivëve pas përfundimit të seancës plenare ndërkohë që pritet të shihet drejtimi që do të marrin protestuesit pas shpërndarjes së deputetëve.
-
VIDEO
Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, policia e mohon: Nuk i kemi dërguar ne!
Policia e Shtetit ka mohuar se u ka dërguar mesazhe intimiduese mësuesve dhe pedagogëve që kanë marrë pjesë në protesta. Drejtuesi Albert Nushi tha në një deklaratë për mediat se mesazhet janë dërguar nga persona ende të paidentifikuar.
-
VIDEO
Gjithë qyteti i Vlorës pa ujë, defekt në tubin e ujësjellësit! Po punohet për riparimin e defektit
Një avari e rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka lënë pa ujë te pijshëm qytetin e Vlorës.
-
VIDEO
Protestuesit grumbullohen pranë Kuvendit, thirrje kundër qeverisë!
Një grup i madh protestuesish janë mbledhur në rrugën “George W. Bush”, pranë Kuvendit. Herë pas here dëgjohen thirrjet “Poshtë diktatura”, ndërsa atmosfera për momentin mbetet e qetë.
-
VIDEO
Grupi i pedagogëve që u pengua t'i afrohej Kuvendit nga ana e Xhamisë së Namazgjasë ka vendosur të ndjekë rrugën e gjatë përmes bulevardit, tek Bashkia e Tiranës që t'u bashkohet protestuesve kryesorë.të mbledhur para godinës së Kuvendit, Ndwrkohw pwrveç kordonit pranë Xhamisë, policia ka krijuar një kordon tjetër mes ish selisë së PD dhe qendrës tregëtare tek rruga që të çon tek Kalaja e Tiranës.
Grupi i pedagogëve që u pengua t'i afrohej Kuvendit nga ana e Xhamisë së Namazgjasë ka vendosur të ndjekë rrugën e gjatë përmes bulevardit, tek Bashkia e Tiranës që t'u bashkohet protestuesve kryesorë.të mbledhur para godinës së Kuvendit, Ndwrkohw pwrveç kordonit pranë Xhamisë, policia ka krijuar një kordon tjetër mes ish selisë së PD dhe qendrës tregëtare tek rruga që të çon tek Kalaja e Tiranës.
-
VIDEO
Protestuesit i përgjigjen me pankartë ftesës së Ramës për dialog: Ai bën vetëm monolog
Përmes një pankarte, protestuesit thonë se pavarësisht ftesës për dialog, kryeministri Rama pranon vetëm monolog.
-
VIDEO
Protestuesit kërkojnë të shkojnë te Kuvendi, policia vendos kordon në rrugën pranë Xhamisë së Namazgjasë
Policia ka krijuar nje kordon ne rrugen qe te çon drejt Kuvendit pranë Xhamisë së Namazgjasë nderkohe qe disa protestues, mes tyre edhe pedagogët që u mblodhën tek Politekniku kërkojnë të kalojnë që siç thonë ata të shkojnë në mbështetje të studentëve që janë mbledhur tek Kuvendi .
-
VIDEO
Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama
Kryeministri Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili nis me seancë plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”
-
VIDEO
Degradon debati i protestueses me policin, e godet me shuplakë në fytyrë
Një protestuese me shami dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, është përplasur me një prej policëve përballë Xhamisë së Namazgjasë. Ajo e shtyn disa herë dhe më pas e godet me shuplakë.
-
VIDEO
Protesta tek Politekniku, përfaqësuesja e grupit të pedagogëve: Rama të largohet, qytetarët të vendosin me votë
Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare që të përgatisë zgjedhje të lira kërkon një grup pedagogësh që po protestojnë këtë të enjte në Tiranë. Një përfaqësuese e tyre deklaroi se grupi mbështet kërkesat e studentëve dhe kuzoi qeverinë për kostot e arsimit dhe gjendjen e shëndetësisë, ndërsa kërkoi një zgjidhje politike dhe institucionale për situatën në vend.
-
VIDEO
Protestë para Politeknikut të Tiranës, një grup pedagogësh mblidhen me pankarta në mbështetje të studentëve: Rama të largohet! Pritet marshim drejt Kryeministrisë
Një ditë më parë pedagogët bojkotimin e mësimdhënies në universitetet publike, deri në një njoftim të dytë.
-
VIDEO
Opozita mban të bllokuar foltoren, Berisha duartroket nga vendi i tij pas udhëzimeve të dhëna
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është filmuar duke duke duartrokitur depuetët e tij për bllokimin e foltores.