-
VIDEO
Tiranë/ Kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë
Dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit, janë ndihmuar nga blutë e kryeqytetit.
Pas 12 orësh kërkime, efektivët bën të mundur lokalizimin e turistëve.
Fatmirësisht të dy ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 169 gjoba për drejtuesit e automjeteve dhe monopatinave
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 48 orëve, ku vetëm gjatë kësaj periudhe kanë vendosur 169 gjoba.
-
VIDEO
I akuzuar për mashtrim dhe i dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë
Policia njofton se ka arrestuar 39-vjeçarin, pasi ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.
-
VIDEO
Nga lokal striptizmi, në vatër prostitucioni! Biznesi ishte hapur para 1 viti, zbardhen rolet e organizatorëve
Lokali në Mbrostar të Fierit ku ushtronin aktivitetin e prostitucionit dy vajza të reja nga Uganda, rezulton të jetë hapur dhe marrë me qira nga Osjon Puka (i arrestuar) para 1 viti.
Ai ka funksionuar si lokal muzike dhe striptizmi, por në të vërtetë ushtrohej edhe aktiviteti i prostitucionit.
Policia kishte marrë informacione se aty punonin si kërcimtare vajza të huaja dhe shqiptare, si dhe ushtronin prostitucion.
Për këtë arsye, hetimet u referuan në Prokurori që prej 23 shkurtit 2025.
Gjatë finalizimit të aksionit, policia arrestoi 5 persona; 3 organizatorë dhe 2 vajza nga Uganda që prostituonin.
Mësohet se njëra nga të arrestuarat si organizatore dhe rekrutuese, Klodjana Haskasa 24 vjeç ka punuar në këtë lokal që në fillim dhe ka qenë në rolin e menaxheres. Sipas të dhënave, ajo kishte punuar më parë në disa lokale striptizmi në Tiranë, ku kishte krijuar njohje me shumë vajza që punonin si kërcimtare dhe i rekrutonte për të punuar aty. Për arsye të njohjeve dhe aftësisë së saj, Osjon Puka e kishte caktuar si menaxhere.
Ky i fundit ka qenë më parë i arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Vajzat nga Uganda, ku njëra prej tyre ishte me leje qëndrimi në Shqipëri, gjatë verës kishin punuar në Durrës si kamariere tek disa restorante, dhe para 2 muajsh kishin filluar në këtë lokal.
Osjon Puka dhe Klodjana Haskasa, për t’i shpëtuar ndjekjes penale, në muajin qershore e kanë kaluar kontratën e qirase në emër të vajzës tjetër Orkida Gajo, gjithashtu e arrestuar, e cila kishte rolin e kamarieres dhe ndërlidhjes së klientëve me vajzat që ju shkonin në tavolinë apo në dhoma private.
Ndërkohë, që vajzat të cilat prostituonin, ndërroheshin vazhdimisht gjatë periudhave të ndryshme
-
VIDEO
Durrës/ U grabiste me dhunë varëset e floririt personave të ndryshëm, arrestohet 42-vjeçari
'Skifteri' në Durrës i cili u grabiste me dhunë varëset e floririt, kryesisht grave ka rënë në prangat e policisë.
-
VIDEO
2 vajza nga Uganda prostituonin në Fier, zbulohet lokali në Mbrostar. Arrestohen edhe 3 tutorët
Një vatër prostitucioni është zbuluar në Mbrostar të Fierit, ku janë arrestuar 5 persona.
Dy vajza nga Uganda ushtronin aktivitetin e prostitucionin në një lokal, ndërsa 3 personat e tjerë janë organizatorët.
Ata janë Osjon Puka 29 vjeç, Klodjana Haskasa 24 vjeçe dhe Orkida Gajo 32 vjeç. Ndërsa prostitutat nga Uganda, gjithashtu të arrestuara, janë Ruth Mutesi 24 vjeçe dhe Shaluëah Nalutaaya 22 vjeçe.
-
VIDEO
Kurbin/ Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës, pranga 23-vjeçarit
Uniformat blu asgjësuan një pjesë të bimëve përmes djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua si provë materiale.
-
VIDEO
Transportonte kokainë me makinë, arrestohet 22-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës! Droga do të shitej në 3 zona të kryeqytetit
Ndërkohë, policia vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
-
VIDEO
Kroçiera me 600 turistë nga Italia mbërrin në Vlorë
Kroçiera nuk ka arritur të ankorohet në Port për shkak të madhësisë së saj, por megjithatë turistët kanë zbritur me anije të vogla.
-
VIDEO
Kthjellime dhe temperatura deri në 31 gradë...parashikimi i motit për sot
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
-
VIDEO
Shkodër/ Nxënësit e shkollës futen nga dera anësore pasi hyrja kryesore është uzurpuar, Beci: Të hënën merr fund kjo paligjshmëri
Në një postim në Facebook, kreu i Bashkisë Shkodër Benet Beci shkruan se nuk do të ndalen, deri në momentin që Shkodra të jetë në normalitet.
-
VIDEO
Durrës/ Përfshihet nga flakët kati i parë i një ndërtese karabina, shkrumbohen tre makina
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.