-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje në tentativë, e pëson dhe ‘shoku’ që e shoqëronte (EMRAT)
I riu Alban Bruçi, banues në Shkodër, u arrestua në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet teksa po udhëtonte me një motor të drejtuar nga 37-vjeçari Arjan Sardi gjithashtu i arrestuar për veprën penale “përkrahje të autorit të krimit”.
-
VIDEO
Shpërthimi me lëndë plasëse në murin e banesës së Xhelal Mziut në Kamëz, e dëmtuar edhe një makinë e parkuar
Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:00. Raportohet për dëme materiale. Nuk dihet nëse autori ka vepruar i vetëm. Për identifikimin po kqyren kamesat e sigurisë në lagje, pasi banesa e Mziut nuk i ka pasur aktive për shkak të një defekti.
-
VIDEO
Fier/ Po lëvizte me biçikletë, ‘Benzi’ përplas qytetarin! I lënduari dërgohet në spital
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Kamëz/ Shpërthim me lëndë plasëse në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu
Sasia e lëndës plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
-
VIDEO
Korçë/ Konsumuan karamele me hashash të gjetura në rrugë, përfundojnë në spital 3 motrat e mitura! 3-vjeçarja në intubim
Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre motrat kanë konsumuar disa karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash në rrugë, të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash). Nga ana e policisë është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Poro të Vlorës, 2 mjete zjarrfikëse në vendngjarje
Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro të Vlorës, në njësinë administrative Novoselë.
Zjarri rrezikon përhapjen në zonat përreth.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
-
VIDEO
Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për djalin Hysen Meta, 30 vite për vajzën Hygerta
Të akuzuarit e tjerë në këtë proces janë edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, si dhe nëna e tyre apo bashkëshortja e viktimës Blerina Meta, për të cilët është kërkuar respektivisht 5 dhe 3 vite burgim.
-
VIDEO
Regjistrimet në universitete/ 400 studentë në Korçë, 250 në Gjirokastër! Mësuesia në krizë, kryesojnë infermieria dhe ekonomia
Për maturantët që ende nuk janë regjistruar në fakultete, është hapur raundi i dytë. Aplikimet zhvillohen në datat 20 deri më 22 shtator.
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv/ Lavazhet duhet të zhvendosen, pronarët s’dinë ku dhe si! Qytetarët: Ikën zhurma, por shtohen kostot
Aksioni i nisur për zhvendosjen e lavazheve nga qendrat e banuara të qyteteve, në periferi, i gjen të painformuar pronarët e tyre. Ata thonë se nuk e dinë sa larg qytetit do duhet t’i spostojnë lavazhet, ndërsa qytetarët ndahen në mendime. Disa e vlerësojnë pasi u largon zhurmat afër shtëpive, ndërsa të tjerë thonë se do harxhojnë më shumë karburant për të larë makinën.
-
VIDEO
Korçë/ Ishte mbyllur brenda banesës dhe kërcënonte me armë efektivët, arrestohet 26-vjeçari
Një 26-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Por teksa blutë shkuan për ta prangosur, i riu me precedent penal dhe person me rrezikshmëri të lartë, kërcënoi me jetë punonjësit e policisë.
I riu Renato Lipe u vu në pranga dhe iu sekuestrua pistoleta me fishekë në fole.
Policia kishte shkuar ta arrestonte në shtëpi për shkak se kishte marrë informacion pasi Lipe posedonte një armë pa leje. Ai kundërshtoi të hapte derën dhe kërcënoi me jetë efektivët.
-
VIDEO
Infrastruktura 2025-2029/ Rama: Do të ndërtohen 700 km rrugë
Kryeministri Edi Rama në një video në rrjetet sociale, ka bërë me dije se në periudhën 2025-2029 do të ndërtohen disa akse në vendin tonë.
-
VIDEO
Rrogozhinë/ Zjarr në afërsi të fshatit Sinaballaj, zjarrfikësit në terren, rrezikohen banesat
Një zjarr ka rënë ditën e sotme midis fshatit Karinë të Bashkisë Peqin dhe fshatit Sinaballaj të Bashkisë Rrogozhinë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri rrezikohen edhe banesat.