-
VIDEO
Zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor vijon aktiv, Ermal Dredha: Dyshohet i qëllimshëm, autori të dalë para drejtësisë
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, u shpreh se zjarri në Pishë-Poro të Vlorës vijon dhe është në një gjatësi 2-3 km.
-
VIDEO
Francë/ Helikopteri mbush kovën për të shuar zjarret, por rrëzohet në liqen
Fatmirësisht, piloti dhe zjarrfikësi që ndodheshin në bord arritën të shpëtonin, notuan deri në breg dhe e mbijetuan pa ndonjë dëmtim të rëndë.
-
VIDEO
Ministri i Transportit të Turqisë me 225 km në orë në timon, gjobitet me 280 dollarë
Ministri turk i Transportit Abdulkadir Uraloglu u gjobit për shpejtësi të lartë pasi postoi një video të tij duke drejtuar 225 kilometra në orë në autostradë. Policia e trafikut e gjobiti atë me 9,267 lira turke (rreth 280 dollarë) për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Zjarri në fshatin Akërni, në ndihmë shkojnë 4 helikopterë
Vijon zjarri në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni në Vlorë.
4 helikopterët kanë shkuar drejt vendit ku ka rënë zjarri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Auron Tare denoncon ndërtimin e një lavazhi në hyrje të Shpellës së Spilesë në Himarë, DRTK e mohon: Objekt ekzistues, nuk cënon monumentin
Shpella e Spilesë është shpellë karstike, me thellësi mbi 30 metra, hyrje rreth 8 metra të gjerë dhe 7 metra të lartë. Mitologjia e lidh me Odisenë e Homerit, ku Uliksi shpëtoi nga Ciklopi Polifem.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr në pyllin me pisha në fshatin Akërni, tymi mbulon zonën
Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Berisha: S’do t’i njohim zgjedhjet, por do jemi në Kuvend! PD-ASHM në 3 grupe parlamentare, u jep deputetë ‘hua’ aleatëve
PD nuk e ka opsion bojkotin në legjislaturën e re që nis në fillim të shtatorit. Tashmë ajo po diskuton që 6 deputetë nga 50 mandatet e fituara t’i shpërndajë te aleatët, për të krijuar në Kuvend 3 grupe parlamentare. Burimet thonë se deputetët që do të huazohen, do të jenë ata që në zgjedhje u regjistruan fiktivisht në listat e koalicionit, si kandidatë të partive të vogla.
-
VIDEO
Shkodër/ Muzikë me zë të lartë dhe përtej orarit të lejuar, gjobitet me 200 mijë lekë për ndotje akustike administratori i lokalit!
Burime zyrtare nga policia vendore bënë sot me dije se për shkak të muzikës së lartë dhe tej normave të lejuara në një lokal në lagjen "Vasil Shanto", gjobitën me 200 mijë lekë të rinj, administratorim i subjektit
-
VIDEO
Pjesë e një grupi që trafikoi 356 kg drogë, 46-vjeçari kapet në malin e Tomorit! I arrestuar më herët në Itali, momenti kur i vendosen prangat (VIDEO)
46-vjeçari u ndalua në malin e Tomorrit ishte në kërkim si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, që drejtohej nga kushëriri i tij. Ai rezulton i arrestuar edhe më herët në Itali.
-
VIDEO
Aksidenti me 2 viktima në Sarandë/ 23-vjeçari i dehur në timon, vihet në pranga! Parakaloi me shpejtësi, punonjës në Ministrinë e Brendshme
Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik ku humbën jetën dy motrat. Ato po udhëtonin drejt Sarandës, ndërsa i riu drejt Gjirokastrës. 24-vjeçari Norra ka parakaluar me shpejtësi, duke kaluar në korsinë ku po udhëtonin dy vajzat dhe mjetet u përplasën 'kokë më kokë'. 24-vjeçarja Zhupa jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Sulme izraelite në një spital në Gaza, 20 të vrarë, 5 prej tyre gazetarë (VIDEO)
20 të vdekur janë konfirmuar, 5 prej tyre punonjës të mediave. Reuters raportoi se kameramani i saj u vra teksa po transmetonte drejtpërdrejt pamjet e sulmit të parë.
-
VIDEO
Ana Dajko shpallet deputete e Nismës Shqipëria Bëhet, Kolegji Zgjedhor mbyll sagën e përplasjes Lapaj-Shabani
Mbyllet e vetmja përplasje që mbante peng certifikimin e 11 majit. Kolegji vendosi sot t’i japë mandatin e vetëm të koalicionit, Ana Dajkos. Lapaj ndryshoi mendje sot, duke hequr dorë nga kërkesa për marrjen e mandatit, dhe duke kërkuar që të lihej në fuqi vendimi i KQZ, që ia la mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.