Berisha: S’do t’i njohim zgjedhjet, por do jemi në Kuvend! PD-ASHM në 3 grupe parlamentare, u jep deputetë ‘hua’ aleatëve

25 Gusht, 16:29 | Përditesimi: 25 Gusht, 16:29

PD nuk e ka opsion bojkotin në legjislaturën e re që nis në fillim të shtatorit. Tashmë ajo po diskuton që 6 deputetë nga 50 mandatet e fituara t’i shpërndajë te aleatët, për të krijuar në Kuvend 3 grupe parlamentare. Burimet thonë se deputetët që do të huazohen, do të jenë ata që në zgjedhje u regjistruan fiktivisht në listat e koalicionit, si kandidatë të partive të vogla.

    I.M/Shqiptarja.com