-
VIDEO
Shpërndante drogë në doza në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë! I dënuar më parë për heqje lirie
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shiste drogëra të forta. Policia thotë se i riu u vu në pranga pas informacioneve që kishte marrë se një person shpërndante kokainë në Kamëz dhe Valias.
-
VIDEO
Aksident në Kukës, makinat përplasen me njëra-tjetrën! Nuk ka të lënduar
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 7:20 në Urën e Re të Kukësit. Tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës janë përplasur me njëra-tjetrën.
-
VIDEO
Zjarr në Berat/ Shkaktohen dëme të mëdha materiale në një banesë, s’ka të lënduar
Një zjarr shpërtheu në një banesë dykatëshe në lagjen 'Uznovë' të Beratit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u lokalizua dhe nuk pati persona të lënduar, pasi banesa ishte bosh në momentin e ngjarjes.
-
VIDEO
Mot i keq në Dibër, era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet segmenti Sofraçan–Shupenzë
Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë zonën e Dibrës pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve
-
VIDEO
Elbasan/ U ‘spiunuan’ në rrjetet sociale, Rrugorja gjobit me 13 mijë lekë dy shoferët ‘rebelë’ për parakalim dhe ndalim në krahun e gabuar
Fillimisht u vendos masa administrative me 10 mijë lekë të rinj, ndaj R. Z., që ka kryer parakalimin e gabuar me automjet, në aksin Elbasan-Peqin dhe 3000 lekë të rinj, ndaj Z. B., që nuk e ka pozicionuar automjetin në krahun e djathtë të karrexhatës, në aksin Elbasan-Librazhd
-
VIDEO
Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ish-të përndjekurit në protestë: Të mos humbasë identiteti
Ndërhyrjet restauruese të nisura në godinat e ish-burgut famëkeq të Spaçit në Mirditë ngritën në protestë ish-të përndjekurit politikë, familjarë të tyre dhe qytetarë. Sipas tyre, projekti që ka nisur të zbatohet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore po shkatërron memorien dhe është përpjekje për të fshirë historinë e ish-Burgut të Spaçit.
-
VIDEO
Shkodër/ Rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë, drejtori i shërbimit veterinar: Nuk ka dalë qumësht dhe mish në treg! Sot do të bëhet eliminimi i tyre
Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Veterinar në Shkodër, Sulejman Kullolli, ka reaguar pas konfirmimit të rastit të parë të murtajës në së bagëtive të imëta në fshatin Postribë, Shkodër.
-
VIDEO
Dy anëtarët e PD në KAS vendosin rinumërim votash për qarkun e Tiranës, do hapen 1282 kuti! U rrëzohet ankimi në 4 qarqe
Dy anëtarët e opozitës në KAS vendosën që të rinumërohen të gjitha votat e qarkut Tiranë. PD shpreson t’i marrë një mandat Shehajt, ndërsa rinumërimi i shërben edhe kandidatëve që u ndanë me pak vota nga njëri-tjetri. Të mërkurën hapen 44 kuti të qarkut të Dibrës vetëm për votat preferenciale.
-
VIDEO
Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit
Ministri thotë se ky investim duhet parë si një mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të Shqipërisë, për ta kthyer vendin në një pikë referimi teknologjie në rajon e më gjerë.
-
VIDEO
Noka ‘i disiplinuar’ në Kuvend pas përplasjes me Spiropalin
Flamur Noka u përplas me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali me akuza për zgjedhjet e 11 majit. Seanca u ndërpre për 5 minuta, pasi Noka nuk lironte foltoren e Kuvendit. Më pas, siç shihni edhe këtë video, edhe pse u përjashtua. Noka shihet në sallë i ‘disiplinuar’, ku dallohet i ulur në vendin e tij.
-
VIDEO
Klos/ Ishte duke pritur një person për t'i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Luan Hasi u kap nga blutë teksa po priste një person për t’i shitur një sasi lënde narkotike kokainë.
-
VIDEO
Masakra e Bradasheshit, Alibej rrëfehet në GJKKO: Më vranë familjen! Bëra vetë hetuesin, i dhashë drejtësisë gjithë informacionet që kisha
Në seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka folur edhe për masakrën e Bradasheshit, ku Erionit iu vra i vëllai, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe një mik turk.