-
VIDEO
Trafiku në zonat turistike, plan masash në Lezhë! Ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë hiqen parkingjet në dy anët e rrugës në qendër të Shëngjinit
Sezoni turistik ka rritur numrin e automjeteve që lëvizin në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, duke krijuar trafik të rënduar dhe shpesh herë kaos në lëvizje.
-
VIDEO
Begaj: Pavarësia e sistemit gjyqësor, jetike! Është themel i demokracisë, sfidë mbetet numri i lartë i çështjeve të mbartura
Presidenti Bajram Begaj, në fjalën që mbajti në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, u ndal te përgjegjësia që kanë gjyqtarët e gjykatave të larta, duke theksuar rolin e tyre si garantë të drejtësisë, duke siguruar respektimin e ligjit dhe ruajtjen e të drejtave e lirive themelore të qytetarëve, si dhe ndërtimin e besimit të publikut te drejtësia.
-
VIDEO
Mbahet në Vlorë Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta, Sadushi: Gjyqësori po përballet me sfida! Begaj: Ruajta e pavarësisë së tij, themel i demokracisë
Po mbahet në Vlorë Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta me përfaqësues nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Marrin pjesë mbi 20 kryetarë e gjyqtarë të lartë, ndërsa të pranishëm janë edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministri i drejtësisë Ulsi Manja.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Drimadhe e Jalë, pezullohen nga detyra 5 punonjësit e IMT në Himarë! Shemben disa objekte
Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra 5 punonjësit i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë.
Gazetari Armand Xhelili raporton se shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.
Lidhur me këtë para disa ditësh pati edhe disa procedime. Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime.
-
VIDEO
Bllokohet plotësisht segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, trafiku i dendur ndalon lëvizjen për orë të tëra
Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç është bllokuar plotësisht për shkak të trafikut të dendur, duke krijuar vonesa prej më shumë se 3 orësh për mjetet që lëvizin nga Shkodra.
-
VIDEO
Rritet fluksi i automjeteve në Rrugën e Kombit gjatë kthimit nga pushimet
Gjatë fundjavës, numri i madh i pushuesve nga Kosova ka shkaktuar trafikun e rënduar në segmentin Milot-Morinë të Rrugës së Kombit. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë rrugore, vonesat dhe bllokimet vazhdojnë për shkak të fluksit të madh të automjeteve.
-
VIDEO
99 operacione, mbi 600 të arrestuar/ Policia raporton përmbledhjen mujore të majit nga zgjedhjet vendore, samiti deri te Giro d’Italia
Sipas përmbledhjes mujore, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka kryer 99 operacione policore me qëllim goditjen e krimit të organizuar. Në muajin maj, Shqipëria priti 'Giro d’Italia', realizoi zgjedhjet vendore, priti Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe Turin e 82-të çiklistik, katër ngjarje të cilat kanë pasur një angazhim intensiv nga Policia e Shtetit.
-
VIDEO
Korçë/ Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, pranga 4 punonjësve të policisë dhe drejtuesit të mjetit! AMP: Nuk ushtruan kontrolle
Pas kontrolleve të djeshme nga AMP, janë arrestuar 4 policë dhe drejtuesi i automjetit ku u gjet 6 kg drogë. Punonjësit e policisë akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll në mjet.
-
VIDEO
Himarë/Kishte mbetur i bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan
Një turist amerikan i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit është ndihmuar nga Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi.
-
VIDEO
Durrës/ Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë shoferit çantën me para, arrestohet 38-vjeçari
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë shoferit çantën me para dhe një telefon.
-
VIDEO
Ndeshja Shqipëri-Serbi, Proda mesazh për Policinë e Shtetit: Mirënjohje për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një makinë! Nuk dihet nëse ka të lënduar
Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës pranë fshatit Marikaj.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por nga pamjet e siguruara nga Report Tv dyshohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, ku njëri prej tyre është shkrumbuar nga flakët